Propagandae qendrave mediatike kundër Republikës Islamike të Iranit
Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, grupe të ndryshme kërkimore në Perëndim po monitorojnë zhvillimet në Iran nga këndvështrime të ndryshme. Një nga përgjegjësitë kryesore të grupeve të ekspertëve të këtyre qendrave është hartimi i strategjisë së operacioneve kundër Republikës Islamike të Iranit. Ndër më të rëndësishmet prej këtyre qendrave është Këshilli Atlantik i cili konsiderohet një nga grupet më me ndikim në fushën e politikës së jashtme amerikane, i cili filloi një projekt të gje
Në këtë edicion do të flasim rreth propagandës së qendrave dhe institucioneve mediatike ndaj Republikës Islamike të Iranit.
Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lufta e Transmetimeve".
Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, grupe të ndryshme kërkimore në Perëndim po monitorojnë zhvillimet në Iran nga këndvështrime të ndryshme. Një nga përgjegjësitë kryesore të grupeve të ekspertëve të këtyre qendrave është hartimi i strategjisë së operacioneve kundër Republikës Islamike të Iranit. Ndër më të rëndësishmet prej këtyre qendrave është Këshilli Atlantik i cili konsiderohet një nga grupet më me ndikim në fushën e politikës së jashtme amerikane, i cili filloi një projekt të gjerë kërkimor mbi brezin e të rinjve iranianë në fund të vitit 2021. Holly Dagres, analiste dhe komentuese iranio-amerikane, është përgjegjëse për këtë projekt të rëndësishëm. Dagres ka punuar për çështjet sociale-politike të Iranit për shumë vite. Që nga viti 2018, ajo duke u vendosur në Qendrën e Këshillit Atlantik, është fokusuar në komunikimin e adoleshentëve dhe të rinjve iranianë në hapësirën virtuale. Në një pjesë të hulumtimit të saj, Dagres pohoi se sipas të dhënave të marra nga aktivitetet sociale të përdoruesve iranianë, disa nga të rinjtë e këtij vendi kanë potencialin për të krijuar kaos dhe trazira në hapësirën publike. Përveç kësaj, marsin e kaluar, në një raport të shkruar nga Fariba Parsa, e cila ka doktoruar në shkencat sociale dhe është studiuese në Universitetin "George Mason" në Uashington, SHBA, dhe konsiderohet një nga analistët e tjerë në institutet amerikane të mendimit, ka shkruar: "Revolucioni i ardhshëm do të jetë një revolucion i grave". Në këtë artikull, zhvillimet e radhës në Iran u parashikuan qartë bazuar në lëvizjen e grave iraniane. Gjithashtu, këto qendra kanë kryer kërkime të ngjashme për pakicat etnike, gjuhësore dhe fetare, si dhe për ndryshime të gjera sociale në Iran. Shumica e këtyre materialeve janë shkruar gjatë vitit të kaluar dhe bazuar në rrethanat dhe situatën e brendshme të Iranit. Sipas shumë ekspertëve dhe analistëve politiko-socialë, nuk është larg mendjes se këto kërkime janë lëndë djegëse e një pjese të rëndësishme të sistemit të luftës psikologjike të Pentagonit kundër Iranit në krijimin e shqetësimeve dhe problemeve sociale të fundit në shoqërinë iraniane.
Një vështrim mbi ngjarjet më të rëndësishme që ndodhen gjatë trazirave të fundit në Iran, tregon qartë se përdorimi i lajmeve të rreme ka qenë mjeti kryesor për formimin dhe intensifikimin e protestave të brendshme. Lajmi që shpejt dhe pa asnjë kufizim pushtoi hapësirën intelektuale të shoqërisë iraniane dhe ndezi zjarrin e trazirave që u bënë pikënisje e atyre zhvillimeve lidhur me shoqërinë e grave. Projekti për improvizimin e vrasjeve në kuadër të operacioneve psikologjike kundër popullit iranian, filloi me emrin e Mahsa Amini. Kur në Twitter u publikua lajmi i parë për vdekjen e të ndjerës Mahsa Amini, asnjëri prej përdoruesve të Twitter-it nuk e mendoi se disa orë më vonë kjo ngjarje do të bëhej lajmi më i rëndësishëm i të gjitha mediave në botë. Informacionet fillestare për këtë ngjarje, të cilat shpesh publikoheshin në hapësirën virtuale përmes llogarive të rrjeteve të huaja, shënuan një pjesëmarrje të paprecedentë në këtë drejtim në hapësirën virtuale.
Në orët e para, për këtë çështje kanë reaguar një grup aktivistësh që dukeshin si aktivist të zakonshëm të hapësirës kibernetike, veçanërisht përdorues të përditshëm të rrjeteve sociale. Njerëzit e këtyre grupeve përbënin gati 40% të të gjithë përdoruesve të Twitter-it, gjë që ishte e paprecedentë në hapësirën virtuale. Gradualisht, me aktivitetin e një numri të madh llogarish përdoruesish pa identitet dhe duke u fokusuar në lajmet e rrjetit saudit "Iran International" dhe rrjetit BBC Persian, hashtag-u "Mahsa Amini" u bë përmbajtja kryesore e tweeteve persiane dhe Instagramit. Llogaritë e aktivizuar në këtë propagandë, kryesisht nuk kanë kaluar më shumë se disa muaj nga historia e krijimit të llogarisë së tyre.
Temë kryesore e këtyre lajmeve ishte arsyet dhe shkaqet e vdekjes së Mahsa Aminit. Të tilla lajme si foto të rreme nga skanimi CT, deklarata false nga spitali ku ishte shtruar e ndjera Mahsa Amini, deklarata të rreme nga neurologë që të gjithë pretendonin se një frakturë e kafkës ishte shkaku i vdekjes së Mahsa Amini. Por të gjithë ishin pjesë e lajmeve të rreme që u përhapën me shpejtësi në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Madje në këtë kuadër, edhe debati për mënyrën e varrimit të Mahsa Aminit, protestat në rrugë dhe reagimi i ashpër dhe i diskutueshëm i figurave celibrite krijuan rrethanat për përhapjen e një vale më të gjerë të këtyre lajmeve të rreme. Në fazën tjetër, fluksit të lajmeve të rreme iu shtua edhe prodhimi i lajmeve të ndryshme. Lajme për vajzat e reja që pretendohej se janë vrarë. Një metodë e propagandës që u zhvilluar edhe në vitin 2009 (2008) me rastin e paqartë të Neda Agha Soltanit dhe krijoi terrenin për sanksionet më të rënda kundër Iranit. Qëllimi i improvizimit të këtyre vrasjeve, ishte krijimi i një konsensusi të gjerë kundër Iranit dhe bojkotimi i kombit. Këtë herë në projektin e improvizimit të vrasjes, emëruesi i përbashkët i shumicës së rasteve të ngritura nga mediat perëndimore ishte "një goditje me shkop në kokë" dhe veçoria dalluese e secilit prej tyre ishte "përkatësia e një prej grupeve etnike iraniane". Në këtë mënyrë, propaganda perëndimore mundohej të krijonte terrenin për kaos në pjesë të ndryshme të Iranit dhe midis grupeve të ndryshme etnike.
Më 1 tetor të vitit 2022, një raport i çuditshëm u publikua nga gazetari anglez Kit Klarenberg me titull "Dekodimi i luftës online të Pentagonit kundër Iranit" në faqen e internetit "Cradle". Në këtë raport, ai ka shkruar se trazirat e fundit në Iran ishin provokuar dhe projektuar nga jashtë, dhe duke u mbështetur në hulumtimet e veta, ai argumentoi se si presioni i një butoni në Amerikë shkakton dhunë në rrugët e Teheranit. Disa ditë pasi filluan trazirat dhe protestat më 16 shtator, gazeta amerikane "Washington Post" zbuloi në një raport se Pentagoni (Departamenti i Mbrojtjes i SHBA) po kryen një auditim dhe vlerësim të gjerë të përpjekjeve të tij në internet dhe operacioneve të luftës psikologjike pasi ekspozoi një numër të llogarive e rreme (trolls dhe bots) në hapësirën kibernetike. Këto llogari të rreme menaxhohen nga CENTCOM (Komanda Qendrore e SHBA në Azinë Perëndimore). Irani ndodhet në zonën gjeografike dhe në kryer të axhendës së Centcom, dhe duke pasur parasysh pozicionin e gjatë të Republikës Islamike si armiku kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të jetë befasuese nëse një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të luftës psikologjike dhe përhapja e informacioneve të rreme të kësaj pjese të Pentagonit janë drejtuar në këtë drejtim.
Në një studim të përbashkët 55 faqesh të titulluar "Zëra të padëgjuar: Një vlerësim i pesë viteve të operacioneve të infiltrimit sekret perëndimor", dy institute "Graphika" dhe "Observatori i Internetit Stanford" kanë hetuar gjerësisht funksionimin e këtyre llogarive të rreme të Pentagonit në rrjetet sociale, duke përfshirë hapësirën virtuale të Iranit. Sipas këtij hulumtimi, metoda e përdorur ishte krijimi i një strukture rrjeti të fshehur për përhapjen e lajmeve të rreme, e cila menaxhonte mijëra llogari përdoruesish të ndërlidhura në dhjetëra platforma virtuale, në mënyrë që në fund të menaxhonte opinionin publik brenda Iranit. Nga publikimi i këtij hetimi rezultoi se ekziston një lidhje mes lajmeve të rreme të publikuara dhe njësive speciale virtuale të ushtrisë amerikane. Lajmet e rreme kanë më shumë fuqi përhapëse në kontekstin e trazirave sociale-politike dhe patjetër vënë në shënjestër të sulmeve ekzistencën e sistemit politik të një vendi të sulmuar. Në Iran, shfaqja e problemeve ekonomike dhe vështirësitë e jetesës së njerëzve krijuan një fushë shumë të përshtatshme për shpërndarjen e gjerë të këtyre lajmeve të rreme. Jack Burkman, një nga teoricienët amerikanë të ekstremit të djathtë, në lidhje me këtë thotë: "Lajmet e rreme janë një armë dhe ne po përpiqemi ta përdorim atë. Lajmet e rreme janë një mënyrë efektive për të përhapur një ngjarje. Ju krijoni një faqe interneti në vend të agjencive zyrtare të lajmeve dhe njerëzit e besojnë lajmeve të saj dhe madje përpiqen t'i përhapin ata sa më shumë. Patjetër që ka ndikim të madh në mënyrën se si përhapet një ngjarje sepse njerëzit e përdorin atë, por sot është bërë një armë lufte, ashtu si ngjarjet e Luftës së Parë Botërore dhe përdorimi i armëve kimike. Ata e përdorin atë, kështu që duhet t'i përdorni edhe ju, dhe kjo ndoshta konsiderohet një ideologji".
Natyra e lajmeve të rreme është se ato përhapen shpejt, por mund të nevojiten shumë ditë dhe ndonjëherë muaj të tërë për të sqaruar të vërtetën. Tani shtrohet pyetja, a mund të kompensojnë lajmet e vërteta dëmet e shkaktuara nga ky lloj falsitet i lajmeve dhe informacionit të rremë? A do të arrijë gjithmonë e vërteta e historisë tek audienca e lajmeve të rreme? Në epokën e pandemisë dhe përhapjes së lajmeve të rreme dhe klikimeve, ekzistenca e një përmbajtjeje të tillë në rrjetet sociale mund të duket e pavlerë dhe e parëndësishme, por kur të njëjtat lajme mblidhen dhe analizohen, ato formojnë një armë të fuqishme dhe potencialisht të rrezikshme. Ajo mund të jetë një nga armët e Pentagonit në arsenalin e tij të "ndryshimit të sistemeve politike dhe qeverisëse".