Tereza Mej i kërkon Boris Johnson të kërkojë falje për gratë muslimane
(last modified Wed, 08 Aug 2018 10:49:14 GMT )
Gusht 08, 2018 12:49 Europe/Tirane
  • Tereza Mej i kërkon Boris Johnson të kërkojë falje për gratë muslimane

Kryeministrja britanike Tereza Mej, duke kritikuar deklaratat e fundit nga ish-sekretari i shtetit Boris Johnson mbi veshjen e grave, i kërkoi atij të kërkojë falje për fyerjen e grave muslimane.

Megjithatë, Johnson nuk pranoi urdhrat e udhëheqësve konservatorë për t'i kërkuar falje grave muslimane. Ish-sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, i njohur dhe si një eksponentët kryesorë të Brexit, tha se gratë që mbajnë burka i duken si grabitës bankash ose si një kuti postare. Në një kolumnë të tijën ai shkroi se shamitë në kokat e grave muslimane ishin mizore ndaj grave, duke ia adresuar fajtin atyre që ai i quajti “regjime shtypëse mashkullore”, me bindjen se janë ato që e detyrojnë popullatën femër që të vishet në atë mënyrë. Nga ana tjetër, ai tha se nuk e mbështeti vendimin danez për të ndaluar burkën, duke paralajmëruar se ky veprim mund të shkaktojë zjarrin e nacionalizmit. Por mesazhet tij u përballën me reagime të ashpra, siç që ai politikanit David Flammy, që e Boris Johnsonin një kopje të Donald Trump dhe tha se ishte ai që po shkaktonte zjarrin e islamofobisë. Kryeministrja britanik gjithashtu theksoi se gratë në Britani të Madhe duhet të jenë të lira të vendosin për mbulimin e tyre. Ajo që është e rëndësishme është të besojmë se njerëzit kanë të drejtë të veprojnë në bazë të besimeve të tyre fetare dhe se ata duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes. Gratë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin mbulesën e tyre dhe askush nuk duhet t'i tregojë se çfarë duhet të veshin.

 

Tags