Tetor 25, 2023 09:32 Europe/Tirane
  • Guterres: Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha: Situata në Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore) po përkeqësohet dhe lufta në Gaza mund të përhapet në rajon.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, “Antonio Guterres”, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën deklaroi: “Fatmirësisht, disa ndihma humanitare më në fund kanë mbërritur në Gaza, por ato janë vetëm një pikë në oqeanin e nevojave”.  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi se të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh evakuimin e më shumë se një milion njerëzve në jug ( të Gazës) dhe të vazhdosh bombardimin e jugut. Antonio Guterres shtoi: "Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar që po shohim në Gaza". Guterres vazhdoi fjalët e tij dhe vuri në dukje se situata në Lindjen e Mesme (Azia Perëndimore) po përkeqësohet dhe lufta në Gaza mund të përhapet në rajon. Vrasja e civilëve nuk është e justifikuar.  Për të kompensuar dështimin e tij të tmerrshëm, regjimi sionist ka përdorur vrasjen e civilëve dhe popullit të shtypur të Palestinës dhe me qëllim shkatërrimin e banesave, godinave mjekësore, xhamive dhe vendeve të grumbullimit të refugjatëve palestinezë në Gaza, ka martirizuar më shumë se 5 mijë palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

Tags