Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit (Zgjerimi i drejtësisë, qëllimi kryesor i sistemit gjyqësor të Iranit)
(last modified 2018-07-02T08:26:22+00:00 )
Korrik 02, 2018 10:26 Europe/Tirane

Ajetullah Khamenei: "Respektimi i ligjit, është themeli i jetës kolektive që një prej detyrave të sistemit gjyqësor të Iranit është lufta kundër shkeljeve të ligjit dhe ndalja e shkelësve të ligjit".

Gjykimi dhe ndarja e drejtësisë në fenë e pastër Islame ka një pozitë dhe rëndësi të veçantë, sepse gjykatësi i drejtë mund të krijojë rrethanat për zgjerimin dhe zbatimin e drejtësisë në shoqëri, veprim ky që është prej parimeve themelore të Islamit. Zoti i madhëruar në suren Nisa ajeti 58 në Kur'anin e shenjtë thekson: "Zoti iu urdhëron juve që përgjegjësinë dhe amanetin t'ua ktheni të zotëve të tij dhe kur të gjykoni dhe ndani drejtësinë mes njerëzve, gjykoni me drejtësi. Zoti u jep këshilla të mira juve. Zoti dëgjon dhe shikon çdo gjë". Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit që e cila gjithashtu bazohet mbi vlerat e larta të Islamit, ndarjes e drejtësisë dhe sistemit të gjyqësorit i jep një pozitë dhe rëndësi shumë të madhe. Në fillim të nenit 156 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit lexojmë: "Sistemi gjyqësor, është një organ i pavarur i cili mbron dhe mbështet të drejtat individuale dhe shoqërore dhe është përgjegjës për zbatimin e drejtësisë...". Gjithashtu sipas Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit emërohet nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik në mënyrë që ky organ i rëndësishëm të funksionojë në mënyrë plotësisht të pavarur. Disa ditë më parë me rastin e javës së sistemit gjyqësor të Iranit, kryetari dhe funksionarët e sistemit gjyqësor të vendit kanë zhvilluar një takim me Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe kanë dëgjuar pikëpamjet dhe udhëzimet e tij në lidhje me çështjet e gjyqësorit.

Takimi i funksionarëve të sistemit gjyqësor me Ajetullah Khamenei

Në fillim të këtij takimi, lideri suprem i Revolucionit javën e sistemit gjyqësor ashtu si disa manifestime të tjera të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit, e quajti si një manifestim me bazë në martirizim për arsye se ky manifestim është emëruar në bazë të martirizimit në rrugën e Zotit. Kjo është për arsye se kjo javë është caktuar dhe emëruar në përkujtim të Ajetullah Dr. Beheshti, kryetari i parë i sistemit gjyqësor të Republikës Islamike të Iranit dhe të dhjetëra funksionarëve të tjerë të vendit që u martirizuan nga grupit terrorist Monafekin (MEK) më 28 qershor të vitit 1981. Pra kjo javë është emëruar "Java e Sistemit Gjyqësor". Organizata Terroriste Monafekin (MEK) e cila e quan vetën "Muxhahedine Khalk" dhe ndodhet nën mbështetjen e disa shteteve perëndimore, nëpërmjet veprimeve terroriste të saj në Iran, ka vrarë rreth 17 mijë qytetarë të thjeshtë dhe funksionarë iranianë.

Ajetullah Khamenei në fjalën e tij në takim me funksionarët e sistemit gjyqësor të Republikës Islamike të Iranit, objektiv primar të sistemit gjyqësor e quajti respektimin dhe zbatimin e gjithanshëm të drejtësisë dhe tha: "Sistemi gjyqësor i Iranit duhet të jetë simbol i drejtësisë, duhet të jetë një organ dhe institucion i cili mbështet dhe garanton të drejtën e qytetarëve për çfarëdo çështje në të cilën ata mendojnë që u është bërë padrejtësi. Prandaj kur qytetarët të referohen në organet e drejtësisë, duhet të jenë të sigurt dhe të qetësuar se do të rimarrin të drejtat që i janë shkelur në ndonjë mënyrë në formë tjetër. Në këtë mënyrë qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të lehtësuar për probleme të ndryshme sepse mund të referohen te organet e drejtësisë". Ajetullah Khamenei për realizimin e këtij objektivi të madh, e konsideroi të domosdoshëm respektimin e ligjit dhe theksoi: "Respektimi i ligjit, është themel i jetës kolektive, prandaj një prej detyrave të sistemit gjyqësor është lufta kundër shkeljes së ligjit dhe ndalja e shkelësve të ligjit".

Dr. Beheshti, kryetari i parë i sistemit gjyqësor të Republikës Islamike të Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në pjesën tjetër të fjalës së tij, tha se detyra e këtij organi është një përgjegjësi sovrane dhe e pavarur. Ai në shpjegimin e kësaj çështje tha: "... Gjykimi ose ndarja e drejtësisë dhe shuarja e armiqësisë dhe ndëshkimi i shkelësve të ligjit, është një veprim që duhet ta kryejë shteti. Nëse ky veprim do të kryhet në mënyrë të mirë, atëherë rezultati është ky që qytetarët do të jenë të kënaqur nga aparati shtetëror, por nëse ai veprim kryhet në mënyrë të mangët, ose kryhet në mënyrë të keqe dhe me mangësi, atëherë qytetarët do të jenë të pakënaqur nga aparati shtetëror dhe do të jenë të shqetësuar". Prandaj, funksioni dhe veprimi i drejtë i sistemit gjyqësor të Republikës Islamike të Iranit, ka rëndësi shumë të madhe dhe shumë të çmuar. Për këtë arsye Ajetulla Khamenei e konsideroi shumë të rëndësishëm ndryshimin dhe reformën në këtë organ, procesi i të cilit ka filluar më parë ndërsa kërkoi përshpejtimin dhe vazhdimin e këtij procesi. Ai insistoi në këtë çështje se duhet të përcaktohen kriteret dhe afati kohor i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe reformave dhe të realizohet me një dinamizëm të përshtatshme në mënyrë që këto ndryshime të jenë të dukshme për të gjithë.   

Sistemi gjyqësor i Republikës Islamike të Iranit pasi që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe problemeve në rendin dhe sigurinë e vendit, vazhdimisht bëhet objekt i sulmeve propaganduese dhe akuzave të ndryshme nga ana e mediave të huaja dhe nga ana e disa lëvizjeve të brendshme. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë: "Sot sistemi gjyqësor ndodhet nën presionin më të madh propagandues dhe medial, edhe nga ana e armiqve të cilët ndodhen jashtë vendit, edhe nga ana e faktorëve servilë të brendshëm". Prandaj, për këtë arsye informimi i drejtë dhe lufta kundër këtyre propagandave helmuese, është prej preokupimeve të funksionarëve të sistemit gjyqësor.

Zgjerimi i drejtësisë, qëllimi i sistemit gjyqësor

Ajetullah Khamenei strategjinë për t'u përballur me këtë propagandë negative e quajti vetëdijesimin e qytetarëve dhe krijimin e besimit për ata te ky organ dhe tha: "Përpara opinionit publik duhet të dilet me modesti, solidaritet dhe dashuri duke krijuar mirëkuptim me opinionin publik. Kjo është shumë me rëndësi dhe duhet të krijohet mirëkuptim dhe të fitohet besimi i opinionit publik". Prandaj, Ajetullah Khamenei tha se për informimin e qytetarëve në lidhje me veprimet e sistemit gjyqësor, ekziston nevoja që të zhvillohet një veprimtari e drejtë informative dhe në mënyrë të objektivizuar që të ushtrojë ndikim mbi zemrën e popullit dhe shtoi: "Kjo veprimtari informative ka metodën e vet dhe konsiderohet një veprimtari artistike dhe e matur. Një prej detyrave më të rëndësishme të sistemit gjyqësor është kjo që të caktojë një ekip ekspert të fushës së informimit në mënyra të ndryshme duke përfshirë edhe atë artistike dhe ky ekip duhet të projektojë këtë veprimtari jo vetëm për një ditë ose për një periudhë të caktuar, por në mënyrë të vazhdueshme". Ajetullah Khamenei në vazhdim the se një përgjegjësi tjetër që duhet ta kryejë sistemi gjyqësor për të forcuar besimin e qytetarëve te ky organ, është mbikëqyrja dhe inspektimi i vazhdueshëm mbi punën gjyqësore dhe e gjykatësve në përgjithësi. Edhe pse një veprim i tillë është kryer edhe në të kaluarën, por tani duhet të ndiqet dhe të vazhdojë me seriozitet më të madh dhe në nivel më të gjerë. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë tha se duhet të dallohen dhe vlerësohet gjykatësit shëmbëlltyrë dhe duhet të ndëshkohen dhe qortohen gjykatësit dhe funksionarët që shpërdorin detyrën e tyre. "Unë mendoj se procesi për ndryshimin dhe zbatimin e reformës së brendshme në sistemin gjyqësor duhet të vazhdojë me seriozitet në të gjitha strukturat e këtij organi", tha Ajetullah Khamenei.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim tha se lufta kundër korrupsionit sidomos në çështjet ekonomike dhe krijimi i sigurisë në këtë sektor, është prej detyrave të rëndësishme të sistemit gjyqësor dhe shtoi: "Një tjetër detyrë që sistemi gjyqësor duhet ta kryejë në fushën e çështjeve ekonomike, është pikërisht lufta kundër korrupsionit ekonomike atyre që bëjnë korrupsion ekonomik. Sistemi gjyqësor duhet të luftojë korrupsionin ekonomik në atë mënyrë që të mos krijohen probleme për sigurinë, për atmosferën e punës dhe biznesit të qytetarëve si dhe atmosfera e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve të jetë një atmosferë me siguri të plotë". Ajetullah Khamenei theksoi se korrupsioni ekonomik në Iran nuk është në nivel gjithëpërfshirës ashtu siç po propagandojnë mediat duke ndjekur qëllime politike, ndërsa shtoi: "Korrupsioni nuk është gjithëpërfshirës, korrupsioni ekonomik është në nivel të ulët, por ekziston edhe në strukturat shtetërore edhe në strukturat qytetare. Edhe në ambientin e punës, ata që janë të korruptuar janë në numër të vogël". Më pas lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se edhe ai numër i vogël i të korruptuarve ekonomik, duhet të luftohet në mënyrë të prerë dhe të hapur dhe mënyrë e kësaj lufte duhet të shpjegohet për qytetarët.

Përgjigja ndaj dilemave dhe propagandës së pretenduesve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kundër Republikës Islamike të Iranit, duhet të jetë një prej veprimeve të sistemit gjyqësor. Ajetullah Khamenei në takim me funksionarët e sistemit gjyqësor të Iranit theksoi: "Ne në fushën e të drejtave të njeriut, kemi kërkesa të mëdha nga bota dhe nuk i kemi asgjë borxh botës".

Ajetullah Khamenei në këtë drejtim përmendi disa shembuj të veprimeve kriminele që kanë kryer shtetet të cilat pretendojnë se janë mbrojtës të të drejtave të njeriut. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë kuadër vuri në dukje krimet e Francës në shtypjen e lëvizjes për liri të popullit të Algjerit në mes të shekullit 20 ku gjatë kësaj lufte francezët vetëm për të shtypur popullin algjerian kanë vrarë mbi një milion njerëz. Ajetullah Khamenei duke folur për krimet e Francës në Algjeri, tha: "Këto tragjedi që kanë krijuar francezët në Afrikë, në Algjeri dhe në vendet e tjera afrikane, kur njeriu i lexon, me të vërtetë rrëqethet. Për shembull një prej këtyre krimeve dhe masakrave është vrasje e banorëve civilë të fshatrave në Algjeri ku francezët një turmë të madhe njerëzish i kanë vrarë në një kënetë të mbushur me naftë dhe lëndë djegëse pastaj i kanë djegur trupat e tyre. Krime të tilla janë kryer nga Franca në Algjeri".   

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim përmendi edhe vrasjen e popullit të Indisë nga forcat ushtarake të Anglisë në kopshtin Jallianwala në vitin 1919 dhe gjatë periudhës kur India ishte koloni e Anglisë, ndërsa tha: "... Në Indi një turmë rreth 6000 njerëz janë mbledhur në një vend të quajtur Jallianwala për të protestuar, ndërsa anglezët në hyrje të kësaj zone kishin vendosur mitraloza dhe brenda disa orëve kanë vrarë dhe plagosur me mijëra njerëz protestues të paarmatosur".

Krimet e Amerikës kundër njerëzimit gjatë historisë së saj të shkurt janë të shumta dhe të kryer në mënyrë të hapur duke filluar nga vrasja e popullatës autoktone dhe e zezakëve e deri të llojet e ndryshme të krimeve të kryera kundër popujve të tjerë. Për këtë arsye, Ajetullah Khamenei duke folur për tragjeditë në Siri, Jemen dhe në Mianmar që po ndodhin në periudhën aktuale, tha: "Këto janë pretenduesit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ne kemi shumë për të folur në fushën e të drejtave të njeriut, ne kemi pretendime kundër pretenduesve të rrejshëm dhe mashtrues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut".

Ajetullah Khamenei në fund të fjalës së tij, e luti Zotin e madhëruar që të ndihmojë funksionarët e sistemit gjyqësor në kryerjen e detyrave të tyre dhe kërkoi nga ata që të bëjnë të gjitha përpjekjet që populli iranian të ketë një sistem gjyqësor të nivelit sa më të lartë me të cilin do të jenë të kënaqur qytetarët.

Tags