Vazhdon kundërshtimi i politikës së Donald Trump rreth emigracionit
(last modified Thu, 19 Oct 2017 13:24:20 GMT )
Tetor 19, 2017 15:24 Europe/Tirane
  • Vazhdon kundërshtimi i politikës së Donald Trump rreth emigracionit

Përpjekja e fundit e presidentit amerikan Donald Trump, për të kufizuar udhëtimet për qytetarët nga 8 vende kryesisht myslimane, mori një goditje të re.

Një gjykatës federal bllokoi versionin më të ri të urdhrit të përkohshëm ekzekutiv, përpara se ai të hynte në fuqi këtë javë. Masat shenjestronin Iranin, Libinë, Sirinë, Jemenin, Somalinë, Çadin, Korenë e Veriut, e gjithashtu disa zyrtarë venezuelianë. Urdhra të mëhershëm të propozuar nga presidenti amerikan shenjestronin 6 vende me shumicë myslimane, por ato u përmbysën nga Gjykata e Lartë. Shteti i Hauait sfidoi ligjërisht urdhrin e tretë të Trumpit, i cili do të fillonte të zbatohej të mërkurën. Ai pretendon se, sipas ligjit federal të emigracionit, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka fuqinë për të implementuar kufizime të tilla. Sipas gjykatësit Derrick Watson, urdhri ekzekutiv i Trumpit i hap rrugën diskriminimeve mbi bazë të kombësisë. Sipas tij, politikat e reja ishin po aq të mangëta sa paraardhëset. Urdhri i ri kishte disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me ato të propozuara më herët nga presidenti, e sipas Shtëpisë së Bardhë bazohej në një rishikim botëror të protokolleve të sigurisë dhe ndarjes së informacioneve.

Tags