Korrik 04, 2023 21:56 Europe/Tirane
  • Më shumë se 50% e mjekëve në spitalet franceze futen në grevë

Pas thirrjes së sindikatës së mjekëve francezë, më shumë se 50% e mjekëve në spitalet e vendit hynë në grevë.

Sindikatat e mjekëve francezë njoftuan se më shumë se 50% e mjekëve francezë dolën në grevë në përgjigje të thirrjes së kësaj sindikate dhe i kërkuan presidentit Emmanuel Macron të takohej me ta për të diskutuar mbi rritjen e pagave dhe tarifave  të mjekëve. “Jean-Francois Sebian”, një mjek i urgjencës dhe kreu i një prej shoqatave të mjekëve francezë që bëri këtë thirrje, tha se në këtë thirrje morën pjesë nga 50 deri në 100 për qind e mjekëve. Kjo grevë u zhvillua pas pesë netëve rresht protestash dhe trazirash në qytetet franceze ndërsa presidenti francez pretendoi se trazirat në këtë vend janë qetësuar. Që nga fillimi i protestave në Francë, në këtë vend janë arrestuar mbi 3000 persona dhe sipas Gérald Darmanin, ministrit të brendshëm francez , shumica e të arrestuarve gjatë protestave 6-ditore kanë qenë fëmijë dhe mosha mesatare e tyre nuk i kalon 17 vjeç.

Tags