Nëntor 07, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Pentagoni pranon: 45 ushtarë amerikanë u plagosën në Irak dhe Siri

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka pranuar se 45 ushtarë të këtij vendi janë lënduar si pasojë e sulmeve të grupeve të rezistencës në bazat e “Al-Tanf” në Siri dhe “Ain al-Asad” në Irak.

Kanali “NBC News” të hënën në mbrëmje, duke cituar burime të informuara, raportoi se numri i ushtarëve amerikanë që u plagosën në sulmet e fundit në bazat e vendit në Azinë Perëndimore është rritur në 45 ushtarë. Sipas këtyre burimeve, nga numri i përmendur, 24 ushtarë amerikanë kanë pësuar dëmtime në tru gjatë sulmeve në bazat e tyre në Irak dhe Siri dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve. Të martën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara konfirmoi se 45 ushtarë të këtij vendi janë lënduar si pasojë e sulmeve të grupeve të rezistencës në bazat e "Al-Tanf" në Siri dhe "Ain al-Asad" në Irak. Në të njëjtën kohë, rezistenca islamike e Irakut njoftoi se për herë të parë përdori raketën me rreze të mesme veprimi “Aqsa 1” për të shënjestruar bazat amerikane. Rezistenca Islamike e Irakut gjithashtu njoftoi se përdorimi i kësaj rakete është bërë në përgjigje të krimeve të regjimit pushtues në sulmin ndaj Gazës nën udhëheqjen dhe drejtimin e amerikanëve. Pas intensifikimit të luftës në territoret e pushtuara palestineze, ditët e fundit janë sulmuar bazat amerikane në zona të ndryshme të Irakut dhe Sirisë dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë lënduar dhjetëra ushtarë amerikanë.

Tags