Lidhja e Al Saud me Monafekin (MEK) përsëritje e eksperiencës së dështuar të Sadam Huseinit
(last modified 2016-07-24T09:19:28+00:00 )
Korrik 24, 2016 11:19 Europe/Tirane

Grupi terrorit Monafekin (MEK) jo vetëm në mesin e popullit iranian por edhe tek kundërshtarët e Republikës Islamike të Iranit nuk ka asnjë vend. Për çdokënd, ky është një grup dhe organizatë e dështuar terroriste, e plakur dhe në prag të vdekjes. Për këtë arsye investimi i Arabisë Saudite për këtë grup që nuk ka asnjë vlerë, vjen nga mungesa e llogarive dhe pakujdesia.

Organizata e quajtur Moxhahedin-e-Khalk, mund të jetë e vetmja organizatë në botë e cila për çdo vit me mbështetjen e qeverisë franceze organizon konferenca në Francë, vend që pretendon se lufton terrorizmin. Konferenca e këtij viti është organizuar më 9 korrik, ku të pranishëm ishin një numër i vogël i anëtarëve të kësaj organizate të kalbur, si dhe disa persona të cilët kundrejt parave kishin shkuar në Paris në kushte të larta sigurie. Ndërkohë personat e ndarë nga ky grup terrorist kanë organizuar tubime dhe protesta për të treguar aktet terroriste, të dhunshme dhe shtypëse të organizatës MEK. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i RII, organizimin e konferencës së grupit Monafekin në Francë e quajti lojë politike vjetore dhe shtoi: Kjo lojë politike e cila bëhet për çdo vit, nuk është se luhet për herë të parë por për çdo vit disa figura të përjashtuar nga politika, marrin pjesë në këtë konferencë dhe mbajnë fjalimet e tyre.

Organizata Moxhahedin-e-Khalk, aktualisht Monafekin (MEK), është krijuar në vitin 1965 për të luftuar regjimin e Shahut. Mirëpo në këtë rrugë ajo nuk kishte sukses. Liderët dhe anëtarët e kësaj organizate, u arrestuan, u burgosën dhe disa prej tyre u dënuan me vdekje. Në këtë mes personat me prirje majtiste gjetën hapësirë në organizatën MEK dhe në këtë mënyrë u formua një organizatë e bazuar në një strukturë komuniste dhe islamiste. Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979, organizata MEK në bashkëpunim me disa personalitete anti-revolucionare, u munduan të merrnin pushtetin në Iran. Mirëpo në kohën kur kjo organizatë u përballë me kundërshtimin e popullit dhe të liderëve të revolucionit, filloi të kryente akte të gjera terroriste. Deri tani rreth 17 mijë iranianë dhe funksionarë në të gjithë Iranin, janë vrarë nga terroret e kryera nga grupit terrorist MEK. Kjo organizatë, gjithashtu në kohën kur Sadam Huseinit sulmoi Iranin, i qëndroi pranë Sadamit dhe jo vetëm bashkëpunoi me të në shtypjen e popullit irakian, por mori pjesë edhe në vrasjen e popullit iranian duke i dhënë ndihmë të madhe Sadamit. Mirëpo në fund, në kohën kur Sadami nuk kishte nevojë për grupin terrorist MEK, anëtarët e këtij grupi i bllokoi dhe i mbylli në një kamp të caktuar. Ky grup i urryer dhe kriminal, në vitet pas vdekjes së Sadamit, me gjithë mbështetjen e Amerikës dhe vendeve perëndimore, u kthye në një organizatë të skaduar dhe të rrethuar nga populli irakian. Për këtë arsye shumë pjesëtarë të rëndësishëm të këtij grupi u shpërndanë nëpër botë.

Padyshim se pranimi i anëtarëve të grupit MEK që kanë dosje të zezë, nuk mund të justifikohet në asnjë lloj mënyrë për nga aspekti i logjikës dhe i të drejtave të njeriut nga ana e Francës, vetëm në rast se perëndimorët bëjnë ndarjen në terroristë të mirë dhe terrorist të këqij. Sipas atyre, organizatat e këqija terroriste janë ato organizata që prekin dhe dëmtojnë interesat e qeverive perëndimore edhe në rast se këto organizata nuk kryejnë akte terroriste. Në këtë kategori futen organizata si Hezbullahu dhe Hamasi të cilët edhe pse mbrojnë atdheun e tyre përballë agresioneve dhe terrorizmit të sionistëve, ata konsiderohet grupe terroriste. Mirëpo organizata MEK, duke qenë se ka martirizuar popullin dhe funksionarët iranianë dhe duke qenë se bashkëpunon me qeveritë perëndimore, ajo nuk konsiderohet organizatë terroriste. Përveç kësaj, nga pikëpamja perëndimore e të drejtave të njeriut, grupet terroriste takfiriste të cilat në Siri kryejnë krime të shumta kundër popullit sirian, quhen grupe çlirimtare që luftojnë kundër qeverisë. Të tilla grupe futen në listën e zezë të grupeve terroriste të perëndimit vetëm në rast se vrasin disa shtetas perëndimor, ashtu siç ka bërë grupi terrorist ISIS. Me fjalë të tjera sjellja e dyanshme dhe mashtruese e perëndimit lidhur me të drejtat e njeriut, vihet re qartë me organizimin e lirshëm të konferencave dhe takimeve të grupeve terroriste siç është organizimi i konferencës së grupit terrorist MEK.

Mirëpo në konferencën e sivjetshme të grupit terrorist MEK, ishte zbulimi i mbështetjes së regjimit Al Saud për këtë grup terrorist, me qëllim që t’i kundërvihet Republikës Islamike të Iranit. Mbështetja e sauditëve për grupin terrorist MEK, ka nisur shumë vite më parë, mirëpo në konferencën e sivjetshme, Turki Fejsal që ka mbajtur detyrën e kreut të shërbimit inteligjent të Arabisë Saudite në vitet 1997-2001, deklaroi se Al Saud dhe kundërshtarët e Teheranit, kërkojnë rrëzimin e sistemit në Republikën Islamike të Iranit. Ai në fjalimin e tij, Masud Raxhavinë e përmendi si i ndjeri dhe në këtë mënyrë shpalli vdekjen e tij, edhe pse krerët e Monafekin nuk e dëshironin këtë zbulim. Raxhavi ka vite që nuk është shfaqur në publik dhe ekziston mundësia që ai të ketë vdekur prej vitesh. Kanalet televizive të varur nga Arabia Saudite si kanali Al Arabia dhe Al Hadith, kanë transmetuar gjerësisht konferencën në fjalë.

Sigurisht që shpallja e lajmit për bashkëpunimin mes MEK dhe sauditëve, nuk ishte i papritur, pasi që të dy kanë arsye të ndryshme për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Organizata MEK me gjithë sloganet e saj popullore dhe islamike, në realitet është një organizatë jo islamike dhe jo popullore dhe për këtë nga populli është quajtur Monafekin. Regjimi Al Saud me gjithë paraqitjen islamike dhe sloganet fetare, ka vite që kryen aktivitete kundër ummetit islam dhe kundër interesave të Botës Islame dhe për këtë konsiderohet monafiku më i madh i botës islame. Në këtë mënyrë sipas mësimeve të Kurani lidhja e këtyre dy lloj grupeve, dihet. Në ajetin 67 të sures Teube thuhet: “Hipokritët (munafikët) dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit”. Në bazë të këtij ajeti është e natyrshme që munafikët të bashkëpunojnë dhe mbështesin njëri tjetrin, ashtu siç është e natyrshme miqësia dhe bashkëpunimi mes besimtarëve që kanë të njëjtat bindje dhe të njëjtin besim.

Qëllimi i grupit Monafekin dhe i pushtetit në Arabinë Saudite është i njëjtë, d.m.th. rrëzimi i sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Që nga koha e fitores së Revolucionit Islamik në Iran, pushteti despotik saudit është përballur me sistemin revolucionar dhe popullor i cili bazohet në islamin origjinal. Në këto kushte regjimi Al Saud nuk mund të pretendonte për lidershipin e botës Islame dhe për këtë arsye ai ka mbajtur qëndrime armiqësore me metoda të ndryshme kundër RII. Mirëpo para disa muajsh, sauditët haptazi kanë përdorur të gjitha mjetet e tyre kundër dhe në armiqësi me Iranin, një prej të cilave ishte mbështetja e hapur për organizatat kriminale si grupi terrorist Monafekin (MEK). Grupi terrorist MEK dhe regjimi Al Saud ngjasojnë me njëri-tjetrin edhe në disa aspekte të tjera. Që të dy përdorin terrorin si mjet për të realizuar objektivat e tyre. Grupi terrorist MEK ka marrë jetën e mijëra njerëzve të thjeshtë në Iran dhe në Irak dhe ka terrorizuar dhe vrarë shumë funksionarë të Republikës Islamike të Iranit. Nga ana tjetër, shumë grupet terroriste ose janë krijuar prej Al Saud ose janë mbështetur me mjete financiare dhe propagandë nga regjimi Al Saud. Grupet terroriste dhe takfiriste si grupi ISIS, Al Kaida, Taleban, Al Nusra dhe Boko Haram, janë bijtë e sauditëve dhe ata shërbejnë për realizimin e qëllimeve të pushtetit vahabist.

MEK dhe Al Saud, që të dy edhe pse thërrasin për Islamin, ata kanë mendime dhe bindje të devijuara dhe dashakeqe. Vahabizmi, që mbizotëron tek pushtetarët e Arabisë Saudite, është një sekt i devijuar, agresiv dhe i dhunshëm. Ky sekt deri më sot ka dëmtuar shumë botën islame. Grupi terrorist MEK që ka pranuar disa bindje islame dhe të komunizmit, deri më sot ka bërë shumë ndryshime në bindjet e tij, ku asnjëri prej këtyre bindjeve nuk përputhen me islamin apo Kuranin. Është për tu habitur fakti se bindjet e vahabistëve dhe monafekinëve, janë krejtësisht në kontradiktë me njëri-tjetrin. Grupi terrorist Monafekin kërkon që në Iran të vijë një sistem sekular, ndërsa sauditët kërkojnë që në Iran të vijë një pushtet një shtet islamik që ndjek vijën e tyre të devijuar. E keqja, është pika e përbashkët e Monafekin dhe Al Saud. Sa i përket degjenerimit seksual dhe korrupsionin financiar të grupit Monafekin dhe Al Saud, janë publikuar shumë lajme, të cilat gjithnjë e më shumë kanë vënë në dyshim legjitimitetin e tyre.

Megjithatë, investimi i Al Saud tek grupi i plakur dhe i urryer Monafekin, ka ardhur për shkak të pakujdesisë së pushtetarëve të regjimit Al Saud. Mosha mesatare e grupit Monafekin është 50 vjeç. Këta anëtarë pas shumë e shumë vitesh përpjekje pa asnjë sukses, tashmë gjenden në një situatë të dërmuar shpirtërisht. Grupi terrorist Monafekin, nuk zë vend jo vetëm tek populli por as edhe tek kundërshtarët e Republikës Islamike të Iranit. Tashmë ky grup është një grup i plakur dhe drejt vdekjes. Për këtë arsye investimi i Arabisë Saudite për këtë grup që nuk ka asnjë vlerë, vjen nga mungesa e llogarive dhe pakujdesia.

Padyshim se grupi terrorist Monafekin për të vazhduar jetën e tij, u ka dhënë shërbime të shumta armiqve të popullit iranian duke filluar me Sadamin e duke vazhduar më pas me Amerikën, regjimin sionist dhe qeveritë perëndimorë. Mirëpo lidhja me tradhtarët terroristë, nuk sjell të ardhme për asnjë qeveri apo pushtetarë, pikërisht ashtu siç theksoi edhe Muhamed Xhavad Zarif i cili në reagim ndaj organizimit të konferencës së MEK në Paris ka thënë: Prania në këtë konferencë e atyre personave që kanë krijuar Al Kaidën dhe Talebanin dhe kanë luajtur rol shumë të keq të regjimit Al Saud në rajon, tregon pakujdesinë e këtyre personave të cilët ashtu si Sadam Huseinit të ardhmen e tyre e kanë lidhur me terroristët.

Tags