Ramazani në vende të ndryshme (Iran)
Muaji i shenjtë i Ramazanit në të gjitha vendet islame ka një madhështi dhe respekt të veçantë. Pikërisht për këtë arsye dhe duke theksuar unitetin në botën islame, me qëllim të njohjes me traditat dhe zakonet, adhurimet dhe me kulturat e vendeve të ndryshme islame, në çdo edicion të këtij programi, do të prezantohen traditat dhe zakonet e muajit të Ramazanit të një vendi në kuadër të transmetimit nga një personalitet të vendit përkatës. Edicionin e parë të këtij programi do t’ia kushtojmë Irani
Irani është një vend i lashtë, i gjerë dhe grupe etnike të ndryshme. Popullata e grupeve etnike të ndryshme të këtij vendi për çdo vit me pasion dhe entuziazëm të pa përshkruar mirëpresin ceremonitë e ndryshme kombëtare dhe fetare të tyre dhe në këto ceremoni, manifestojnë bindjet e tyre fetare dhe kombëtare në formën më të bukur të mundshme. Një prej këtyre ceremonive të rëndësishme fetare në Iran janë ceremonitë përkatëse me muajin e shenjtë të Ramazanit të cilat organizohen në rajone të ndryshme të këtij vendi.
Narratori: Unë quhem Ali, jam një i ri iranian. Profesioni im është turizmi iranian. Unë deri më tani kam udhëtuar gati në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Iranit dhe nga afër jam njohur me traditat dhe zakonet e grupeve të ndryshme etnike të Iranit. Mirëpo gjatë ditëve të muajit të Ramazanit nuk ka dallim se në cilin vend të Iranit ndodhesh. Në çdo rajon dhe zonë të këtij vendi në kohën e perëndimit të diellit, aroma e bukur e ushqimeve iraniane që ngritët nga sofrat e njerëzve, mbush rrugët dhe rrugicat ndërsa zëri i lutjeve dhe duave të njerëzve në kohën e iftarit dhe syfyrit i jep një ndjenë të bukur banorëve dhe njerëzve të pranishëm në qytete dhe fshatra të Iranit. Një prej zakoneve interesante dhe të vjetra të përhapura mes neve iranianëve është tradita e hedhjes së plisit ose hedhjes së gurit e cila akoma ruhet dhe zbatohet në disa rajone të Iranit. Sipas kësaj tradite, në kohën e perëndimit të diellit një ditë para fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë njerëzit i madh e i vogël kapin në dorë një plis dhe kthehen në drejtim të Kibles dhe shqiptojnë këtë lutje: “O Zot, kam thyer mëkatet dhe veprimet e këqija të kaluara dhe e kam përgatit veten për adhurim dhe agjërim në muajin e Ramazanit!”. Pastaj, fuqishëm e hedhin plisin për toke që të thyhet dhe njerëzit kishin bindje që me thyerjen e plisit, të gjitha veprimet e tyre të këqija që kanë bërë në të kaluarën, thyhen dhe zhduken.
Narratori – vazhdim: Të gjithë të rinjtë iranianë kanë kujtime të bukura nga zgjimi para agimit dhe ngrënia e syfyrit në periudhën e fëmijërisë. Edhe mua më kujtohet ajo kohë kur teknologjia akoma nuk ishte zhvilluar e përhapur në çdo vend dhe nuk kishte akoma orë me zile në të gjitha shtëpitë, një prej fqinjëve e merrte në përgjegjësi për të zgjuar të gjithë fqinjët e tjerë në kohën e syfyrit dhe kështu në një kohë të caktuar binte zilja e shtëpisë që të zgjohen të banorët e shtëpisë dhe të përgatiten për ngrënien e syfyrit dhe të falin namazin e agimit. Më pas kur e vizitova qytetin Kum, e kuptova se kjo traditë akoma ekziston dhe zbatohet në këtë qytet dhe njerëzit e quajnë atë “Thirrje e Syfyrit”. Kjo traditë zhvillohej në atë mënyrë që një grup në kohën e syfyrit këndojnë lutje të veçanta dhe ecin me fener nëpër rrugë dhe i zgjojnë fqinjët nga gjumi. Jo vetëm në Kurm, po edhe në qytete të tjera si në Khomejn, kjo traditë akoma ruhet dhe zbatohet për muajin e Ramazanit. Në qytetin Khomejn, këtë detyrë e kryejnë adoleshentët dhe duke i rënë daulles, i zgjojnë fqinjët për kohën e syfyrit.
Një tjetër prej traditave të vjetra që zbatohej për kohën e syfyrit gjatë muajit të bekuar Ramazan në Iran, është tradita e thirrjes së natës e cila më shumë zbatohej në provincën Khorasani Jugor dhe në përgjithësi është e ngjashme me traditën e thirrjes së syfyrit. Sipas kësaj tradite, në kohën e syfyrit, tre herë i bien daulles. Herën e parë për t’u zgjuar nga kohën e duhur të syfyrit dhe për ta përgatitur syfyrin. Herën e dytë i bien daulles për të ngrënë ushqimin e syfyrit dhe herën e tretë për të lajmëruar kohën e namazit të agimit. Njëkohësisht me secilën herë të rënies së daulles, një prej burrave që ka zë të bukur, këndon lutjen e syfyrit dhe u bënë thirrje njerëzve që të zgjohen dhe të ngrënë syfyr.

Narratori: Një traditë tjetër e muajit të Ramazanit është organizimi i kuvendeve për leximin e Kur’anit (khatme) nga grat dhe burrat në mënyrë të veçantë dhe të ndarë e cila zhvillohet edhe nëpër shtëpi edhe nëpër xhami. Në këtë ceremoni zakonisht për çdo ditë të muajit të bekuar të Ramazanit, lexohet një xhuz i Kur’anit të shenjtë nga personat e pranishëm në kuvendet e leximit të Kur’anit dhe kështu deri në fund të muajit të Ramazanit lexohet një herë i gjithë Kur’ani i shenjtë. Ceremonia e leximit të Kur’anit të shenjtë sidomos gjatë netëve të Kadrit, net të cilat shoqërohen me ceremoni për këndimin e duave dhe lutjeve të veçanta, ka një atmosferë shumë të veçantë shpirtërore për besimtarët myslimanë me agjërim të cilën në pak ditë të vitit mund ta përjetojnë.
Ceremonia e iftarit në muajin e bekuar të Ramazanit gjithashtu ka një pozitë shumë të lartë në Iran. Iranianët besojnë se në fenë Islame është porositur në masë shumë të madhe për të dhënë iftar për besimtarët agjërues. Iranianët janë të njohur në botë për mikpritje, prandaj dyert e shtëpive të qytetarëve iranian janë të hapura për mysafirët në kohën e iftarit. Një prej ceremonive interesante në kohën e iftarit në mesin e popullatës së provincës Sistan-Baluçistan në juglindje të Iranit, quhet “Arak-Barak”. Kjo fjalë është me kuptimin e sjelljes dhe dërgimit. Kjo traditë është në këtë mënyrë që në çdo shtëpi që del tymi nga oxhaku i saj, banorët e asaj shtëpie duhet të dërgojnë ushqimin që kanë gatuar në të gjitha shtëpitë ose familjet të cilët kanë nuhatur tymin e asaj shtëpie. Me këtë traditë interesante shumica e njerëzve në kohën e iftarit janë mysafirë të njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë edhe njerëzit e varfër përfitojnë në masë të gjerë nga kjo mikpritje e njerëzve. Turkmenët në veri të Iranit gjithashtu kanë një traditë e cila quhet “O Ramazan” e cila zhvillohet në këtë mënyrë që në iftarin e gjysmë muajit të Ramazanit, pas falënderimit të Zotit, njerëzit së bashku me imamin e xhamisë shkojnë në shtëpitë e njëri-tjetrit ndërsa fëmijët dhe adoleshentet gjatë kësaj ceremonie recitojnë poezi dhe ilahi të ndryshme. Kjo ceremoni tradicionale zhvillohet me qëllim të inkurajimit të agjëruesve për të vazhduar agjërimin e vet në muajin e bekuar të Ramazanit.
Narratori: Ne, iranianët kemi sofra me ushqime të llojllojshme dhe të ndryshme. Kjo larmi e ushqimeve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, vërehet gjatë këtij muaji më shumë se në çdo kohë tjetër. Gjatë këtij muaji të bekuar në çdo qytet e fshat të Iranit vërehen ushqime të llojllojshme në sofrat e iftarit iranian. Për shembull, në provincën Hamedan një ushqim i ëmbël me emrin “Angushtpiç” vendoset në sofrën e iftarit i cili është i ëmbël dhe ka vlerë të lartë ushqimore. Një lloj buke me emrin “Fatir” gjithashtu ndodhet në shumë prej sofrave të iftarit në mesin e iranianëve. Buka “Fatir” është një bukë e ëmbël dhe e ngrohtë dhe hahet së bashku me hurma dhe qumësht. Grat kurde gatuajnë një lloj buke me emrin “Kulire” dhe në ditën e 27-të të muajit të Ramazanit e shpërndajnë këtë lloj buke në mesin e fqinjëve. Ato dërgojnë në xhami bukë “Kulire” dhe hurma dhe në kohën e iftarit e shpërndajnë atë mes besimtarëve pas faljes së namazit. Në sofrat e popullatës së Gilanit vërehet një ushqim që quhet “Falude Gol” që gatuhet me miell të orizit dhe është ushqim shumë i dobishëm për trupin e njeriut gjatë ditëve të agjërimit. Çaji gjithashtu është pija e zakonshme në sofrat e iranianëve në syfyr dhe iftar. Mirëpo përkrah të gjitha këtyre ushqimeve të larmishme dhe të llojllojshme, ushqimi më i zakonshëm, i thjeshtë por shumë i shijshëm në sofrat e iftarit të shumë iranianëve është buka dhe djathi, hurma dhe jeshillëqet, arra dhe çaji që përdoret në kohën e iftarit nga agjëruesit gjatë muajit të Ramazanit.

Një prej ceremonive dhe traditave të rëndësishme që është bërë e zakonshme pas Revolucionit Islamik të Iranit në muajin e Ramazanit në Iran dhe në shumë vende të tjera islam, është Dita e Kodsit. Dita Botërore e Kodsit është e premtja e fundit e muajit të Ramazanit të cilën Imam Khomejni (ra) në vitin 1979, e ka shpallur atë ditë zyrtare për mbështetjen e popullit të Palestinës dhe u ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve të botës të bashkohen me njëri-tjetrin për të vepruar kundër regjimit sionist dhe mbështetëse të tij deri në çlirimin e Kodsit të shenjtë. Imam Khomejni (ra) në këtë mesazh të cilin e ka dërguar më 7 gusht të vitit 1979, duke iu drejtuar të gjithë myslimanëve të botës, ka thënë:
Bismil-lahirrahmanirrahim
Unë përgjatë shumë viteve me radhë ua kam tërhequr vërejtjen për rrezikun e Izraelit uzurpues i cili këtyre ditëve ka shtuar sulmet agresive dhe barbare kundër vëllezërve dhe motrave palestineze dhe sidomos në pjesën jugore të Libanit, po bombardon vazhdimisht shtëpitë dhe vendbanimet për të zhdukur luftëtarët palestinezë.
Unë u bëj thirrje të gjithë myslimanëve të botës dhe të gjithë shteteve islame që të bashkohen me njëri-tjetrin për të luftuar kundër këtij uzurpatori dhe mbështetësve të tij dhe u bëj thirrje të gjithë myslimanëve të botës që në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që konsiderohet një prej ditëve të Kadrit dhe mund të jetë përcaktuese e fatit të popullit të Palestinës, ta emërojmë me emrin “Dita e Kodsit” dhe gjatë marsheve dhe ceremonive të deklarohet solidariteti dhe uniteti ndërkombëtar i myslimanëve në mbështetje ndaj të drejtave ligjore të popullit mysliman të Palestinës. E lusim Zotin e madhëruar për fitoren e myslimanëve ndaj jobesimtarëve!
Emërimi i të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit me emrin Dita Botërore Kodsit, është mbështetur nga shumë mendimtarë dhe intelektual dhe sot përveç në Iran kjo ditë manifestohet me marshe protestuese dhe ceremonie të ndryshme edhe në shumë vende të ndryshme të botës.

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, iranianët ashtu si të gjithë myslimanët e tjerë të botës, organizojnë ceremoninë madhështore të Fitër Bajramit në shenjë falënderimi për një muaj agjërim. Kjo ceremoni madhështore organizohet në qytete e fshatra të ndryshme të Iranit dhe pas saj shpërndahen ushqime nazrije në mesin e njerëzve. Për shembull, banorët e qytetit Jazd gjatë një tradite të rëndësishme me emrin “Çorba Narije Abulfazl Al-Abas”, të cilën e gatuajnë në mëngjes herët ditën e Fitër Bajramit, shpërndajnë këtë ushqim mes besimtarëve pas namazit në xhami dhe qytetarëve të tjerë. Në qytetin Shiraz, në mëngjesin e ditës së Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë pas faljes së namazit e ftojnë njëri-tjetrin për ngrënien e mëngjesit së bashku. Ata gjithashtu shpërndajnë ushqim të thjeshtë një kafshatë bukë e djathë dhe jeshillëqe për fqinjët dhe kalimtarët e rast. Popullata e rajoneve veriore të Iranit në ditën e Fitër Bajramit, veshin rrobat e tyre tradicionale dhe me fytyrë të buzëqeshur i urojnë njëri-tjetrit këtë ditë të madhe ashtu si gjithë qytetarët e Iranit.
Narratori: Një traditë tjetër e bukur e Fitër Bajramit, quhet tradita e pajtimit. Në bazë të traditave të vjetra në këtë ditë të festës së Fitër Bajramit, më të mëdhenjtë e fisit ose pleqtë e familjes marrin iniciativë për të mënjanuar urrejtjet dhe armiqësitë mes personave që kanë mosmarrëveshje ose konflikte. Me këtë veprim të pëlqyeshëm, ata shtojnë edhe më tepër ëmbëlsinë dhe bukurinë e Fitër Bajramit. Gjithashtu të rinjtë e fejuar blejnë dhe dërgojnë dhurata të ndryshme për nuset e tyre. Në disa rajone të Iranit si në provincën Sistan-Baluçistan natën e madhe para festës së Fitër Bajramit, grat dhe vajzat i pikturojnë duart e me këna. Ato me ngjyrën kënasë pikturojnë lule të bukura mbi duart e tyre dhe me këtë zbukurim tradicional, mirëpresin festën e Fitër Bajramit.