Deklarata e Koresë Jugore rreth testimit të raketave të reja nga Koreja e Veriut
(last modified Mon, 05 Sep 2016 12:15:12 GMT )
Shtator 05, 2016 14:15 Europe/Tirane
  • Deklarata e Koresë Jugore rreth testimit të raketave të reja nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut ka lëshuar 3 raketa balistike në brigjet e saj lindore gjatë kësaj të hëne, ndërsa udhëheqësit e G20-s zhvillojnë një samit në qytetin kinez të Hangzhout.

Lajmi konfirmohet nga ushtria e Koresë së Jugut. Raketat u lëshuan nga një rajon në jug të kryeqytetit Penian vetëm pak pas pasdites me orën lokale, apo 5 të mëngjesit me orën tonë, si dhe ranë rreth 1.000 km largësi, duke goditur pikërisht Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë, sipas asaj që konfirmon zyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm koreanojugor. Jemi ende duke analizuar detajet, por ky është një kërcënim i rëndë ndaj sigurisë së kombit tonë. Ndaj ne shprehim shqetësim të thellë”, bëri të ditur Ministria japoneze e Mbrojtjes përmes një deklarate. Lëshimi i raketave është i fundit i një serie veprimesh të tilla nga vendi i izoluar komunist gjatë këtij viti, në shkelje të plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, të mbështetura edhe nga Kina madje, që ndalojnë të gjitha aktivitetet e lidhura me raketat balistike nga Koreja e Veriut.

Tags