Shpëtohen disa emigrantë në veri të Nigerisë
(last modified Tue, 11 Sep 2018 08:15:03 GMT )
Shtator 11, 2018 10:15 Europe/Tirane
  • Shpëtohen disa emigrantë në veri të Nigerisë

OKB njoftoi shpëtimin e 400 emigrantëve të jashtëligjshëm brenda 2 ditëve në Niger.

Agjencia franceze e lajmeve, citon burime nga OKB të kenë thënë se brenda 2 ditëve të kaluara në veri të Nigerit janë shpëtuar gjithsej 439 mijë emigrantë të jashtëligjshëm. Nga janari i vitit 2018 e deri në ditët e fundit të gushtit rezulton se 1 në 18 emigrantë ka humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë përmes detit Mesdhe. Shifrat bëhen të ditura prej UNHCR ku situata paraqitet dramatike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ku 1 në 48 persona humbi jetën gjatë kalimit në detin Mesdhe. Në një intervistë për agjencisë Reuters,  i dërguari i posaçëm  i UNHCR-së për Mesdheun qendror, Vincent Cochetel, i cilësoi shifrat paradoksale, pasi edhe pse më pak emigrantë kanë tentuar të kalojnë në Mesdhe, përqindja e vdekjeve është rritur. "Numri i vdekjeve në det është rritur, rreth 1600 që nga fillimi i vitit, gjë që është paradoksale për shkak se kemi më pak njerëz që kalojnë detin, më shumë që vdesin. Trafikantët po marrin më shumë rreziqe. Ka më shumë ndërhyrje nga rojet bregdetare libiane dhe ne vlerësojmë se në vitin 2017, një në 48 persona që  përpiqen të kalojnë Mesdheun qendror, vdiqën në detin Mesdhe, dhe këtë vit, kjo përqindje ka ndryshuar në mënyrë dramatike, një në 18 persona".

 

 

Tags