Përpjekjet e SHBA për të rritur tensionet në Azinë Perëndimore
(last modified Sat, 25 May 2019 07:02:48 GMT )
May 25, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e SHBA për të rritur tensionet në Azinë Perëndimore

Donald Trump që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë, është fokusuar në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht në Gjirin Persik, madje ai udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit e ka realizuar në Arabinë Saudite, për të dëshmuar se aleatët amerikanë në Azinë Perëndimore kanë rëndësi për Uashingtonin.

Sigurisht që Trump nuk ka hezituar që Arabinë Saudite ta quaj "lopë e pëlleshme".  Në ditët e fundit, përpjekjet e qeverisë së Trump për të rritur tensionet në Azinë Perëndimore janë intensifikuar. Në këtë drejtim, Administrata e Donald Trump e ka vendosur anijen që bart avionë luftarakë e quajtur “Abraham Lincoln” në Lindjen e Mesme si dhe sistemet raketore Patriot në Gjirin Persik, Trump po ashtu ka njoftuar edhe vendosjen e një numri të ri të trupave amerikane në rajon. Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar Kongresin se ka në plan të dërgojë 1,500 trupa shtesë në Lindjen e Mesme përballë tensioneve në rritje me Iranin. Këto forca do të dërgohen ndoshta në javët e ardhshme dhe roli i tyre do të jetë mbrojtës. Misioni i ushtarëve do të jetë mbrojtja e forcave amerikane tashmë në terren, që janë rreth 10,000 trupa. “Ne duam të mbrohemi në Lindjen e Mesme. Ne po krijojmë një numër relativisht të vogël të trupave, kryesisht të pambrojtur”, tha Trump, duke lënë Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për në Japoni. Ai tha se disa njerëz shumë të talentuar po lëvizin drejt Lindjes së Mesme. “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë,” shtoi Trump. Duke parë të gjitha këto lëvizje të rrezikshme të Trump, Komiteti i kredibilitetit dhe kompetencave në Kongresin amerikan ka kërkuar t’i hiqet kompetenca e luftës presidentit amerikan. Ky plan është miratuar me 30 vota pro kundrejt 22 votave kundër sipas të cilit presidentit i hiqet kompetenca për ligjin e njohur me emrin përdorimi i forcave ushtarake AUMF. Ky ligj është miratuar pas sulmit të vitit 2001 dhe shumë qeveri amerikane që nga ajo kohë e deri më tani e kanë përdorur të paktën 41 herë këtë ligj për të kryer ndërhyrje ushtarake në të paktën 18 vende të botës. Plani pas miratimit duhet të përcaktohet në kuadër të politikave të mbrojtjes dhe më pas të firmoset nga presidenti. Barabara Lee demokrate në Kongres thotë se plani ka për qëllim parandalimin e veprimeve luftënxitëse të qeverisë amerikane pa marrjen e lejes nga Kongresi. Një gazetë amerikane ka shkruar se politika e presidentit të Amerikës ndaj vendeve të botës ka dështuar dhe është shoqëruar me rezultate katastrofale.   Gazeta amerikane “USA Today” në raport të saj ka treguar dështimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në fushën e politikës së jashtme dhe ka shkruar se programet e Trump në fushën e politikës së Jashtme janë përballur me shumë probleme dhe potencialisht kanë sjell rezultate katastrofale. Ky raport në shpjegimin e dështimit të politikës së jashtme të Trump ndaj Iranit dhe Koresë Veriore si dhe ndaj vendeve të tjera, ka shkruar se Nikollas Maduro, presidenti i Venezuelës, e ka quajtur Donald Trump një njeri të marrë dhe ahmak i cili bënë përpjekje që ta rrëzojë qeverinë e tij në Venezuelë.

 

 

Tags