Dhjetor 15, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • Nata e parë e ceremonisë së zisë për martirizimin e Hazretit Fatime Zahra (sa), u ndoq nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

Nata e parë e ceremonisë së zisë së Hazretit Fatime Zahra, paqja qoftë mbi të, u mbajt në husenienë e Imam Khomeinit (r.a.) me praninë e liderit suprem të Revolucionit Islamik.

E diela, 17 dhjetor 2023, dita e tretë e Xhumadi el-Thani 1445 hixhri, është përvjetori i martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (sa), vajzës së dashur të Profetit të shenjtë Muhamed (savs) dhe bashkëshortes së prijësit të besimtarëve, Ali Bin Ebi Talib (as), Imami i parë i shiitëve të botës. Sipas khamenei.ir, nata e parë e ceremonisë së zisë për martirizimin e Hazretit Fatime Zahra (sa) u mbajt në husenienë e Imam Khomeinit (ra) në prani të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe një grupi besimtarësh.

Tags