Nëntor 22, 2023 19:27 CET

Rajoni i Azisë Perëndimore që nga fillimi i shekullit 20 si një rajon strategjik, ka rëndësi jetike për ekonominë botërore në përgjithësi dhe për ekonomitë e zhvilluara në mënyrë të veçantë. Ky rajon, nën ndikim të karakteristikave të veçanta gjeoekonomike, gjithnjë ka qenë një ambient për shfaqjen e sfidave në fushën e sigurisë. Disa prej këtyre sfidave janë brenda rajonale, mirëpo faktorët kryesorë dhe të qëndrueshëm në këtë drejtim kanë burim të jashtëm.

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik” gjatë të cilit do të shqyrtojmë dhe analizojmë rrënjët e pasigurisë në rajon.

Rajoni i Azisë Perëndimore që nga fillimi i shekullit 20 si një rajon strategjik, ka rëndësi jetike për ekonominë botërore në përgjithësi dhe për ekonomitë e zhvilluara në mënyrë të veçantë. Ky rajon, nën ndikim të karakteristikave të veçanta gjeoekonomike, gjithnjë ka qenë një ambient për shfaqjen e sfidave në fushën e sigurisë. Disa prej këtyre sfidave janë brenda rajonale, mirëpo faktorët kryesorë dhe të qëndrueshëm në këtë drejtim kanë burim të jashtëm.

Në një kategorizim të përgjithshëm, deri në kohën e pasigurive dhe trazirave të vitit 2011, shumica e këtyre sfidave të sigurisë buronin nga rivalitetet territoriale, politike dhe ushtarake si dhe nga konfliktet mes faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të rajonit. Megjithëkëtë, pasiguritë dhe trazirat e vitit 2011 i dhanë përmasa të reja kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë që ekzistonin në rajon.  Në këtë proces, faktorët e huaj ndërhyrës vendosen në qendër të prioriteteve plane dhe projekte të reja për të depërtuar në rajonet e rëndësishme, për të ndryshuar identitetin, kulturën dhe për të shkatërruar interesat e popujve dhe për t’i mbajtur në prapambetje vendet e rajonit. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, që nga shumë dekada më parë kanë ekzistuar bashkëpunime të gjera mes regjimit sionist, Amerikës dhe Anglisë. Historia e gjysmë shekullit të funtit tregon se veprimet destruktive, spiunazhi dhe veprimet kundër sigurisë janë kryer në mënyrë të ndryshme nga ana e Amerikës dhe regjimit sionist në rajonin e Azisë Perëndimore dhe disa prej këtyre metodave ka qenë depërtimi i drejtpërdrejtë i agjentëve dhe elementëve të spiunazhit, dhënia e ndihmave financiare me qëllim të shfrytëzimit të grupeve armiqësore dhe për të shfrytëzuar personat e mashtruar për krijimin e trazirave të brendshme dhe për të dobësuar ekonominë dhe sigurinë e brendshëm dhe për të shtuar luftën psikologjike.

Regjimi sionist deri para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit me iluzionin e realizimit të ëndrrës nga Nili deri në Eufrat, për çdo ditë kryente agresion dhe sulmonte vendet e rajonit për të pushtuar sa më shumë territore dhe për ta zgjeruar territorin e vet, mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran u krijua një mur dhe pengesë e madhe përball regjimit sionist. Sionistët për të kaluar nga ky mur dhe nga kjo pengesë e madhe, ka zbatuar shumë plane dhe komplote e veprime të ndryshme për të prishur sigurinë dhe për të krijuar sfida të sigurisë për Iranin dhe për të gjithë rajonin.

Sipas raporteve të dokumentuara, rrjeti i spiunazhit të Amerikës me në krye Organizatën e Inteligjencës Qendrore të Amerikës (CIA) dhe në koordinim me Mossad, ka shtuar aktivitetet e veta në dy dekadat e fundit për realizimin e qëllimeve të tyre për rrëzimin e qeverive dhe për krijimin e mosmarrëveshjeve mes grupeve etnike dhe fetare si dhe për ndarjen territoriale të Irakut dhe Sirisë. Regjimi sionist gjithashtu ka bërë përpjekje për të shtuar aktivitetin dhe praninë e vet në të gjithë rajonin Azisë Perëndimore dhe në rajonin e Kaukazit dhe duke depërtuar në rajon, të shtojë praninë e vet në të gjitha vendet rreth e rrotull Iranit.

Ajetullah Khamenei në një vështrim mbi rolin e regjimit sionist në krijimin e komploteve dhe pasigurive në rajon, i kushton vëmendje të veçantë rrënjëve të çështjes. Ajetullah Khamenei gjatë një fjalimi në lidhje me këtë çështje, duke kujtuar këtë realitet se sionistët që nga dita e parë e kanë shndërruar Palestinën në një bazë të terrorizmit, ka thënë: “Regjimi sionist jo vetëm që nuk është një vend, por është një bazë terroriste kundër popullit të Palestinës dhe kundër popujve të tjerë myslimanë. Prandaj, lufta kundër regjimit sionist, është një luftë kundër padrejtësisë e dhunës dhe një detyrë e përgjithshme”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik duke theksuar nevojën për shtimin e bashkëpunimit të vendeve myslimane në lidhje me çështjen e Palestinës dhe fatin e qytetit të shenjtë Kodsit, ka deklaruar: “Ky bashkëpunimi i vendeve myslimane është bërë ankth për armikun sionist dhe për mbështetësit e tij amerikanë dhe evropian, prandaj për të ikur nga ky ankth, ata kanë vendosur në zbatim planin e dështuar pazarllëku i shekullit dhe kanë shtuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes disa shteteve të dobëta arabe dhe regjimit sionist”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke numëruar disa shembuj shpresëdhënëse të ndryshimit të ekuacioneve të fuqisë në favor të palestinezëve dhe të dobësisë së thellë dhe të gjithanshme të regjimit sionist, ka thënë: “Ushtria e regjimit sionist e cila e prezantonte veten si një ushtria e cila “kurrë nuk ka pësuar disfatë”, sot është shndërruar në një ushtri e cila kurrë nuk do ta shikojë ngjyrën e fitores”.

Natyra e regjimit sionist është e bazuar mbi barbarizmin dhe egërsinë, luftës dhe shkatërrimit dhe deri më tani po vazhdon të punojë në këtë mënyrë. Mirëpo regjimi sionist tani më nuk mund të bëjë atë të cilën e bënte në të kaluarën. Izraeli aktualisht po vuan nga kriza e identitetit dhe është në kërkim të identitetit për të treguar ekzistencën e vet. Izraeli po përballet me shembjen e brendshme, politike dhe ideologjike dhe tani ata po bëjnë përpjekje që ta mbajnë gjallë atmosferën.

Gjeneral Husejn Dehkan, ish-ministri i mbrojtjes së Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Al-Jeum në maj të vitit 2017, ka thënë: “Për fat të keq, Arabia Saudite sot u shndërrua në rolin e përfaqësuesit të Amerikës dhe regjimit sionist në rajon dhe prania e Amerikës në rajon po realizohet me paratë e sauditëve. Shtetet arabe me në krye Arabinë Saudite duhet ta dinë se sot me paratë e tyre Amerika ka hy në rajon dhe me paratë e tyre po garantohet siguria e regjimit sionist. Ata vijnë në këtë rajon që të pretendojnë se ky rajon është i pasigurt dhe të arsyetojnë nevojën e pranisë së tyre në këtë rajon. Ata pretendojnë se synojnë të garantojnë sigurinë në këtë rajon, mirëpo vetë ata po bëjnë përpjekje të krijojnë pasiguri dhe trazira në rajon në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të krijojnë një treg të madh për shitjen e armatimeve për vete.

Yuaf Limur, ekspert i çështjeve ushtarake në gazetën sioniste “Israel Hayom” duke pohuar zyrtarisht implikimin dhe veprimet destruktive dhe terroriste të Mossad në rajon, thotë: “Atë çfarë e kemi vërejtur është ndryshim i qasjes që Mossad të cilën e ka bërë gjatë një dekade të kaluar pas vrasjes së Mahmud Al-Mabhuh, një prej liderëve të Hamas në Dubai, dhe ka vendosur që duke reduktuar rrezikun për agjentët e tij kryesor, të shfrytëzojë mercenarët në vend të agjentëve të tij kryesor”.

Ky ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë së regjimit sionist gjithashtu vë në dukje këtë çështje se këto veprime nuk janë të mundshme të realizohen pa ekzistencën e mbështetjes së qeverisë së Amerikës. Natyrisht se krerët e regjimit sionist nganjëherë për shkak të krizës me të cilën përballen, bëjnë pretendime të kota kundër Iranit sipas mendimet të tyre, po e kërcënojnë Iranin.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të Iranit, në përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve, ka theksuar: “Regjimi sionist nuk është armiku ynë kryesor. Ata nuk janë as në nivel të Republikës Islamike të Iranit dhe e dinë shumë mirë këtë, por nëse nuk e dinë, le ta dinë se nëse bëjnë çfarëdo lloj gabimi, atëherë e Tel Avivin dhe Haifan e rrafshojmë me tokë”.

 

Tags