Uashingtoni vendos përsëri sanksione kundër Iranit
(last modified Fri, 11 May 2018 08:27:58 GMT )
May 11, 2018 10:27 Europe/Tirane
  • Uashingtoni vendos përsëri sanksione kundër Iranit

Ditën e enjte Departamenti amerikan i Thesarit, në kuadër të veprimeve armiqësore të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjashtë personave dhe tre kompanive në Iran Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin shprehet se: "Vendosja e sanksioneve bëhet për uljen e të ardhurave për Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit". Sekretari i Thesarit tha se 6 iranianët dhe 3 kompanitë kanë lidhje me forcën ushtarake të elitës iraniane. Sipas tij, "Sanksionet erdhën pasi u zbulua se ata financonin miliona dollarë për trupat e Gardës ". Sanksionet kanë ardhur vetëm 2 ditë pas vendimit të Donald Trump për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Pas deklarimit të largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Uashingtoni ka thënë se sanksionet do të kthehen brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Vendimi i Donald Trump është dënuar botërisht. Garda revolucionare e Iranit me kërkesë të qeverive të Irakut dhe Sirisë po jep kontributin e saj në luftën kundër grupeve takfiriste dhe terroriste duke dërguar konsulentë ushtarakë. Mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk pranohet nga ana e Uashingtonit. Kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 ndërsa në Irak në vitin 2014 me sulmet e grupeve terroriste që mbështeten nga Amerika dhe aleatët e saj për të ndryshuar situatën e rajonit në favor të regjimit sionist.

Tags