Prill 08, 2024 09:13 Europe/Tirane
  • Universiteti gjerman i Këlnit anulon ftesën e filozofes amerikane për shkak të kritikave të saj ndaj Izraelit

Vizita e Nancy Fraser, një filozofe dhe teoriciene majtiste feministe, e cila ishte ftuar të ulej në postin e profesorit Albertus Magnus në Universitetin e Këlnit, u anulua nga rektori i universitetit për shkak të mbështetjes së saj për Palestinën.

Krimet e sionistëve në Gaza kanë ngritur zërin e protestës së figurave të njohura në të gjitha anët e botës, përfshirë filozofen dhe teoricienen e famshme Nancy Fraser. Nancy Fraser është një nga filozofet më të njohura të teorisë marksiste dhe kritike, e cila e lidh atë me feminizmin. Pas 7 tetorit të kaluar, liria e fjalës në Gjermani është ulur rëndë edhe në qendrat shkencore të këtij vendi, ndonëse më parë kritikat ndaj regjimit izraelit dhe përpjekjet për bojkotimin e këtij regjimi kriminal në Gjermani dhe akademitë e saj nuk toleroheshin aspak.

Tags