Dhjetor 04, 2023 19:23 CET

Sot, roli i mediave të Perëndimit është transmetimi mbrapsht i realiteteve, provokimi dhe nxitja e publikut dhe kontrolli i opinionit publik nëpërmjet informimeve të anshme dhe me objektiva të caktuara, krijimi i atmosferës destruktive etj., me qëllim që të mposhtet Republika Islamike e Iranit.

Në programin me disa edicione me titull "Lufta e Transmetimeve", do të flasim dhe trajtojmë transmetimet e improvizuara të mediave të Perëndimit kundër Republikës Islamike të Iranit, ndërkohë që do të pasqyrojmë edhe një përzgjedhje nga realitetet dhe sukseset e shtetit të Iranit në neutralizimin e propagandës së Perëndimit dhe reduktimin e efikasitetit të saj.

Thuhet se një qen sulmoi një fëmijë në Parkun Qendror të Nju Jorkut, një burrë që ishte dëshmitar i ngjarjes u hodh mbi qenin dhe e mbyti për të shpëtuar fëmijën... Gazetari i gazetës amerikane "New York Times, i cili e sheh nga afër ngjarjen, i thotë burrit: "Nesër titulli i parë i "New York Times" është: "Njeri i guximshëm Nju Jorkez i shpëtoi jetën një djali". Në përgjigje të gazetarit, burri thotë: "Unë nuk jam nga Nju Jorku". Gazetari thotë, kështu që ne bëjmë titullin: "Një amerikan heroik i shpëtoi jetën një djali". Burri thotë: "Por unë nuk jam as amerikan, unë jam pakistanez".

Titulli i nesërm në gazetën amerikane "New York Times" ishte: "Një mysliman fanatik mbyt një qen në Parkun Qendror!" “FBI sugjeron që Al-Kaeda është e përfshirë në këtë krim”.

Ky tregim mund të shihet si një version më i kuptueshëm i dokumentit strategjik të Pentagonit në vitet e kaluara, në të cilin përmendet lufta e ideve dhe transmetimeve në epokën e kaosit të shkaktuar nga interneti. Korporata RAND botoi një libër për luftërat e rrjetit më shumë se dy dekada më parë, i cili kishte një fjali kryesore: "Në luftërat e së nesërmes, fituesi nuk është ai me bombat më të mëdha, fituesi është ai me narrativën më të mirë".

Shumë ekspertë në fushën e medias besojnë se mënyra se si funksionon media sot, është kjo që fillimisht krijohen narrativat dhe më pas drejtohet media. Muhamed Xhavad Muhammedi, një aktivist në fushën e medias, thotë: "Sot, në epokën e revolucionit të komunikimit dhe informacionit, agjencitë e propagandës perëndimore pretendojnë se kanë vendosur plotësisht demokracinë në vendet e tyre, dhe për këtë arsye, edhe mediat veprojnë lirshëm dhe të pavarura sipas modelit politik të pretenduar dhe janë të lira nga çdo lloj diktimi dhe kontrolli, por në realitet, sasia e informacionit dhe e lajmeve në opinionin publik dhe në jetën e mediave dhe në atë që formëson rrjedhën e mendimit publik në botë, zakonisht publikohet sipas formatit të disa mediave të mëdha dhe është pothuajse e pamundur të publikohen gjëra me një rreze të gjerë, jashtë asaj që dëshirojnë këto super media. Prandaj, si rezultat i këtij monopoli në publikimin e informacionit ka çuar në imperializëm mediatik dhe informativ".

Një rrymë është fitimtare në fushën e mendimit dhe mendjes e cila mund të krijojë një rrëfim, mund të marrë kontrollin e rrëfimit dhe të stabilizojë narrativën e vet. Ai që paraqet dhe stabilizon rrëfimin e parë, si në aspektin besimit dhe të bindjeve, ashtu edhe në atë të shprehjes së ngjarjeve dhe lajmeve, gjithashtu merr përsipër edhe mendimet e audiencës dhe mund t'u imponojë njerëzve politikat e veta. Në epokën e medias dhe internetit, narrativa dominuese përcakton se kush është fituesi përfundimtar i një fushëbeteje. Fitorja për shkak të narrativës mbizotëruese është interpretuar si fitore pa luftë. Sipas Dr. Hasan Khoxhaste, profesor universiteti: “Një nga çështjet më të rëndësishme në botën e sotme mediatike, është rrëfimi dhe tregimi, për shkak të luftës narrative që ekziston në botë. Një institut amerikan në lidhje me këtë, thotë se ne po hyjmë në një luftë narrativash në këtë shekull dhe kushdo që mund ta bëjë të sundojë narrativën e tij - në një farë kuptimi, raportin e tij – në lidhje me fenomenet e asaj dite, ai në atë ditë është sundues".

Në botën e sotme, për fat të keq, sionistët zotërojnë kanale të ndryshme televizive, kinema, shtyp, internet, radio dhe rrjete muzikore dhe për këtë arsye ata kryesisht përcaktojnë narrativën dominuese në tregun botëror mediatik. Shumica e kompanive të mëdha dhe të fuqishme të medias në botë kontrollohen nga hebrenjtë ose janë të ndikuar disi prej tyre. Agjenci dhe rrjete të tilla janë si "Reuters", "Associated Press", "United Press", "New York Times", "Washington Post", ABC News, CBS News, "The Times", "Daily Express", "Simon Shuster" ose gazeta të tilla si "Sun", "Times", "Daily News" dhe madje edhe rrjete sociale si Facebook dhe Twitter. Sionistët kanë ndikim dhe prani të gjerë edhe në mediat e vendeve evropiane si të Anglisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë; gjithashtu ata janë shumë aktivë edhe në mediat e Rusisë. Me qëllime specifike, ata hartojnë plane dhe krijojnë bindje dhe kontrollojnë opinionin publik të botës dhe ndikojnë në mendjet e njerëzve, veçanërisht në mentalitetin e fëmijëve dhe të të rinjve.

Ndryshe nga ajo çfarë mendon publiku botëror, media profesionale nuk prodhon asnjë lajm apo imazh dhe asnjë kornize pa qëllim të caktuar. Së pari, ata krijojnë një rrëfim për të cilin mund të mos kenë folur drejtpërdrejt në ndonjë lajm apo analizë. Për shembull, dhoma e mendimit të rrjetit BBC vendos të nxjerrë në pah vendin e vogël të Emirateve të Bashkuara Arabe si një simbol të përparimit për shkak të kompromisit me Perëndimin. Bazuar në këtë rrëfim, ky rrjet jep mijëra lajme dhe analiza, bën dokumentarë historikë dhe nis fushata sociale dhe mediatike. Rezultati i këtij niveli investimi në opinionin publik, është krijimi i besimit në lidhje me Emiratet të Bashkuara Arabe si një vend i përparuar në mesin e audiencës dhe publikut pa më së paku studim dhe hulumtim, ose në një akt të çuditshëm dhe me propagandë të gjerë të mediave, gjeneralit David Petraeus (ish-komandant i forcave amerikane në Irak) pretendon se gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani, ish-komandanti i forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, i kishte dërguar një mesazh për bisedime me Amerikën! Ndërkohë që publiku i përballur me bombardime lajmesh të rrejshme dhe spekulime të ndryshme, nuk mund ta dëgjojë më as zërin e Marco Carnelos, ish-ambasadorit italian në Irak, i cili deklaroi: "BBC po gënjen dhe thotë të kundërtën me atë çfarë ka ndodhur në realitet! Ne iu lutëm forcave shiite irakiane që të na mundësojnë neve kontakte të drejtpërdrejta me gjeneral Sulejmani dhe ai nuk pranoi!".

Qëllimi në luftën e transmetimeve është ndryshimi i bindjeve dhe llogaritjeve

Në dekadat e fundit, me zgjerimin e mjeteve mediatike, presioni i propagandës perëndimore mbi njerëzit që kundërshtojnë sistemin e hegjemonisë së Amerikës dhe aleatëve të saj, është rritur dita-ditës. Gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, në këto media janë krijuar dhe publikuar qindra transmetime të rrejshme, zhgënjyese, të frikshme etj., në lidhje me popullin e Iranit, Revolucionin Islamik dhe në lidhje me vendet e boshtit të rezistencës për opinionin publik. Në programin serial me titull "Lufta e transmetimeve", do të flasim më shumë për transmetimet dhe rrëfimet e mediave perëndimore. Shprehja dhe tregimi i realiteteve të Iranit të sotëm, veçanërisht në fushën e shkencës dhe të arritjeve ushtarake, ekonomike dhe politike të vendit, mund të jetë transmetimi më i sinqertë dhe më i drejtë i asaj që po ndodh sot në Iranin Islamik. Në të njëjtin drejtim dhe në përputhje me atë që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha për mediat: “Ju duhet t'i paraqisni dhe tregoni faktet dhe realitetin e shoqërisë tuaj, të vendit tuaj dhe të revolucionit tuaj, nëse nuk i tregoni ju ato, armiku do t'i tregojë dhe t'i paraqesë ato si të dojë.  Ai justifikon gjëra e veprime, thotë gënjeshtra 180 shkallë të kundërt me këtë realitet, i ndryshon vendin shtypësit dhe të shtypurit”; ky program përpiqet të zbulojë dhe prezantojë një pjesë të arritjeve të Republikës Islamike të Iranit duke ekspozuar transmetimet e rreme mediatike të Perëndimit në lidhje me Republikën Islamike të Iranit.

Tags