Janar 22, 2024 20:27 Europe/Tirane

Rezultati i prerë i atentatit terrorist dhe vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani është formimi i një energjie të re në gjeografinë e gjerë të rajonit dhe jashtë rajonit për një hakmarrje të ashpër ndaj armiqve.

Gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis së bashku me tetë shoqëruesit e tyre të premte më 3 janar të vitit 2020, u martirizuan në rrugën e aeroportit të Bagdadit gjatë një sulmi të kryer në bazë të urdhrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, me dronë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon). Me martirizimin e gjeneral-major Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, mediat botërore që nga ato çastet e para të kësaj ngjarje të hidhur, i kanë bërë jehon të gjerë kësaj çështje.

Fuqitë hegjemoniste dhe armiqtë e rezistencës islamike duke përdorur mjetet e medias dhe sferën e përgjithshme kibernetike, kanë bërë përpjekje të mëdha që të mund të administrojnë opinionin publik të botës dhe sidomos të rajonit të Azisë Perëndimore dhe vetë popullin e Amerikës dhe ta drejtojnë në atë mënyrë që duke e paraqitur si të justifikuar këtë atentat terrorist, edhe ta bindin botën në lidhje me këtë akt terrorist të egër dhe barbar. Donal Trump në fjalimin e tij e ka paraqitur këtë veprim terrorist në këtë mënyrë duke thënë se sulmi kundër gjeneral Kasem Sulejmani dhe vrasja e tij është kryer për të parandaluar luftën dhe për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Në fjalimet e Donald Trump në lidhje me gjeneral Kasem Sulejmani thuhet: "Ai ka vdekur, ne e kemi ndalur atë!".

Media "Iran-International" ishte një media tjetër e cila është munduar që duke përdorur sferën me ndikim të mediave, të arsyetojë këtë ngjarje të hidhur dhe terroriste në kuadër të plotësimit të objektivave dhe është munduar ta paraqesë gjeneralin e martirizuar Kasem Sulejmani, komandantin e Frontit të Rezistencës dhe një prej faktorëve me ndikim shumë të madh në çuarjen përpara të qëllimeve të diskursit të rezistencës Islamike, si një realitet plotësisht përkundër asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Kjo media në strategjinë e vet, ka bërë përpjekje për ta normalizuar situatën dhe për ta paraqitur këtë veprim terrorist të kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një veprim të justifikuar dhe ka përdorur më së shumti strategjinë e stereotipizimit.

Edhe pse reputacioni dhe personaliteti ndërkombëtar i gjeneral Kasem Sulejmani, sidomos gjatë viteve të fundit të jetës së tij në fushëbetejat e luftës kundër grupit terrorist ISIS dhe kundër lëvizjeve takfiriste, e tregonin atë si një figurë të madhe dhe të rfuqishme në opinioni e mbështetësve dhe kundërshtarëve të diskursit të rezistencës islamike dhe i shtynte mediat mbështetëse dhe kundërshtare që të transmetonin veprimet e tij, mirëpo po ky kërcënim që vinte nga reputacioni dhe fuqia e tij në vështrimin e armiqve, është bërë shkak që ata në hapësirën e mediave i administronin zhvillimet në atë mënyrë që ta shndërronin kërcënimin në një rast për veprim dhe duke paraqitur të vërtetën tërësisht mbrapshtë, të fitojnë pikë në favor të pretenduesve të të drejtave të njeriut dhe të fuqive hegjemoniste dhe të sigurojnë interesat e tyre. Mirëpo figura ndërkombëtare e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe veprimet e tij të sinqerta dhe me plotë humanizëm në rajonin e Azisë Perëndimore, kanë pushtuar aq shumë zemrat e popujve të këtij rajoni sa që edhe intrigat dhe komplotet me informacione të pavërteta të armiqve nuk kanë arritur rezultat dhe ky gjeneral i martirizuar është prezantuar gjithnjë e më shumë.

Ceremonia e përcjelljes së kufomës dhe e varrimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi El-Muhendis në Irak dhe në Iran është organizuar dhe zhvilluar në mënyrën më madhështore të mundshme. Me miliona njerëz në Irak dhe Iran si dhe në rajone të ndryshme të botës janë zhytur në zi për humbjen e këtij njeriu të madh dhe kanë bërë besëlidhje për vazhdimin e rrugës së tij. Ajetullah Khamenei në fjalën e tij me rastin e përvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, ka deklaruar: "Dëshmori gjeneral Kasem Sulejmani edhe gjatë kohës kur ka qenë gjallë i ka mposhtur fuqitë hegjemoniste, edhe me martirizimin e tij ata kanë pësuar disfatë të madhe... Kjo ceremoni e përcjelljes së kufomës së tij që u zhvillua në Iran, ishte një ngjarje e çuditshme dhe me të vërtetë e paharruar. Gjithashtu, edhe ceremonia e përcjelljes së kufomave të këtyre dëshmorëve që u zhvillua në Irak, në qytetin Naxhaf, pastaj në Bagdad e në qytetet e tjera gjithashtu është zhvilluar me pjesëmarrjen e miliona njerëzve të cilët kanë përcjell kufomat e gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis së bashku. Në realitet, këto ceremoni dhe pastaj ceremonitë përkujtimore i kanë çuditur edhe gjeneralët e luftës së butë të fuqive hegjemoniste. Ato figura që janë të dalluara në luftën e butë që në realitet janë ata të cilët po veprojnë dhe konsiderohen gjeneralët e luftës së butë të Amerikës dhe fuqive hegjemoniste, në të vërtetë kanë mbetur të çuditur dhe pa fjalë, duke pyetur se çfarë është kjo gjendje? Kush ishte ky? Çfarë lëvizje e madhe ishte kjo? Pra këto janë lëvizje dhe veprime të cilat i kanë mposhtur armiqtë".

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i rezistencës islamike "Hezbullah" të Libanit, në reagim ndaj lajmit për martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Hezbullahu i Libanit do ta mbajë lartë flamurin e gjeneral Kasem Sulejmani në të gjitha frontet". Sejed Hasan Nasrullah më pas theksoi: "Ky vëlla dhe ky komandant i madh më në fund arriti të realizojë dëshirën e tij e cila ishte martirizimi dhe unë ia kam zili atij për shkak të martirizimit".

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut shtoi: "Me begatinë e këtyre gjaqeve të pastra, do të shtohen fitoret e Frontit të Rezistencës dhe me dëshirën e Zotit të madhëruar, vrasësit amerikanë nuk do të arrijnë qëllimet e tyre në kryerjen e krimeve të veta". Sejed Hasan Nasrullah në një pjesë tjetër të fjalës së tij theksoi: "Ne do ta plotësojmë rrugën e arritjes së qëllimeve të gjeneral Kasem Sulejmani dhe në të gjitha frontet do ta mbajmë lartë flamurin e tij". Në vazhdim të këtyre reagimeve, Adel Abdul-Mahdi, kryeministri i Irakut në atë kohë, në reagim ndaj martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, dhe të Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefit të forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut, kërkoi mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit të Irakut. Abdul-Mahdi në këtë rast ka thënë: "Vrasja e gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis është shkelje e marrëveshjes së Amerikës dhe Irakut në lidhje me mënyrën e pranisë së forcave ushtarake të SHBA-ve në territorin tonë. Vrasja e një komandanti ushtarake që mban pozitë zyrtare në shtetin irakian, duhet të konsiderohet sulm dhe agresion ndaj shtetit të Irakut".

Gjithashtu edhe lëvizja "Ansarullah" e Jemenit në një deklaratë zyrtare, ka dënuar agresionin në fjalë të Amerikës ndaj shtetit të Irakut dhe ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, ndërsa ka theksuar: "Amerika për shkak të vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani dhe komandantit Abu Mahdi Al-Muhendis, do të pendohet shumë".

Megjithatë, këto reagime nuk ishin të kufizuara vetëm me rajonin e Lindjes së Mesme. Në këtë kuadër, Ministria a Punëve të Jashtme të Kinës pas vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani, ka lëshuar një deklaratë dhe në reagim të lajmit për martirizimin e gjeneral Selejmani, ka kërkuar ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Azisë Perëndimore. Rusia, gjithashtu në reagim ndaj vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani, ka theksuar: "Hakmarrja e Iranit nuk do të jetë aq shumë larg". Rusia në reagimin e parë ndaj lajmit për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani në sulmin e ushtrisë terroriste të Amerikës në Irak, ka paralajmëruar në mënyrë serioze Uashingtonin në lidhje me pasojat e këtij veprimi çnjerëzor dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare".

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mesazhin e tij për ngushëllim me rastin vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani, ka thënë: "Një hakmarrje e ashpër po i pret kriminelët të cilët kanë lyer duart e tyre të pista me gjakun e pastër të këtij gjenerali dhe të dëshmorëve të tjerë". Nuk kaluan shumë ditë derisa Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në orët e para të ditës së mërkurë më 8 janar të vitit 2020, me sulmin raketor kundër bazës "Ajnul-Asad" të ushtrisë terroriste të Amerikës në provincën Al-Anbar të Irakut, ka filluar zbatimin e premtimit për hakmarrje të ashpër. Në deklaratën e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë sulm thuhet: "Ka ardhur koha për zbatimin e premtimit të vërtetë dhe me lejen e Zotit të madhëruar, sot në orët e para të mëngjesit, në kundërpërgjigje ndaj sulmit kriminal dhe terrorist të forcave agresore amerikane dhe në kuadër të hakmarrjes për vrasjen frikacake dhe martirizimin në mënyrë joburrërore të komandantit hero dhe të denjë të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneralit Kasem Sulejmani dhe shoqëruesve të tij, luftëtarët trima të forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë kryer sulme të suksesshme me emrin "Dëshmor Sulejmani" me kodin e shenjtë "Ja Zahra (s.a.)" dhe duke lëshuar me dhjetëra raketa tokë-tokë, kanë shtypur bazën pushtuese "Ajnul-Aasad" të ushtrisë terroriste dhe agresore të Amerikës".

Kanali televiziv amerikan CNN duke vënë në dukje "Hakmarrjen e Ashpër" të Iranit me sulmin raketor kundër bazës ushtarake "Ajnul-Asad" të Amerikës në Irak, ka shkruar: "Kundërpërgjigja e Iranit ishte shumë e shpejtë dhe shumë e ashpër". Kanali televiziv amerikan CNN gjithashtu ka deklaruar: "Pas konfirmimit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) për goditjen e dhjetëra raketave balistike në bazën ushtarake të Amerikës në Irak dhe shtimin e shqetësimeve në lidhje me vazhdimin e mundshëm të kundërpërgjigjeve reciproke të Iranit dhe Amerikës, është ngritur menjëherë çmimi i naftës". Në më pak se dy orë pas sulmeve të forcave të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kundër bazave pushtuese të Amerikës në Irak në kuadër të hakmarrjes së ashpër për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, ky sulm raketor u shndërrua në hashtagun më të përhapur në Twitter dhe u vendos në pozitën e trendit të parë të këtij rrjeti social.

Shumë prej funksionarëve dhe personaliteteve politike të Iranit duke vlerësuar lartë dhe duke deklaruar mbështetje për këtë sulm raketor të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kundër pozicioneve të forcave terroriste amerikane, kanë uruar për suksesin e këtyre sulmeve. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mëngjesin e asaj dite në takim me qytetarët e provincës Kum, e quajti këtë sulm vetëm një shuplak dhe theksoi se lufta kryesore duhet të përqendrohet në drejtimin e dhënies fund të pranisë së forcave pushtuese të Amerikës në rajon të cilat përveç trazirave dhe komploteve, nuk bëjnë asgjë tjetër.

Mund të thuhet se rezultat i prerë i vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani është krijimi i një energjie të re në kufijtë gjeografik dhe të gjerë të rajonit të Azisë Perëndimore dhe më gjerë për një hakmarrje të ashpër që një pjesë prej këtij rezultati, është dhënia fund e pranisë së forcave ushtarake terroriste të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Graviteti i fshehur i gjeneral Kasem Sulejmani me mobilizimin e forcave revolucionare, e ka shndërruar atë në një legjendë të pavdekshme të cilin e kujtojnë me miliona njerëz në Irak dhe Iran dhe në rajone të tjera të botës dhe janë besatuar për të vazhduar rrugën e tij. Gjeneral Kasem Sulejmani u bë një shëmbëlltyrë në të cilin mbështeten gjeneratat e reja të luftëtarëve myslimanë dhe të popujve të shtypur në çdo rajon të botës në të cilët ekzistojnë dhe veprojnë liridashësit. Gjeneral Kasem Sulejmani u bë i amshueshëm dhe arriti në shkallën e martirizimit në mënyrë që ashtu sikur lufta e tij rezultoi në përmbysjen dhe shpartallimin e grupit terrorist ISIS, edhe martirizimi i tij rezultojë rritjen e neverinë dhe zemërimin e njerëzve ndaj Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij sionistë.

Tags