Përfaqësuesi i Iranit paralajmëron në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga regjimi pushtues izraelit
(last modified Tue, 31 Oct 2023 16:41:19 GMT )
Tetor 31, 2023 17:41 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit paralajmëron në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga regjimi pushtues izraelit

Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike paralajmëroi për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga regjimi pushtues izraelit kundër qytetarëve palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Hadi Farxhund, përfaqësuesi i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, ka shkruar në një letër drejtuar Fernando Arias, drejtorit të përgjithshëm të kësaj organizate dhe Lucian Fatou, kreut të këshilli ekzekutiv të kësaj organizate, duke thënë se regjimi pushtues izraelit, i cili nuk është anëtar i traktateve të armëve të shkatërrimit në masë, duke përfshirë konventën e armëve kimike (CWC), mund të përdorë armë kimike kundër Rripit të Gazës.

Në letrën e përfaqësuesit të përhershëm të Republikës Islamike të Iranit drejtuar Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në veçanti drejtorit të përgjithshëm dhe kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate, thuhet se "regjimi pushtues izraelit, i cili nuk është anëtar i traktateve WMD, duke përfshirë Konventën e Armëve Kimike (CWC), mund të përdorë armë kimike kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, duke thyer rekordin e krimeve të tij të tmerrshme në vrasjen e palestinezëve të pafajshëm. Kjo është një çështje alarmante".

Farxhund në vazhdim tha: "Është e nevojshme për Këshillin Ekzekutiv dhe sekretariatin teknik të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), si një organizatë ndërkombëtare, detyra kryesore e veçantë e së cilës është të parandalojë përdorimin e armëve kimike nga kushdo, në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethanë, të monitorojë nga afër situatën aktuale në Palestinë, veçanërisht çdo kërcënim të përdorimit të kimikateve toksike, dhe të përgatitet e të marrë masat e nevojshme nëse është e nevojshme në përputhje me Konventën".

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike theksoi: "Përdorimi i substancave kimike nuk është vetëm shkelje e konventës, por edhe një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale. Prandaj, kërkohet nga të gjitha shtetet anëtare dhe sekretariati teknik që të ndihmojnë dhe mbrojnë Palestinën, si shtet anëtar i përgjegjshëm dhe i përkushtuar i konventës, kundër armëve kimike".

Tags