Kundërshtimi i Rusisë ndaj kërkesës së Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore; kritika ndaj politikave amerikane
(last modified Fri, 10 Jan 2020 19:36:58 GMT )
Janar 10, 2020 20:36 Europe/Tirane
  • Kundërshtimi i Rusisë ndaj kërkesës së Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore; kritika ndaj politikave amerikane

Rusia, si një anëtar i G4 + 1, gjithmonë ka theksuar nevojën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe ka kritikuar veprimet e SHBA për tërheqjen nga kjo marrëveshje. Moska ka theksuar gjithashtu rolin negativ të SHBA në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ka kundërshtuar politikat hegjemoniste të Amerikës në rajon.

Në këtë drejtim, Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump për t'u larguar nga marrëveshja bërthamore. Në fjalimin e tij të së mërkurës, Trump pas hakmarrjes së Iranit që goditi bazat amerikane në Irak nw shenjë reagimi ndaj vrasjes së komandantit të forcave të Kodsit, Kasem Sulejmanit dhe Abu Mehdi Muhandes, zv / shefit të Hashd Shaabit, pretendoi se ai kurrë nuk do të lejojë që Irani do të posedojë armë bërthamore. Trump 8 maj 2018 shpalli tërheqjen në mënyrë të njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve nukleare, veprim që ishte në kundërshtim me angazhimet e Uashingtonit nën marrëveshjen bërthamore. Masa e Trump mori një dënim të gjerë të brendshëm dhe ndërkombëtar. Rusia thekson se Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të KB, miratoi marrëveshjen bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara me tërheqjen nga kjo marrëveshje jo vetëm që kanë kryer shkelje serioze, por edhe kanë detyruar shtetet e tjera të që të shkelin këtë rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e pestë e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nisi të zbatohej që prej 5 janarit të këtij viti. Një çështje tjetër që thekson Rusia është roli destruktiv i Amerikës në Azinë Perëndimore dhe politikat dhe veprimet e saj për të krijuar paqëndrueshmëri dhe tension në Gjirin Persik. Një nga veprimet e fundit të Uashingtonit në këtë drejtim ishte ekzekutimi brutal i gjeneral Kasem Sulejmani dhe bashkëpunëtorëve të tij në Bagdad, për të cilin tani Uashingtoni po nxjerr justifikime. Ndjeshmëria e Rusisë ndaj situatës në Gjirin Persik ka kuptim duke marrë parasysh veprimet destruktive të SH.B.A.-së në rajon. Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në Gjirin Persik nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë së aleatëve të saj rajonalë dhe i kanë rënë daulles për veprime ushtarake kundër Iranit në përpjekje për të imponuar sanksione të pashembullta ndaj Iranit. Këto veprime të SH.B.A.-së kanë çuar në rritjen e konfrontimeve dhe tensioneve në këtë zonë gjeostrategjike.

Tags