Rusia thekson zgjerimin e marrëdhënieve me vendet afrikane; Hapi i parë është eksporti i grurit
(last modified Sat, 29 Jul 2023 07:35:16 GMT )
Korrik 29, 2023 09:35 Europe/Tirane
  • Rusia thekson zgjerimin e marrëdhënieve me vendet afrikane; Hapi i parë është eksporti i grurit

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ndërsa theksoi zgjerimin e marrëdhënieve me vendet afrikane, tha: në muajt e ardhshëm Rusia do të dërgojë drithëra falas në 6 vende afrikane.

Në takimin e përgjithshëm të samitit të dytë mes këtij vendi dhe Afrikës në Shën Petersburg të Rusisë, Putin njoftoi se në tre deri në katër muajt e ardhshëm, ky vend do të dërgojë 25.000 deri në 50.000 ton drithëra në vendet si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea të cilëve do të ofrojnë gjithashtu eksperiencat e Rusisë në fushat e bujqësisë, energjisë, shkencës dhe arsimit. Ky është takimi i dytë zyrtar i Rusisë me vendet afrikane.  Samiti i parë në këtë kuadër u mbajt në vitin 2019 me mikpritjen e qytetit Soçi në Rusi, një ngjarje që u konsiderua nga disa analistë si një pikë kthese për kthimin e rusëve në Afrikë. Takimi aktual midis Rusisë dhe krerëve të vendeve afrikane u mbajt ndërsa vendet perëndimore u përpoqën të pengonin zyrtarët afrikanë të merrnin pjesë në këtë takim, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, Moska njoftoi se 49 vende nga gjithsej 54 vende afrikane morën pjesë në samitin e  Shën Petersburgut. Numri i krerëve të qeverive apo kryetarëve të qeverive të vendeve të pranishëm në këtë takim ishte 17. Furnizimi me drithërat e nevojshëm për vendet afrikane, mënyrat e zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik e politik, si dhe sigurimi ishin ndër temat e rëndësishme të këtij takimi. Me vazhdimin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, çështja e furnizimit me drithëra dhe plehra kimike është kthyer në një nga shqetësimet e vendeve afrikane. Ndërkohë vendet perëndimore janë përpjekur të fajësojnë Rusinë për rritjen e varfërisë dhe krizën e sigurisë ushqimore në Afrikë. Mirëpo autoritetet ruse në formën e marrëveshjes së drithit u përpoqën të furnizonin këto vende me drithërat e nevojshme, por keqbesimi i vendeve perëndimore bëri që jo vetëm drithi i nevojshëm për vendet afrikane të mos arrinte tek ata, por Rusia gjithashtu të anulojë zyrtarisht marrëveshjen për furnizimin me grurë. Autoritetet e Moskës kanë theksuar vazhdimisht se vendet evropiane kanë abuzuar me këtë marrëveshje dhe se këto drithëra kanë arritur në duart e vendeve të pasura. Në këtë kontekst, Presidenti i Rusisë tha: Asnjë nga klauzolat e marrëveshjes së drithit në lidhje me eksportin e plehrave kimike dhe drithërave ruse në tregjet botërore nuk është përmbushur dhe rishitja e drithërave të eksportuara të Ukrainës ka fuqizuar Amerikën dhe Evropën. Tani Moska zyrtarisht ka premtuar se do të furnizojë drithin e nevojshëm për disa vende afrikane drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetës. Putin tha: Nga njëra anë, vendet perëndimore pengojnë furnizimin tonë me drithëra dhe plehra kimike dhe nga ana tjetër, ata na fajësojnë në mënyrë hipokrite për krizën aktuale në tregun global të ushqimit. Çështja e sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit ishte një tjetër fokus i takimit mes Rusisë dhe Afrikës. Rusia gjithashtu ka premtuar të rrisë bashkëpunimin dhe shkëmbimet e biznesit me vendet afrikane dhe në transaksione të përdorë monedha të tjera në vend të dollarëve. Ky takim u mbajt në kohën kur vendet perëndimore për një kohë të gjatë janë përpjekur ta izolojnë Rusinë në skenën ndërkombëtare. Në veçanti, ata shtuan presionin ndaj disa vendeve afrikane për të mbështetur politikat evropiane në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë dhe donin të ndërpresin marrëdhëniet e këtyre vendeve me Rusinë.   

Tags