Rusia paralajmëron Trojkën evropiane për pasojat e çdo plani anti-iranian
(last modified Mon, 03 Jun 2024 07:32:52 GMT )
Qershor 03, 2024 09:32 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Trojkën evropiane për pasojat e çdo plani anti-iranian

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë paralajmëroi për pasojat e "rezolutës anti-iraniane" të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në mbledhjen e Këshillit të Guvernatorëve.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Mikhail Ulyanov, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë, duke iu referuar takimit të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi se "rezoluta anti-iraniane" nuk mund të ketë rezultate pozitive dhe do ta përkeqësojë më shumë situatën.

Mbledhja e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, sipas programit të shpallur, do të fillojë sot, të hënën më 3 qershor 2024 në Vjenë.

Çështja e Iranit është një nga temat e përmendura në axhendën e Këshillit në bazë të takimeve të mëparshme, dhe është vendosur të shqyrtohen verifikimi dhe inspektimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe zbatimi i marrëveshjes së masave mbrojtëse.

Pas nënshkrimit të JCPOA-së në vitin 2015 me synim anulimin e sanksioneve shtypëse, Irani, si një vend përgjegjës, i zbatoi pa të meta e mangësi detyrimet e tij dhe kjo çështje u konfirmua në 16 raporte të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Por pas ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sanksionet e hequra nga JCPOA u kthyen me vendimin e tij të njëanshëm për t'u tërhequr nga marrëveshja më 8 maj 2018.

Irani i përmbushi të gjitha detyrimet e tij në bazë të kësaj marrëveshjeje deri një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga JCPOA, për t'u dhënë një mundësi vendeve evropiane që premtuan se do të kompensonin efektet e tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, që të përpiqen ta përmbushin këtë premtim.

Megjithatë, duke patur parasysh faktin se vendet evropiane nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre, Irani gjithashtu i reduktoi në disa hapa detyrimet e tij sipas JCPOA-së.

 

Tags