Nëntor 24, 2023 20:04 Europe/Tirane
  • Fitorja e ekstremistëve të djathtë në zgjedhjet holandeze: një alarm për Evropën

Populisti i ekstremit të djathtë, Geert Wilders i njohur për qëndrimet e ti raciste dhe islamofobe shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të Holandës.

Rezultati i votimeve nënkupton se Wilders, një anti-islamik i bindur, do të drejtojë tani bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës, e ndoshta dhe të kthehet në kryeministrin e parë të djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit.

Objektivi i 60-vjeçarit është të sigurojë 76 nga 150 vendet e parlamentit holandez, por kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë pasi partitë kryesore në vend ngurrojnë t`i bashkojnë forcat me të.

Partia e tij e Lirisë ka siguruar 37 vende në parlamente, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit ndërsa ka lënë shumë prapa rivalin e vet më të ngushtë, një aleancë të krahut të majtë. Wilders shfrytëzoi zhgënjimin e përhapur ndaj emigracionit dhe premtoi “kufij të mbyllur”, ndërsa u frenua ndërkohë nga zotimi i vet të ndaluar Kuranin.

Politikani veteran është uruar tashmë nga kundërshtarët për fitoren, e cila pritet të shkaktojë jo pak tronditje në Europë.

Wilders është në një pozicion të favorshëm për bisedimet e ardhshme të koalicionit, sepse i drejton ai përpjekjet e ndërtimit të koalicionit qeverisës. Megjithatë, euroskeptikut i është bërë tashmë e qartë nga kryetarët e partive të tjera se nuk do të ketë “një Nexit”, siç dëshiron ai, dhe se anëtarësimi i Holandës në Bashkimin Europian është ‘i panegociueshëm’.

Grupet minoritare kanë shprehur shqetësim mbi rezultatin e zgjedhjeve të së mërkurës.

Por pas fitores në zgjedhje, Willers ka zbutur retorikën anti-islamike.

“Nëse do bëhem kryeministër, do jem i tillë për të gjithë popullin holandez, pavarësisht cilët janë, pavarësisht gjinisë, fesë dhe prejardhjes së tyre”, tha Wilders.

Ai dhe partia e tij, thonë se Holanda duhet të dalë nga Bashkimi Europian dhe që të përdoret monedha vendase guilder në vend të euros dhe që të ndërpritet mbështetja ndaj Ukrainës. Por ai e ka kuptuar se në këtë kurs ai është i vetëm.

 

Tags