Nëntor 24, 2021 08:38 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth përhapjes dhe shtrirjes së lëvizjes së islamofobisë edhe në nivel të fëmijëve myslimanë në Britaninë e Madhe dhe pasojat e saj.

Fëmijët në çdo vend të botës përbëjnë shtresën më të dobët të shoqërisë, mirëpo islamofobistët në Evropë në urrejtjen dhe armiqësinë e tyre nuk kanë kursyer as fëmijët e myslimanëve. Rezultatet e hulumtimeve të një eksperti të çështjeve të familjes dhe fëmijëve tregojnë se fëmijët myslimanë në Angli gjithnjë po përballen me dhunën e racistëve dhe islamofobistëve dhe kjo është shndërruar në një pjesë të jetës së përditshme të fëmijëve myslimanë. Shtimi i urrejtjes dhe racizmit është deri në atë masë sa që disa fëmijë myslimanë kanë frikë që të shkojnë edhe në xhami. Saham Al-Kasem, ekspert i çështjeve të familjes dhe fëmijëve nga qendra e fëmijëve "Vanir" në Londër, në bazë të studimeve të tij në fushën e islamofobisë në Britani që ka kryer në mesin e fëmijëve myslimanë, thotë: "Një numër i madh i fëmijëve flasin rreth kësaj të vërtete që për të qenë myslimanë, është një kohë dhe jetë shumë e frikshme. Këto studime që janë kryer në bashkëpunim mes Universitetin Kings dhe Qendrës Islame për Mbështetje Sociale të Londrës, tregojnë se fëmijët myslimanë për shkak të fesë së tyre, po ndjejnë pasiguri. Në studimet e Al-Kasem thuhet se frika nga sulmet ndaj tyre, është një prej çështjeve të rëndësishme të jetës së përditshme të fëmijëve myslimanë. Nxënësit myslimanë gjatë këtij hulumtimi kanë thënë se në rast se ata i përmbahen bindjeve të tyre fetare, ata përqeshën dhe vazhdimisht paralajmërohen se duhet të largohen nga Anglia. Një numër i madh i nxënësve myslimanë pasi të kuptojnë se vështrimi i kolegëve të klasës dhe fqinjëve ndaj tyre është shumë më i ndryshëm se sa mendimi që kanë myslimanët rreth vetes, pësojnë një goditje shumë të madhe nga aspekti psikologjik. Al-Kasem ka paralajmëruar se këto fanatizma dhe diskriminime ushtrojnë ndikim shkatërrues mbi fëmijët myslimanë. Ai kërkon bashkëpunimin e shtresave të informuara të shoqërisë me viktimat e fanatizmave dhe diskriminimeve si një program efikas për mënjanimin e këtyre problemeve. Mihad Fehmi nga komiteti për të drejta të njeriut në Këshillin Kombëtar të Myslimanëve në Kanada, gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Myslimanët gjithnjë janë objektiv e sulmeve që kryen në bazë të perceptimeve të pavërteta dhe negative rreth Islamit, sidomos nga ana e atyre të cilët nuk e kuptojnë fenë Islame. Ata mendojnë se fëmijët myslimanë kanë ardhur nga familjet e shtypura, mirëpo ky perceptim është plotësisht i gabuar she shumë larg të vërtetës".

Zgjerimi dhe shtrirja e Islamofobisë në Evropë deri në nivelin e fëmijëve myslimanë, tregon thellimin gjithnjë e më tepër të islamofobisë në mesin e shoqërive perëndimore dhe pasqyron edukimin e një gjenerate në Evropë e cila urrejtje dhe armiqësi të thellë ndaj myslimanëve. Nga ana tjetër, vetëbesimi dhe personaliteti i fëmijëve myslimanë që nga fëmijëria, dëmtohet në mënyrë serioze. Një prej krenarive të shoqërive perëndimore është toleranca, bashkëjetesa dhe liria e shprehjes. Në ligjet e shteteve perëndimore dhe në kulturën e tyre, situata paraqitet në këtë mënyrë që personaliteti i njerëzve dhe bindjet e tyre janë të respektuara. Kjo është në kohën kur Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë dhe në shtetet perëndimore në përgjithësi, tregon një situatë dhe një realitet plotësisht të kundërt me këtë pretendim të shoqërive perëndimore. Lëvizja e Islamofobisë në bazë të studimeve të Saham Al-Kasem, ekspert i çështjeve të familjes dhe fëmijëve nga qendra e fëmijëve "Vanir", është zgjeruar dhe përhapur në masë të madhe edhe ndaj fëmijëve myslimanë në shoqëritë perëndimore. Kjo situatë paraqet një alarm serioz për shoqëritë evropiane sepse vazhdimi i kësaj situate, rezulton me forcimin e krahut të ekstremit të djathtë dhe islamofobist në Evropë. Kjo lëvizje gjithashtu edhe aktualisht konsiderohet një kërcënim kundër unitetit dhe solidaritetit kulturor dhe kundër stabilitetit në këto vende. Një prej faktorëve për të cilin thuhet se është bërë shkak për animin e disa të rinjve myslimanë të Evropës drejt lëvizjeve takfiriste dhe terroriste, është poshtërimi, diskriminimi dhe nënçmimi i tyre në shoqëritë perëndimore. Shtetet dhe mediat perëndimore nuk kanë dobi nga Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit. Ato duke iu bashkangjitur lëvizjes së Islamofobisë në vendet e tyre, ndoshta mund ta arsyetojnë islamofobinë e tyre duke krijuar lloje të ndryshme të kufizimeve për minoritetin mysliman si ndalimin e hixhabit për femrat myslimane dhe me krijimin e kufizimeve për myslimanët në qendra islame dhe nëpër xhamia, mirëpo në periudhën afatgjate ndikimi negativ i këtyre politikave mbi shoqëritë perëndimore do të jetë shumë i madh. Lëvizja e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit do t'i largojë shoqëritë perëndimore nga orbita e racionalizmit dhe tolerancës dhe do ta rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë politike dhe shoqërore të tyre.

Natyrisht se myslimanët në shoqëritë perëndimore nuk po qëndrojnë pasiv dhe as nuk janë dorëzuar përball lëvizjes islamofobiste, por ata me veprime dhe programe të ndryshme në raste dhe tubime solemne, po mundohen të prezantojnë Islamin paqedashës dhe drejtësidashës për shoqëritë perëndimore. Karakteristika më e rëndësishme morale e Hazretit Muhamed s.a.v.s. si profet dhe i Dërguar i fundit i Zotit për njerëzimin, është sjellja e mirë dhe dashuria ndaj njerëzve. Në Kur'anin e shenjtë gjithashtu është theksuar në masë të madhe sjellja e mirë si një prej përkryerjeve më të mësa morale të njeriut. Një prej arsyeve më të rëndësishme të përhapjes së Islamit nga Lindja deri në Perëndim në mbarë botën pasi kaluan 25 vjet nga shpallja e Hazretit Muhamed s.a.v.s. si profet hyjnore, ishte personaliteti i tij i mëshirshëm dhe me plotë dashuri. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e ka quajtur vetën "baba të umetit" jo vetëm në kohën e tij, por për të gjithë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat deri në Kiamet. Myslimanët në Perëndim gjatë viteve të fundit kanë shtuar aktivitetin e tyre shoqërore për t'u përballur me lëvizjen e Islamofobisë dhe gjithashtu për të prezantuar Islamin e vërtetë dhe burimor. Një prej temave kryesore të myslimanëve në  fushën e informimit dhe predikimit, është prezantimi i personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Myslimanët në Evropë dhe në Amerikë gjatë festës së krishtlindjeve janë munduar që nëpërmjet iniciativave të ndryshme si dërgimin e panoramave për urime nëpër shtëpitë me thënie të përzgjedhura nga mësimet e Islamit dhe duke përmendur pozitën e Hazretit Isa a.s. në Kur'anin e shenjtë dhe në mësimet islame, të përhapin moralin e dashurisë dhe miqësisë në shoqëritë perëndimore.

Shoqata islame e studentëve iranianë në Londër në prag të vitit të ri, ka marrë iniciativën për shpërndarjen e panoramave me urime për krishtlindjet me mesazhe nga ajetet e Kur'anit të shenjtë që flasin në lidhje me Hazretin Isa a.s.. Këto panorama janë shpërndarë për fqinjët e qendrës "Teohid" të Londrës. Një prej anëtarëve të qendrës kur'anore në lindje të Londrës ka përgatitur panorama urimesh për krishtlindjet të zbukuruara me mesazhe nga ajetet e Kur'anit të shenjtë që flasin rreth Hazretit Isa a.a. dhe me fotografin e Masxhidul-Aksa dhe i ka dërguar ata për Papën, mbretëreshën e Anglisë, politikanët, për kishat, për bashkëpunëtorët dhe për fqinjët e tij të krishterë. Dr. Muhamed Fahim, ka dhjetë vite që në prag të festave të krishtlindjeve, përgatit 4000 panorama urimesh për krishtlindjet të cilat përmbajnë fotografi të Masxhidul-Aksa-së dhe ajete kur'anore dhe për çdo vit i dërgon ato për autoritetet politike, kishat dhe për njerëzit me të cilët ka komunikim ose çfarëdo lloj bashkëpunimi. Ai ka thënë se këto panorama i dërgon për anëtarët e familjes mbretërore, për deputetët e Parlamentit, për kishat, universitetet, për Papën, për liderët e Bashkimit Evropian dhe për fqinjët e tij dhe është interesantë se ai merr edhe përgjigje interesante. Fahim thotë: "Ndihem i nderuar që për çdo vit mbretëresha dhe kryeministri i Britanisë dhe Papa i përgjigjen panoramave të mia". Dr. Fahim shpreson se panoramat e tij do të mund të ndihmojnë në mënjanimin e perceptimeve të gabuara në lidhje me Islamin.

 

 

Tags