Shtator 11, 2023 10:51 Europe/Tirane
  • Ish komandanti i Centcom, vendos aftësinë raketore të Iranit në një pozicion më të lartë se fqinjët e tij

"Frank McKenzie", gjenerali në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë (CENTCOM), vuri në dukje fuqinë raketore të Iranit dhe tha: aftësia raketore e Teheranit është vendosur në një pozitë më të lartë se fqinjët e saj.

Sipas IRNA, në një intervistë për median amerikane CBS Neës, gjenerali në pension i ushtrisë amerikane shtoi: Irani, në përputhje me politikën e tij për t'u bërë fuqia absolute e rajonit, ende po kërkon të dëbojë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore nga rajoni. Duke shprehur këtë, ai tha: Ky është qëllimi kryesor i Iranit, por përveç këtij qëllimi kryesor, ata kanë marrë shumë masa për uljen e sanksioneve dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Duke pranuar aftësitë raketore të Iranit, ish-komandanti i Centcom tha: Irani gjatë 10 viteve të fundit ka rritur ndjeshëm aftësitë dhe kapacitetin e raketave balistike. Ai shtoi: Irani aktualisht ka mijëra raketa cruise tokë-tokë, raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe dronë dhe kjo çështje e ka vendosur Teheranin në një pozitë më të lartë se fqinjët e tij. Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane theksoi: “Ne aktualisht po neglizhojmë aftësitë e rëndësishme të Iranit, sepse e kemi përqendruar vëmendjen tonë vetëm në çështjen bërthamore, e cila nga ana tjetër është një çështje e rëndësishme, por çështja që na kërcënon në këtë moment është fuqia raketore e këtij vendi. Sipas IRNA, historia e fuqisë raketore të Iranit është një histori mahnitëse që i atribuohet gjakut të mijëra martirëve. Në fillim të luftës së imponuar, Irani praktikisht nuk kishte as fuqi raketore dhe as njohuri të mjaftueshme për të ndërtuar qoftë edhe një lloj rakete, por tani puna me raketa ka vazhduar deri në atë pikë saqë Republika Islamike e Iranit ka arsenalin më të madh raketor dhe më të avancuar në Azinë Perëndimore. Aktualisht, fuqia raketore e Iranit ka arritur në një pikë ku armiku as që e mendon të sulmojë Iranin nga frika e përgjigjes së Teheranit dhe për këtë arsye ekspertët amerikanë i kanë kërkuar administratës Joe Biden që në vend të sanksioneve ekonomike, Uashingtoni të dalë me strategji të reja kundrejt Iranit, sepse Republika Islamike ka arritur një fuqi shumë të lartë dhe ajo është në një pikë pa kthim në fushën e mbrojtjes, ushtarake dhe bërthamore dhe Perëndimi duhet ta pranojë këtë. Frika e Amerikës nga fuqia parandaluese raketore e Republikës Islamike të Iranit është në atë masë saqë Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, më parë pranoi se Uashingtoni, së bashku me aleatët e tij, veçanërisht tre vende evropiane, vazhdon të kundërshtojë fuqinë raketore të Iranit.

Tags