Irani anëtarësohet në këshillin ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike
(last modified Fri, 29 Nov 2019 13:06:53 GMT )
Nëntor 29, 2019 14:06 Europe/Tirane
  • Irani anëtarësohet në këshillin ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike

Republika Islamike e Iranit në konferencën e 24-të vjetore të vendeve anëtare të Konventës së Armëve Kimike, është anëtarësuar në Këshillin Ekzekutiv të kësaj organizate.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në konferencën e 24-të vjetore të vendeve anëtare të Konventës së Armëve Kimike e cila po zhvillohet në Hagë të Holandës, Irani të enjten në mbrëmje se bashku me Filipinet, Pakistanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga grupi aziatik për periudhën kohore 2020-2022, është anëtarësuar në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka 41 anëtarë nga pesë grupe gjeografike dhe konsiderohet organi ekzekutiv i kësaj organizate, prandaj anëtarësimi në këtë këshill për vendet anëtare, ka rëndësi të konsiderueshme. Anëtarësimi i Iranit në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike është bërë në kohën kur gjatë muajve të fundit Amerika dhe disa vende aleate të saj kanë bërë përpjekje duke ushtruar presion mbi vendet anëtare të grupit aziatik, të mos lejojnë anëtarësimin e Iranit në Këshillin Ekzekutiv të kësaj organizate.

 

Tags