Unioni i lëkundur i BE-së
(last modified Fri, 17 Jul 2020 19:13:25 GMT )
Korrik 17, 2020 21:13 Europe/Tirane
  • Unioni i lëkundur i BE-së

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot ballë për ballë, për herë të parë që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit në mes të marsit. Ata pritet të diskutojnë për paketën e rimëkëmbjes ekonomike që kap një vlerë prej 750 miliardë eurosh.

Çështja kryesore është se sa pjesë këtij fondi do të shpërndahet në formën e granteve dhe sa si kredi. Krerët e vendeve anëtare gjithashtu duhet të bien dakord për buxhetin afatgjatë shtatëvjeçar, që arrin një vlerë prej 1.07 trilionë eurosh. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet e palëve janë ende të ndara”. Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi. Por shtetet që njihet për politikën e tyre të kursimit, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave. Ndërsa shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin. “Ne po jetojmë një krizë të paparë nga pikëpamja shëndetësore dhe ekonomike, ndaj projekti ynë europian është lëkundur. Kam besim se ne do të arrijmë maksimumin e ambicieve tona dhe së bashku me kancelaren Merkel dhe presidentin Michel do të bëjmë gjithçka, sepse na duhet të arrijmë një marrëveshje”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron para samitit. Ky takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian që do të zhvillojmë sot i është përkushtuar tërësisht planit të rimëkëmbjes dhe buxheti evropian për këtë gjë është një moment i së vërtetës dhe i ambicies së Evropës, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, menjëherë pas mbërritjes në samitin e liderëve të BE. “Ne po jetojmë një krizë të paparë nga pikëpamja shëndetësore dhe ekonomike, projekti ynë evropian është në pikëpyetje”, shtoi ai. ”Kam besim se ne do të arrijmë maksimumin e ambicieve tona dhe së bashku me kancelaren Merkel dhe presidenti Michel do të bëjmë gjithçka, sepse na duhet të gjejmë një marrëveshje”, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron.  Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t’iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Banka Qendrore Europiane parashikon deri tani një rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Tags