Prill 15, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëron për pasojat e çdo aventure ushtarake nga Izraeli

Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara, duke deklaruar se Teherani nuk kërkon të përshkallëzojë konfliktin në rajon, paralajmëroi edhe një herë për pasojat e çdo aventure të mëtejshme ushtarake nga Izraeli.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar kundër çdo aventure të mëtejshme ushtarake nga regjimi izraelit, theksoi vendosmërinë e palëkundur të Iranit për të mbrojtur popullin, sigurinë dhe interesat kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial. Ai theksoi se çdo kërcënim apo akt agresioni do të marrë përgjigje definitive në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara sqaroi se Republika Islamike e Iranit nuk synon të futet në konflikt me Shtetet e Bashkuara në rajon, por nëse ky vend kryen operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve të tij, apo interesave të Republikës Islamike, atëherë Irani rezervon të drejtën e tij të qenësishme për t'u përgjigjur në përputhje me rrethanat. Të hënën, më 1 prill 2024, regjimi sionist në një sulm terrorist sulmoi seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask, i cili çoi në martirizimin e shtatë prej këshilltarëve të lartë ushtarakë të Iranit. Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura iraniane, veprimin e Tel Avivit e quajti një sulm në territorin e Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se regjimi sionist do të "ndëshkohet". Lidhur me këtë, paraditen e djeshme (të dielën, 14 prill), Trupat e Gardës Revolucionare Islamike ndërmorën një operacion ndëshkues kundër këtij regjimi agresor duke lëshuar me qindra dronë dhe raketa në drejtim të territoreve të pushtuara.

Tags