Parlamenti nuk voton mosbesimin ndaj Qeverisë aktuale të Rumanisë
(last modified Wed, 08 Feb 2017 18:02:44 GMT )
Shkurt 08, 2017 19:02 Europe/Tirane
  • Parlamenti nuk voton mosbesimin ndaj Qeverisë aktuale të Rumanisë

Qeveria rumune e qendrës së majtë të kryeministrit Sorina Grindeanua “ka mbijetuar” votimin e besimit në Parlament.

Ioana Bran, sekretare e Parlamentit, tha se 161 deputetë kanë mbështetur propozimin që të votohet mosbesim ndaj Qeverisë rumune, që është e pamjaftueshme duke marrë parasysh se nevojiten 232 vota.“Mund të themi se nuk është arritur shumica e nevojshme, me qëllim që votimi të kalojë në pajtim me Kushtetutën”, tha Bran.Javën e kaluar, Qeveria anashkaloi procedurën parlamentare dhe miratoi dispozitë urgjente e cila dekriminalizoi disa forma të korrupsionit zyrtar. Kritikët konsiderojnë se nga dispozita do të kishin dobi zyrtarët e lartë që janë përballur me akuzat për korrupsion. Më pas vijuan protestat masive, më të mëdhat që nga përmbysja e regjimit komunist në vitin 1989. Nën trysni të qytetarëve kryeministri Grindeanu lëshoi pe dhe tërhoqi dispozitën kontestuese.

 

Tags