Qershor 15, 2023 09:34 Europe/Tirane
  • Mijëra farmaci në Gjermani futen grevë në shenjë proteste kundër kushteve të rënda ekonomike

Mijëra farmaci në Gjermani u mbyllën në shenjë proteste kundër pagave të ulëta.

Në muajt e fundit, Gjermania është përballur me kriza të shumta ekonomike për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë me pretekstin e kësaj lufte. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sindikata e Farmacistëve njoftoi: Në disa zona të Gjermanisë, punonjësit e farmacive u futën në grevë dhe sipas një sondazhi, 85% e farmacive janë mbyllur në shenjë proteste kundër politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Farmacistët gjermanë protestuan për problemet e furnizimit me barna pas pandemisë korona, mungesën e stafit dhe pagat e ulëta. Numri i farmacive në Gjermani është vazhdimisht në rënie dhe sipas statistikave, në fund të muajit mars ka arritur në më pak se 18 mijë barnatore, që është numri më i ulët në 40 vitet e fundit. Numri i të punësuarve nëpër barnatore ka shënuar rënie edhe vitin e kaluar dhe ka arritur në rreth 160 mijë persona. Kreu i Shoqatës së Farmacistëve në shtetin e Brandenburgut deklaroi: Pavarësisht rritjes së kostove dhe inflacionit, farmacistët në 10 vitet e fundit nuk kanë marrë asnjë masë për rregullimin e  çmimeve. Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së mjeteve dhe rritjes së pjesëmarrjes në sigurimet shëndetësore, për këtë çështje nuk është e mundur të ndahen mjete shtesë.

Tags