Tetor 29, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Shefi i OKB-së rinovon thirrjet për armëpushim për t'i dhënë fund 'tmerrit' në Gaza

Shefi i OKB-së ka paralajmëruar se situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet me shpejtësi për shkak të bombardimeve të pandërprera izraelite dhe përsëriti thirrjen për një armëpushim për t'i dhënë fund tmerrit të gjakderdhjes në Gaza.

“Situata në Gaza sa vjen e bëhet më e dëshpëruar. Më vjen keq që në vend të një pauze humanitare të nevojshme kritike, të kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar më shumë operacionet e tij ushtarake”, tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Më shumë se dy milionë njerëzve, pa asnjë vend të sigurt për të shkuar, po u mohohen gjërat thelbësore për jetën – ushqimi, uji, strehimi dhe kujdesi mjekësor – ndërkohë që i nënshtrohen bombardimeve të pamëshirshme. Unë u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi të tërhiqen nga pragu i humnerës”, tha shefi i OKB-së.

“Numri i civilëve që janë vrarë dhe plagosur është i papranueshëm. Bota po përballon një katastrofë humanitare që po ndodh para syve tanë”, shtoi Guterres.

 

Tags