Qershor 16, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Vijojnë kërkimet për qindra të zhdukur në tragjedinë e anijes në Greqi

Autoritetet greke thonë se 104 njerëz janë shpëtuar por në anijen e tragjedisë mund të ketë pasur deri në 750 emigrantë në bord.

Megjithë shpresat e pakta për të mbijetuar, grupet greke të shpëtimit vijojnë kërkimet për njerëz nga peshkarexha tragjike që u fundos të mërkurën duke vrarë të paktën 78 njerëz, teksa frikat janë se viktimat mund t’i kalojnë 500. “Kjo mund të jetë tragjedia më e rëndë detare e Greqisë vitet e fundit,” tha Stella Nanou e agjencisë së refugjatëve të OKB, për televizionin shtetëror ERT. Një tjetër zyrtare e UNHCR, Erasmia Roumana, e përshkruante tragjedinë si “të tmerrshme”. Roumana shtonte se të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psikologjike dhe të tmerruar nga njerëzit e humbur që udhëtonin me ta.104 të mbijetuarit ishin të gjithë burra të moshave nga 16 deri në 40 vjeç, thanë autoritetet. “Ata janë nga Afganistani, Pakistani, Siria e Egjipti,” tha Giorgos Farvas, drejtues i portit të Kalamata.

 

Tags