Janar 03, 2024 20:32 Europe/Tirane

E enjte, më 12 dej 1398 të kalendarit iranian që përkon me 2 janar 2020, në Damask. Të gjithë presin që të vjen komandantit. Ora 08:00 e mëngjesit. Pas përshëndetjes dhe pyetjes së gjendjes së të pranishmëve, fillon mbledhjen.

Ah! Vdekja ime e përgjakshme! I dashuri im! I bukuri im! Ku je tani?!

Të gjithë le të shkruajnë. Të shkruajnë çdo gjë që po them.

Kemi zakon që të marrim shënime, mirëpo gjeneral Kasem Sulejmani thekson që të shënojmë të gjitha çështjet. Ai shkon para pjesë për pjesë.

Karta për programin e pesë viteve të ardhshme.

Programi për secilin grup të rezistencës për pesë vitet e ardhshme.

Mënyra e bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Mbushet letra nga çështjet kyçe që thotë gjeneral Kasem Sulejani. Është e paparë një sasi kaq e madhe e çështjeve të paraqiten brenda një mbledhje. Gjeneral Kasem Sulejmani në kohën e zhvillimit të mbledhjes ishte shumë serioz. Askush nuk kishte guximin t'i ndërpriste fjalën, mirëpo kësaj rashe ishte tërësisht ndryshe. Kur bënim pyetje, ai me qetësi të plotë thoshte: "Mos u nxitoni, më lejoni të përfundojë fjalën".

Në kohën e ezanit ai ndërpreu mbledhjen dhe shkuam për të kryer namazin. Më pas përsëri vazhduam mbledhjen. Haxh Kasem Sulejmani tha çfarëdo që kishte në zemër dhe ne shkruanim. Në ora 15:00 pasdite ai përfundoi mbledhjen duke dërguar përshëndetje mbi Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s..

Ne e ndoqëm dhe e përcollëm atë deri te makina e cila e priste atë. Ai shkonte drejt Bejrutit. Dëshironte ta takonte Sejed Hasan Nasrullah, liderin e Hezbullahut të Libanit.

Ai kur u takua me Sejed Hasan Nasrullah, ky i fundit i tha atij: "Mediat amerikane janë përqendruar në ty. Siç duket janë duke krijuar rrethanat për kryerjen e një atentati kundër teje". Haxh Kasem Sulejmani vetëm qeshi. Ai gjatë natës u kthye në Siri. Në orët e fundit të natës së enjte u nis drejt aeroportit të Damaskut që nga aty të nisej për në Irak. Miqtë i sugjeruan atij që duke marrë parasysh situatën e trazuar dhe të pasigurt të Irakut, të mos shkojë në këtë vend, mirëpo ai i kishte thënë Sejed Hasan Nasrullah: "Vetë duhet të shkojë në Bagdad". Gjeneral Kasem Sulejmani personalisht duhej t'i dërgonte një mesazh kryeministrit të Irakut në atë kohë. Në ora 00:00 e mesnatës avioni u nis nga Damasku në drejtim të Bagdadit.

Kasem Sulejmani me Sejed Hasan Nasrullah

Në ora 01:20 të mesnatës së ditës së premte më 13 dej 1398 të kalendarit iranian që përkon me 3 janar 2020

Avioni me të cilin kishte udhëtuar Haxh Kasem Sulejmani zbriti në aeroportin e Bagdadit. Abu Mahdi Al-Muhendis kishte dal në pritje të tij. Të dy shokët luftëtarë me dashuri dhe sinqeritet, e morën në përqafim njëri-tjetrin dhe më pas me dy makina dolën nga hapësira e aeroportit të Bagdadit... Mirëpo pas disa çasteve, që të dy makinat në të njëjtën kohë u goditen nga një sulm raketor të dronëve të forcave amerikane dhe gjeneral Kasem Sulejmani, heroi i lartë i Islamit së bashku me shokët e tij u ngritën në qiell...

Kasem Sulejmani me Abu Mahdi Al-Muhendis

Mediat në fillim, publikuan lajme jozyrtare për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefit të forcave vullnetare popullore "Hashd Sha'bi" të Irakut. Një orë më vonë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në mënyrë zyrtare deklaroi gjeneral Kasem Sulejmani ishte vrarë gjatë një sulmi të kryer me urdhrin personal të presidentit amerikan Donald Trump. Më pas është thënë se në këtë sulme frikacak përkrah Amerikës ishin të implikuar edhe shërbimet inteligjente të disa shteteve të vogla të rajonit, të regjimit pushtues sionist dhe kompani ushtarake private "Blackwater".

Regjimi sionist dhe amerikanët disa herë kishin bërë përpjekje për ta vrarë gjeneral Kasem Sulejmanin në Liban, Siri dhe Irak. Dronët amerikanë vazhdimisht ishin mbi kokën e tij dhe duke u dhënë informacione terroristëve, disa herë e kishin zbuluar dhe sulmuar vendndodhjen e gjeneral Kasem Sulejmani. Ata një herë kishin sulmuar me plumba të drejtpërdrejtë atë në fshatin Bashkuj të qytetit Alerpo në Siri. Një herë tjetër në një vend në jug të qytetit Alepo e kishin sulmuar me breshëri plumbash makinën e tij. Në një herë tjetër atë e kishin sulmuar me snajper. Një herë në veri të provincës Hama të Sirisë, një terrorist takfirist kamikaz ishte afruar pranë gjeneral Kasem Sulejmani dhe e kishte shpërthyer veten, ndërsa në rajonin Abu Kamal një snajperist i grupit terrorist ISIS e kishte marrë në shënjestër atë, por për fat të mirë plumbi kishte gabuar dhe kishte qëlluar në një bllok të murit, në atë mënyrë sa që copëzat e atij blloku kishin rënë mbi kokën dhe fytyrën e gjeneral Kasem Sulejmani. Secila prej këtyre ngjarjeve kishin mundur të rezultojnë me martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani. Mirëpo vullneti i Zotit të madhëruar kishte përcaktuar në këtë mënyrë që gjeneral Kasem Sulejmani të martirizohej jo nga dora e një terroristi të thjeshtë, por me urdhër të një prej njerëzve më djallëzor, do të thotë të Donald Trump, presidentit amerikan në atë kohë. Kjo është pasi që lufta e tij ishte e madhe, edhe martirizimi i tij ishte i madh.

Kasem Sulejmani me Abu Mahdi Al-Muhendis

Kur mbërriti lajmi i martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani në Siri, një prej shokëve të tij shkoi në rezidencën e gjeneral Kasem Sulejmani. Një dorëshkrim nga ai ishte vendosur përkrah një pasqyre në të cilin shkruhej:

O Zoti i madhëruar më prano mua!

O Zot i madhëruar jam i dashuruar në takimin me ty

Në po atë takim për të cilin Muasi a.s. nuk kishte fuqi të qëndrojë dhe të marrë frymë!

Falënderimi i takon Zotit të dy botëve!

Ai e kishte shkruar edhe dy hyrë shprehjen "O Zot, më prano mua!" dhe e kishte nënshkruar nën secilën prej këtyre fjalive. Thuajse ai kishte dëshiruar të forcojë dokumentimin e tij. Shokët e tij duke shikuar këtë dorëshkrim, vetëm atëherë e kishin kuptuar se ky udhëtim, ishte udhëtimi lamtumirës i gjeneral Kasem Sulejmani. 

Trump me urdhrin për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, një prej komandantëve të larë dhe me reputacion të Republikës Islamike të Iranit, ka kryer një krim që presidentët e mëparshëm të Amerikës para Trumpit nuk kishin as guximin që të mendonin për kryerjen e një krimi të tillë. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte shtylla kryesore e luftë kundër terroristëve dhe kundër grupeve takfiriste dhe terroriste siç ishte ISIS. Barak Obama, ish-presidenti i Amerikës, në një prej takimeve të tij me Hejdar Al-Ebadi, ish-kryeministrin e Irakut, në vitin 2014, në lidhje me gjeneral Kasem Sulejmani kishte thënë: "Ai është armiku im, mirëpo unë kam respekt të veçantë ndaj tij". John Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu në një prej takimeve të tij me Muhamed Xhavad Zarif, ish-ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i kishte thënë atij: "Të paktën edhe për një herë, kam dëshirë të takohem nga afër me gjeneral Kasem Sulejmani". Zalmaj Khalilzad, ish-ambasadori i Amerikës në Afganistan, gjithashtu në lidhje me gjeneral Kasem Sulejmani kishte thënë: "Në po atë masë që autoritetet amerikane e akuzojnë gjeneral Kasem Sulejmani për luftënxitje, ai në po atë masë ka qenë aktiv në vendosjen e paqes për realizimin e qëllimeve të tij".

Këto deklarata tregojnë se gjeneral Kasem Sulejmani, një prej komandantëve të mëdhenj të Iranit, nuk ishte një personalitet i panjohur për qeverinë e Amerikës dhe ai kishte luajtur rol me ndikim shumë të madh në zgjidhjen e problemeve të rajonit, prandaj pikërisht për këtë arsye Donald Trump duke vendosur emrin e Kasem Sulejamni në listën e terroristëve, e ka vrarë atë së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, komandantin e forcave Hashd Sha'ni të Irakut, gjatë kohës kur ata po largoheshin nga aeroporti i Bagdadit. Ky krim është kryer në kohën kur gjeneral Kasem Sulejmani kishte shkuar në Bagdad me ftesë zyrtare të kryeministrit të Irakut. Vrasja dhe martirizimi i gjeneral Kasem Sulejmani ka ngjallur irritim dhe zemërim të madh në Iran ndaj Trump dhe ndaj qeverisë arrogante dhe hegjemoniste të Amerikës. Arkivolet e gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesit e tyre në Irak dhe në Iran janë përcjell në mënyrë madhështore dhe të pa përshkruar. Pjesëmarrja e miliona njerëzve në këto ceremoni mortore, ka shkaktuar çudi dhe mahnitje të madhe në tërë botën.

Mirëpo, siç duket martirizimi në fakt ishte fillimi i pranisë së këtij gjeneral të madh në mesin e popujve të rajonit dhe vazhdimi më fuqishëm i rrugës dhe ideologjisë së tij. Sot armiqtë e kanë kuptuar se vendimi për kryerjen e atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmanit dhe për vrasjen e tij, ishte një gabim shumë strategjik për amerikanët. Me këtë krim terrorist dhe frikacak të amerikanëve, gjeneral Kasem Sulejmani u shndërrua në një legjendë inspiruese për të gjithë dashamirësit e Iranit dhe për të gjithë ata që luftojnë kundër shteteve hegjemoniste. Me këtë ngjarje iu dha një shpirt i ri dhe i freskët trupit dhe strukturave të organizatës së forcave të rezistencës në nivel të rajonit të Azisë Perëndimore si dhe forcoi jashtëzakonisht ndjenjën e unitetit kombëtar në shoqërinë iraniane.

Kjo është karakteristika e dëshmorit Haxh Kasem Sulejmni dhe ky është efekti i martirizimit të tij të cilin fuqitë hegjemoniste nuk janë në gjendje ta kuptojnë. Asnjë shkollë ideologjike materialiste nuk mund t'i thërrasë ndjekësit e vet që të bëjnë një sakrificë kaq të madhe pa pritur një rezultat ose shpërblim reciprok nga të tjerët. Kjo është për arsye se i vetmi standard dhe kriter që kanë ata, është interesi personal i tyre.

Sakrifica dhe flijimi i vetëm ekziston dhe mund të arsyetohet vetëm në një shkollë ideologjike në të cilën përveç bindjes për jetën në këtë botë materiale, ekzistojnë bindje edhe për jetën e përhershme në botën tjetër. Vetëm ai mund të ndjekë rrugën e sakrificës dhe flijimit i cili për beson se pas vdekjes do të arrijë në një lumturi shumë më të lartë dhe në këtë mënyrë ai është në gjendje të bëjë sakrificë dhe flijim për të arritur në pozitën e afrimit pranë Zotit të madhëruar. Prandaj, mirëpritja e martirizimit e cila është kulmi i sakrificës dhe flijimit dhe heqjes dorë nga dëshirat personale të kësaj jete, mund të manifestohet vetëm nga ana e një njeriu i cili beson thellësisht në botën metafizike dhe në botën tjetër. Në kulturën e fesë Islame, dëshmor është ai i cili ka vendosur këmbën në rrugën e Zotit dhe në rrugën e së vërtetës dhe në rrugën e virtyteve të larta dhe ai digjet sikur një qiri në mënyrë që të tjetër të jetojnë nën dritën e atij dhe të gëzojnë qetësinë dhe sigurinë. Martirizimi nga ky aspekt arrin në shkallën e shenjtërisë sepse sakrifica dhe flijimi i vetëdijshëm i të gjithë ekzistencës së individit, bëhet në rrugën e një qëllim të shenjtë, prandaj dëshmorët bëhen shkak dhe bazë për jetën shpirtërore dhe për zhvillimin e shoqërisë, ata shfaqin dhe manifestojnë të vërtetën dhe e nxjerrin shoqërinë nga stagnimi, nga ngurtësia dhe nga izolimi. Pikërisht në këtë mënyrë është që dëshmori ka dashuri dhe entuziazëm të madh për të arritur sa më shpejtë në pozitën e afërsisë me Zotin. Në letrën e fundit të cilën gjeneral Kasem Sulejmani e ka shkruar për vajzën e tij, në lidhje me dëshirën e tij për martirizim, shkruan në këtë mënyrë:

"Fatima ime e dashur! Këto disa faqe po i shkruaj për ty, sepse e di se ti më do mua në mënyrë të shenjtë. Nuk e di pse po i shkruaj këto fjalë për ty, mirëpo po ndjej se në këtë vetmi dhe në këtë kurbet të jetës time, kam nevojë që të shpalosi fshehtësinë e zemrës për dikë...

Ah! Vdekja ime e përgjakur! Bija ime e dashur! Bukuroshja ime! Ku je ti?

Më ka marrë malli shumë që të takoj ty... Kur puthja e shpërthimit tënd më kaplon të gjithin dhe më shkrin të gjithë qenien time në vete, më djeg të tërin dhe më bënë hi. Sa shumë e dua këtë çast. Ah... Sa e bukur është kjo pamje dhe kjo skenë! Sa shumë e dua këtë çast! Sakrifica dhe dhënia e shpirtit në rrugën e dashurisë, është shumë e bukur...

O Zot! Për 30 vite kam punuar e luftuar për këtë çast. Për të arritur deri në këtë çast, jam përballur me të gjithë rivalët e dashurisë. Kam marrë shumë plagë, kam dërguar shumë ndërmjetës. Sa e bukur është kjo pamje dhe kjo skenë! Sa shumë e dua këtë çast...!"

Në përkujtimin e katërvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani jemi dëshmitar të paraqitjes së dimensioneve të reja të ndikimit të përkujtimit dhe emrit dhe të menduarit e idealeve të larta të atij dëshmori të lartësuar në rajon. Dëshmor gjeneral Kasem Sulejmani është një e vërtetë e rrjedhshme dhe duke vluar në shoqërinë kundër fuqive hegjemoniste dhe vendosja e këmbës në rrugën në të cilën ka ecur ai me hapat e tij, sjell shpresë, vetëbesim, trimëri, rezistencë dhe fitoren përfundimtare.

Qoftë i pavdekshëm kujtimi për të!

 

Tags