Dhjetor 11, 2023 20:30 CET

"Portokall" është emri i një fruti në gjuhën persiane. Një frut agrume me shije të ëmbël dhe të thartë dhe melasa. Nëse jeni të ftohur, një gotë me lëng portokalli mund të jetë e dobishme për ju, sepse është e pasur me vitaminë C.

Fjala "Portugal" në gjuhën persiane është emri i një fruti. Një frut agrume me shije të ëmbël dhe të thartë dhe melasa. Nëse jeni të ftohur, një gotë me lëng portokalli mund të jetë e dobishme për ju, sepse është e pasur me vitaminë C. Ushtarët e vegjël të vitaminës C qëndrojnë në portokall dhe presin për të hyrë në botën e trupit tuaj dhe për të bërë gjithçka më mirë sapo të hapni lëkurën dhe ta vendosni një copë portokall në gojë. Por në anglisht, fjala "Portugal" është emri i një vendi. Një vend në pikën e fundit perëndimore të Evropës që arrin në Oqeanin Atlantik nga Perëndimi.

Ky është episodi i parë i serialit të podkasteve me titull "Kujtimet e Botës". Kujtime nga pjesët më perëndimore e deri në ato më lindore të botës.

.............................................................

Pesëqind vjet më parë, bota e tregtarëve portugez ishte saktësisht sa një portokall, pasi që nga e gjithë bota, ata njihnin vetëm Azinë, Evropën dhe Afrikën e Veriut dhe kishin shkëmbime tregtare me vende të mëdha dhe të pasura si Irani dhe Roma nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare. Në të gjithë këtë botë të përgjysmë e të gjysmuar, sa herë që luftërat qetësoheshin, konkurrenca e tregtarëve rritej.

Evropianët nuk mund të prodhonin mëndafsh, pëlhura pambuku dhe tapete. Ata gjithashtu duhej të merrnin bizhuteri dhe vegla çeliku nga tregtia me vendet e tjera. Klasa borgjeze evropiane i donte erëzat, ata kishin nevojë për piper, kanellë dhe karafil për ta bërë ushqimin më të shijshëm dhe për të ruajtur ushqimin, dhe tregtarët duhej të shkonin në Indi dhe Kinë për të marrë këto artikuj. Ndër të gjitha artikujt të cilët u nevojiteshin evropianëve, erëzat dhe mëndafshi ishin më të rëndësishme për ta deri në atë masë sa që ata edhe rrugët tregtare i njihnin me emrat e këtyre artikujve si rruga e mëndafshit dhe rruga e erëzave. Natyrisht, gjithçka nuk mbaroi me erëza dhe mëndafsh, mbretërit evropianë ishin në luftë dhe konkurrencë me njëri-tjetrin, madje edhe brenda vendit të tyre ata konkurronin me feudalët e mëdhenj. Ata kishin nevojë për shumë ar për të vazhduar gjithë këtë luftë për superioritet. E njëjta nevojë për më shumë flori dhe sigurisht duke ndjekur disa legjenda siç ishte historia e qytetit “El Dorado”, bëri që tregtarët evropianë të vuanin nga një sëmundje të cilën ne e njohim si “ethet e arit”.

"El Dorado" ishte një qytet mitologjik në pjesën më të largët të Lindjes, ku të gjitha bjeshkët e tij ishin krijuar prej floriri të pastër dhe madje edhe ndërtesat dhe rrugët e tij ishin ndërtuar prej ari. Fëmijët evropianë ishin rritur me këto legjenda dhe çdo i ri perëndimor ëndërronte që një ditë të shkonte në El Dorado, por princat evropianë ishin më aventurierë se të rinjtë e tjerë dhe ëndërronin të sundonin qytetin El Dorado.

El Dorado

Ndoshta një nga tregtarët e parë evropianë që udhëtoi në Indi dhe Kinë, ishin babai dhe xhaxhai i Marco Polos, një tregtar dhe udhëtar i famshëm evropian. Marco Polo kishte udhëtuar me babanë dhe xhaxhain e tij që në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe ka shkruar kujtimet e tij. Përshkrimet e tij të pallateve dhe veshjeve luksoze dhe stolive të mbretërve indianë dhe kinezë që t'i verbonin sytë nga bukuria, i shtynë evropianët të besonin se El Dorado nuk ishte thjesht një legjendë.

Marco Polo

Në kohën kur Perandoria Osmane mbylli rrugët tregtare tokësore për evropianët, dëshira e evropianëve për të gjetur më shumë flori nuk u zhduk. Nga të gjitha vendet evropiane, ishte Portugalia ajo që dërgoi ushtarët e saj në botën e pakufishme të oqeaneve. Para kësaj, tregtarët portugez kishin lundruar vetëm në Detin Mesdhe dhe ata mendonin se vendi i Guinesë ishte pika e fundit e kontinentit afrikan, një vend ky pas të cilit ata mund të lundronin në drejtim të Indisë, por e vërteta ishte se kontinenti afrikan ishte shumë më i madh se çfarë mendonin ata.

Kur Princi Henri, djali i mbretit të Portugalisë, mori drejtimin e eksplorimit detar dhe dërgoi disa anije në Oqeanin Atlantik; ai kishte arritur të zbulonte dhe të identifikonte vetëm bregun perëndimor të Afrikës dhe deri diku të kuptonte madhësinë e vërtetë të kontinentit afrikan. Në këto udhëtime të gjata, marinarët dhe ushtarët portugez në çdo vend që shkelnin duke përdorur topa dhe armët e zjarrit, e detyruan popullatën vendase t'u bindet urdhrave dhe sundimit të tyre.... Ata që kishin filluar udhëtimet detare për qëllime tregtare, tani pushtonin vendet e tjera njërin pas tjetrit në emër të mbretit dhe e ngritën flamurin portugez në ato vende.

Sa e ngjashme është kjo histori me historinë e kalit të Trojës së grekëve! Duhet ta keni dëgjuar atë histori! Atëherë kur një kalë i madh prej druri që supozohej të ishte një shenjë paqeje dhe miqësie midis grekëve dhe popullit të Trojës pas nja dhjetë vite lufte, por ky kalë ashtu sikur një portokall, brenda tij kishte ushtarë. Këta ushtarë, ndryshe nga ushtarët e vitaminës C të portokallit, jo vetëm që nuk përmirësuan asgjë, por sulmuan popullatën e Trojës. Ata natën dolën nga bota e tyre e vogël dhe në kohën kur popullata e Trojës ëndërronte fitoren, ata hapën dyert e kështjellës për armiqtë e saj, dogjën qytetin dhe plaçkitën gjithçka që gjeten para vete.

...............................

Nën komandën e princit Henri, Senegali, Gambia dhe Kongo u pushtuan njëra pas tjetrës dhe marinarët portugez arritën të kalonin vijën e Ekuatorit. Ata e emërtuan secilin plazh që e pushtonin sipas mallrave që merrnin atje. Në Bregun e Fildishtë, ata merrnin shumë fildish duke vrarë elefantët, dhe bregun e Guinesë u quajtën "Bregdeti i Drithit" për shkak të piperit të tij, i cili njihej si "kokrra e parajsës". “Bregu i Skllevërve” dhe “Bregu i Floririt” u quajtën tokat e tjera që u pushtuan së fundmi dhe u emërtuan me këta emra në bazë të përfitimeve që u jepnin pushtuesve.

Princi Henri pasi vdiq në vitin 1460 të erës së re, nipi i tij vazhdoi rrugën e tij dhe më në fund një marinar i quajtur Bartolomeu Dias pasi kaloi nëpër stuhitë e egra të Oqeanit Atlantik, arriti të shkojë deri në pikën më jugore të Afrikës. Bartolomeu Diaz për shkak të të gjitha vështirësive që i kishin imponuar stuhitë e oqeanit atij, e quajti këtë pjesë të botës "Cepi i Stuhive" ose "Cepi i Dëshpërimit", por ky ishte një rezultat shumë i mirë dhe i dobishëm për mbretin e Portugalisë, i cili ishte ulur rehat në fronin e tij. Mbreti, i cili shpresonte të arrinte më shumë sukses dhe pasuri tani e tutje, e quajti këtë rajon "Hunda e Shpresës së Mirë". Tani portugezët mund të lëviznin në drejtim të veriut dhe të shkonin në Indi.

Bartolomeu Dias

...................................................

Dhjetë vjet pas suksesit të Bartolomeu Diaz, mbreti i Portugalisë dërgoi një nga marinarët e tij të famshëm, Vasko de Gama, në udhëtimet e reja në oqean. Ai kishte arritur në brigjet lindore të Afrikës, por ende nuk kishte mundur të gjente rrugën për në Indi. Në atë kohë, tregtia e Afrikës Lindore ishte e monopolizuar nga tregtarët myslimanë dhe arabë, dhe ata nuk i ndanë sekretet e tyre me perëndimorët. Vasko de Gama bëri një plan djallëzor, ai i ftonte tregtarët në anijen e tij dhe duke i vendosur të gjitha llojet e verës dhe pijeve alkoolike përpara, mundohej që duke i dehur ata, të zbulonte nga goja e tyre sekretet e rrugës për në Indi, por të gjithë tregtarët që vinin në anijen e Vasko de Gamas ishin myslimanë dhe nuk pinin verë dhe pije alkoolike. Vasko de Gama ishte shumë i zemëruar derisa më në fund arriti të gjente një tregtar që nuk ishte shumë i përpiktë në zbatimin e dispozitave islame.

Vasko de Gama

Kur Aḥmad ibn Maxhid erdhi në anijen Vasko de Gama, duke pa verërat shumëngjyrëshe evropiane filloi të pinte verë mes marinarëve të dehur portugez derisa e humbi vetëkontrollin. Ndërsa ishte i humbur në dehje, ai tregoi të gjitha detajet e rrugës për në Indi dhe sekretari i Vasko de Gama-s i emocionuar dhe i gëzuar jashtë mase, e shkruante çdo fjalë të tij në detaje për rrugën detare drejt Indisë. Portugezët mbërritën në Indi dhe kështu ligësia e një marinari pije alkoolike shënoi fillimin e kolonizimit të Indisë.

Rrugëtimi i portugezëve rreth Afrikës

..............................................................

Një nga qendrat kryesore tregtare në Indi ishte një qyteti i quajtur "Kalikot" (Kozhikode), i cili drejtohej nga një princ indian. Kur princi indian dëgjoi për ardhjen e portugezëve, ai i ftoi ata në pallatin e tij. Madhështia luksoze dhe shkëlqimi i pallatit të princit ua verboi sytë portugezëve. Froni i zbukuruar, i cili ishte dekoruar me xhevahire dhe gurë të çmuar, si dhe byzylyku ​​dhe gjerdani prej ari i princit, tërhoqën më së shumti vëmendjen e portugezëve më shumë se çdo gjë tjetër. Ata tani ishin të sigurt se kishin hyrë në një tokë të pasur. Kur Vasko de Gama i tregoi princit indian për madhështinë e mbretit të Portugalisë, princi indian e mirëpriti me gëzim zhvillimin e tregtisë me portugezët në Kalikot, por në treg ndodhi diçka tjetër. Njerëzit nuk i preknin mallrat e portugezëve dhe praktikisht nuk u zhvillua asnjë shkëmbim tregtar. Portugezët vendosën të kthehen, por princi indian u kërkoi atyre të paguanin taksa. Vasko de Gama, i cili nuk kishte ndërmend të paguante taksën për princin indian, mori peng disa nga personalitetet e shquara të qytetit të cilët pa e ditur qëllimin e tij, kishin shkuar në anijen e portugezëve dhe e kushtëzoi lirimin e tyre me heqjen dorë të princit indian për të paguar taksa.

Vasko de Gama në Indi

Princi indian në vend që të ndërmarrë masa të rrepta ndaj pengmarrjes së portugezëve, i shkroi një letër miqësore mbretit të Portugalisë dhe ia dha Vasko de Gamas. Në fund, portugezët u kthyen në vendin e tyre duke marrë me vete disa nga pengjet e këtij qyteti të Indisë.

......................................................................

Pas Vasko de Gamas, shumë "kuaj trojanë" nga Portugalia shkuan në drejtim të Indisë. Ata në realitet ishin anije tregtare dhe ushtarake që kishin për mision të përdornin topat dhe armët e tyre të zjarrit për të arritur interesat e tyre tregtare. Pas hyrjes në Indi, tregtarët portugez vendosen kontakte e marrëdhënie me sundimtarët vendas dhe morën disa vende ta caktuara si depo për të ruajtur mallrat prej tyre, por pas një kohe këto magazina u mbushën me armë lufte, armë të cilat ishin programuar të ndiznin luftërat e brendshme në Indi. Kur me ndërmjetësimin e portugezëve krijoheshin mosmarrëveshje me sundimtarëve rajonal në Indi, vetë portugezët mbanin anën e njërit prej dy rivalëve dhe e mbështesnin atë për të krijuar një pushtet pro portugez në rajon.

Dy vjet pas udhëtimit të tij të parë në Indi, Vasko de Gama ndjeu se të tjerët po ia merrnin vendin, kështu që ai shkoi përsëri në Indi. Ai në afërsi të qytetit Kalikot, takoi një anije me myslimanë që po ktheheshin në Indi nga udhëtimi i Haxhit. Vasko de Gama me arrogancë të plotë ua zuri pritën atyre dhe u kërkoi një shumë të madhe shpërblimi dhe sekuestroi sendet e tyre të vlefshme, por ngjarje nuk mbaroi me kaq, pasi që Vasko de Gama ua dogji anijen e myslimanëve haxhinj dhe të gjithë udhëtarët e asaj anije që thuhej se ishin rreth 4000 mijë persona burra, gra dhe fëmijë u dogjën për së gjalli në mes të ujërave të detit.

..........................................

Pas këtij krimi dhe banditizmi detar, Vasko de Gama hyri në qytetin Kalikot dhe i kërkoi princit indian që para se të ndërmarrë çfarëdo veprimi tjetër, të dëbonte tregtarët arabë nga qyteti, por princi nuk e pranoi këtë kërkesë dhe Vasko de Gama shkoi në një qytet tjetër të quajtur Kushen. Sundimtari i qytetit Kushen u kishte dhënë më parë shumë lëshime dhe privilegje portugezëve me shpresën për të fituar mbështetjen e tyre në rivalitetin që kishte me princin e qytetit Kalikut. Kur princi indian i Kalikotit e pa situatën kështu, marshoi drejt qytetit Kushen me një ushtri të fuqishme për të shtypur kundërshtarët e tij tradhtarë. Në një situatë të tillë, në vend që të mbështeste sundimtarin e Kushenit, Vasko de Gama e la atë vetëm dhe u kthye në Portugali me një ngarkesë të çmuar erëzash.

Njerëzit e tjerë të cilët mbreti i Portugalisë i dërgoi në Indi, kishin në mendje plane më të mëdha. Ata përveç Indisë, dëshironin të dominonin dhe sundonin edhe korridore më të rëndësishme si ngushticën e Adenit dhe Gjirin Persik. Në fund, në të njëjtën kohë me periudhën e sundimit të mbretit Ismail të dinastisë Safavide në Iran, portugezët sulmuan rajonin e Gjirit Persik dhe qëndruan në këtë korridor detar strategjik për njëqind vjet. Pas kësaj, Portugalia pushtoi Malajzinë, Xhaven, Brunein, ishujt Molucas dhe Guinenë e Re dhe zgjeroi kolonitë e saj. Ata i ftuan njerëzit të pranojnë fenë krishtere dhe pastaj i përdorën ata si ushtarë dhe shërbëtorë, dhe nëse sundimtarët i nënshtroheshin Portugalisë, ata lejoheshin të vazhdonin sundimin e tyre në përputhje me politikat kolonizuese të Portugalisë. Të gjitha këto suksese u bënë shkak që mbreti i Portugalisë ta quante veten “Manueli i lumtur”.

Ngjarja e "Kalit të Trojës është një histori e vjetër dhe kanë kaluar qindra vjet që kur trojanët portugez mbërritën në Indi dhe në vende të tjera aziatike dhe afrikane, por sot ka shumë "kuaj trojanë" në botën tonë dhe shumë "Manuelë" që quajnë veten të lumtur.  Sigurisht, kujtimet e hidhura të botës nuk mbarojnë këtu. Pas Portugalisë, edhe vendet e tjera evropiane morën "ethet e arit" dhe dërguan anijet e tyre në oqean.

Tags