Raporti i FAO-s për rënien e nivelit të prodhimit të ushqimit në Siri
(last modified Wed, 16 Nov 2016 13:49:51 GMT )
Nëntor 16, 2016 14:49 Europe/Tirane
  • Raporti i FAO-s për rënien e nivelit të prodhimit të ushqimit në Siri

Organizata FAO ka deklaruar se prodhimi i ushqimit në Siri ka rënë në nivelin më të ulët në pesë vitet e kaluara.

Agjencia e Reuters njoftoi se organizata FAO dhe Programi Botëror për Ushqim në një raport të përbashkët, kanë deklaruar: "Shumica e bujqve të Sirisë kanë hequr dorë nga puna bujqësore për shkak të çmimit të lartë të farës, të plehrave artificiale dhe karburanteve të makinave bujqësore. Prodhimi i grurit në Siri deri para fillimit të luftës në këtë vend ishte 3.4 milion ton, ndërsa këtë vit ka rënë në 1.5 milion ton". Batina Lucher, zëdhënësja e Programit Botëror për Ushqim deklaroi: "Prodhimi i ushqimit në Siri për shkak të luftës, pasigurisë dhe kushteve të papërshtatshme atmosferike, ka shënuar rënie të madhe". Ndërkohë OKB para kësaj ka deklaruar se të paktën 4 milionë sirianë po përballen me uri në Siri. Sipas këtij burimi, mbi shtatë milionë njerëz në Siri nuk kanë siguri nga aspekti i ushqimit dhe 80% e familjeve në Siri po përballen me mungesë të madhe të ushqimit ose me mungesë të parave të duhura për të blerë ushqim.

Tags