Prill 16, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Grossi:  Nuk ka asnjë provë për ndërtimin e armëve bërthamore në Iran

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike theksoi se nuk ka prova për ndërtimin e armëve bërthamore në Iran dhe shtoi se tensionet e fundit nuk kanë penguar aktivitetet monitoruese të kësaj organizate në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Sipas IRNA, Raphael Grossi, i cili udhëtoi për në Nju Jork, gazetarëve u tha:  Inspektorët tanë në Iran u njoftuan dje nga qeveria e këtij vendi se të gjitha qendrat bërthamore që ne inspektojmë çdo ditë janë të mbyllura për arsye sigurie. Këto qendra u hapën sot për të vazhduar inspektimet, por kam vendosur që inspektorët tanë të mos kthehen derisa të qetësohet situata; Kështu që ne do të rifillojmë punën tonë nesër. Ai tha se tensionet e fundit nuk ndikuan në aktivitetet e agjencisë dhe shtoi: Jemi në Iran dhe vazhdojmë punën tonë. Në përgjigje të një pyetjeje rreth zhvillimeve të reja në programin bërthamor të Iranit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike përsëriti disa pretendime politike dhe tha: Irani ka pasuruar rezervat e uraniumit në një nivel shumë të lartë. Kjo në vetvete nuk do të thotë se Irani ka armë bërthamore. Ai shtoi:  Ne nuk kemi asnjë informacion apo tregues se Irani ka një program të armëve bërthamore. Grossi shprehu shpresën se brenda javëve të ardhshme do të shkojë në Teheran.

Tags