Dhjetor 12, 2023 18:37 CET

Kristofer Kolombo ishte një marinar italian i cili me qëllim që të shkojë në Indi, shkoi në kontinentin e Amerikës dhe pa e ditur vetë, e zbuloi një kontinent të ri. Shumë vite më vonë, një marinar spanjoll me emrin Amerigo Vespucci shkoi në këtë kontinent të ri, por me këtë dallim se ai e dinte se ky ishte një kontinent i ri.

Kristofor Kolombo pati shumë aventura, ai nuk kursej kurrfarë veprimi të dhunshëm për të gjetur dhe plaçkitur ar, kjo dhunë e ushtruar nga Kolombo bëri që njerëzit e tij të shkojnë te mbreti dhe të flasin keq për atë.

Kristofer Kolombo ishte një marinar italian i cili me qëllim që të shkojë në Indi, shkoi në kontinentin e Amerikës dhe pa e ditur vetë, e zbuloi një kontinent të ri. Shumë vite më vonë, një marinar spanjoll me emrin Amerigo Vespucci shkoi në këtë kontinent të ri, por me këtë dallim se ai e dinte se ky ishte një kontinent i ri. Ai studio dhe analizoi shumë prej rajoneve të këtij kontinenti të ri dhe përpiloi harta në lidhje me këtë kontinent. Që nga ajo kohë, hartat të cilat përdoreshin nga marinarët e tjerë evropianë, ishin harta të cilat i kishte shkruar dhe përpiluar Amerigo Vespuçi, prandaj për këtë arsye me kalimin e kohës ky kontinent është quajtur me emrin Amerigo dhe më vonë u njoh me emrin Amerika.  

Kristofer Kolombo

.................................................

Ky është episodi i tretë i podkastëve me titull "Historia e Botës" duke paraqitur historinë dhe kujtimet nga dëshirat, ëndrrat, fitoret dhe disfatat.

...............................................

Kristofer Kolombo ka bërë shumë aventura dhe udhëtime të ndryshme për ambiciet e veta. Ai për të gjetur flori nuk ka kursyer kurrfarë veprimi të dhunshëm. Pikërisht këto veprime të dhunshme janë bërë shkak që vetë njerëzit që e rrethonin atë, të shkojnë pranë mbretit dhe të flasin keq për të. Më në fund këto raportime të këqija u bënë shkak që Kristofer Kolombo të bie nga sytë e mbretit dhe të përballej me zemërimin e familjes mbretërore. Mirëpo fundi i punës së tij dhe fati i tij nuk u bë mësim për të tjera dhe nuk i pengoi ata që të bëjnë përpjekje për ta marrë postin që ai mbante. Kësaj radhe, një burrë portugez me emrin Ferdinant Magellan shkoi në oborrin mbretëror të Spanjës. 

Ferdinant Magellan

Papa Alexander i VI-të pasi që me bujari të plotë, e ndau botën në dy pjesë, në atë lindore dhe perëndimore dhe pjesën lindore ia fali Portugalisë kurse pjesën perëndimore të botës e shpalli territor të Spanjës; Magellan kaloi shumë ditë e shumë net duke udhëtuar e kërkuar për të përcaktuar kufijtë e saktë të territorit të tokave të zbuluara rishtazi. Ai sa më shumë që studionte dhe analizonte hartat që kishte në dispozicion, më shumë sigurohej se ishujt Maluku apo tokat që quheshin "Ishujt e Erëzave" ndodhen në territorin e Spanjës, përkundër asaj që të gjithë e mendonin. Hipoteza e Magellan ishte formuar mbi bazën e kësaj se toka është e rrumbullakët, ndërsa bindja e Papës ishte se toka është e sheshtë.

Ndarja e tokës sipas dekretit të Papës

Magellan nëse do ta paraqiste hipotezën e vet në vendin e tij, do të thotë në Portugali, atë edhe do ta shpallnin tradhtar edhe do ta dënonin rëndë me akuzë se ka kundërshtuar Papën. Kjo teori në Portugali nuk do të sillte asgjë tjetër, përveçse problemeve dhe vështirësive, prandaj vendosi që për të fituar para dhe famë, t'i kthejë shpinën vendin e të vet dhe ta paraqesë teorinë e vet në oborrin mbretëror të Spanjës.

................................................

Magelani kur mbërriti në Spanjë, Philipp der Schöne ishte mbreti i Spanjës. Ai u emocionua pasi dëgjoi fjalët e Magelanit dhe pas etheve të arit, mori edhe ethet e erëzave. Oborri mbretëror i Spanjës dikur i kishin besuar Kristofer Kolombos dhe kishin fituar shumë ar, tani mund t'i besonin Magelanit për të marrë erëzat e shtrenjta të Ishujve Malukë. Magelani e siguroi mbretin e Spanjës se duke u nisur e udhëtuar drejt perëndimit, do të shkonte në Ishujt Maluku dhe do t'i pushtonte ato në emër të Mbretit.

Ishujt Maluku

Më në fund, anijet e Magelanit u nisen në udhëtim drejt perëndimit dhe disa kohë më vonë arritën në brigjet e asaj toke që tani njihet si kontinenti i Amerikës së Jugut. Magelani vazhdoi rrugëtimin në jug dhe tre javë më vonë kaloi ngushticën që ne tani e njohim me emrin e tij. Duke kaluar nëpër këtë ngushticë, ai u gëzua kur zbuloi se bregu shtrihej deri në veri, prandaj ishte i sigurt se tanimë ishte në anën tjetër të kontinentit amerikan dhe kishte hyrë në një oqean të ri. Në këtë oqean të ri, ndryshe nga Oqeani Atlantik, nuk kishte stuhi të forta as valë të tërbuara, prandaj Magelani dhe shokët e tij e quajtën atë "Oqeani i Qetë".

..................................................

Rrugëtimi në Oqeanin e Qetë në kohën kur nuk dukej asnjë bregdet ose anije tjetër, gradualisht krijoi shqetësime në mesin e marinarëve të Magelanit. Ata tanimë kishin bërë një rrugëtim për gjatë tre muaj dhe 20 ditë në oqean, rezervat ushqimore ishin drejt mbarimit, por akoma nuk kishin arritur në ndonjë vend të caktuar. Ishte përhapur një sëmundje e çuditshme në mesin e marinarëve. Atyre u kishte pezmatuar qiellza e dhëmbëve në masë shumë të madhe dhe të dhimbshme sa që nuk mund të hanin ushqim. Marinarët në këtë gjendje vdisnin një nga një dhe kufoma e tyre hidhej në det. Në këto rrethana, një grup i marinarëve arritën në këtë bindje se ky oqean nuk ka fund dhe përveç vdekjes, ata nuk i pret asgjë tjetër. Lideri i këtyre marinarëve quhej Gaspar de Quesada. Ata kërkuan nga Magelani që të kthehen mbrapa nga ajo rrugë nga e cila kishin ardhur. Mirëpo Magelani ishte i sigurt nga llogaritjet që kishte bërë dhe në asnjë mënyrë nuk ishte i gatshëm që të kthehej mbrapa. Ai shumë shpejt e shtypi rebelimin e marinarëve dhe e dënoi shumë ashpër Gaspar de Quesada. Atë e lidhën në një dërrasë druri dhe secilën dorë dhe këmbë të tij e lidhen me një litar të fortë të anijes. Pastaj, katër marinar me trup të fuqishëm të cilëve Magelani ua kishte dhënë nga një monedhë floriri, tërhoqën litarët në drejtim të katër anëve të ndryshme. Britmat e Gaspar de Quesada kapluan të gjithë atmosferën e heshtur të Oqeanit të Qetë. Pas këtij veprimi të pamëshirshëm, askush nuk kishte guxim ta kundërshtonte Magelanin. Ai në këtë mënyrë e kreu hakmarrjen e vet ndërsa trupi i copëtuar e Gaspar de Quesada u bë ushqim për zogjtë e detit. 

Rrugëtimi i Magelanit

.....................................................

Anijet e Magelanit kishin kaluar 24 mijë kilometra në Oqeanin e Qetë që më në fund në një mëngjes pranveror, një bregdet nga largësia u duk para tyre. Marinarët e lodhur, të rraskapitur, të uritur dhe të sëmurë tanimë nuk kishin forcë as të gëzoheshin për gjetjen e këtij bregdeti. Magelan së bashku me një skllav nga Malajzia të cilin e kishte blerë më parë nga Spanja, shkoi në bregdet. Skllavi arriti ta kuptojë gjuhën e banorëve vendas dhe vendosi një komunikim të dobishëm me ata. Tani Magelan ishte i sigurt se ishte afër të realizojë qëllimin e tij dhe kishte arritur t'i bie tokës rreth e rrotull. Ai këtë bregdet e quajti me emrin "Filipine" në shenjë respekti për mbretin Filip të Spanjës, mirëpo nuk qëndroi për kohë të gjatë aty. Ai pas një qëndrimi të shkurt, u nis përsëri në udhëtim për të arritur në Ishujt Maluku. Udhëtimi në oqean përsëri u zgjatë dhe rezervat e ushqimit dhe medikamenteve ishin duke mbaruar. Në kohën kur u duk nga larg vija bregdetare, marinarët filluan të bërtasin nga gëzimi dhe dalëngadalë anijet iu afruan ishullit. Popullata vendase kishte dalë në bregdet për të shikuar njerëzit e sapo ardhur. Magelani urdhëroi që të gjuanin me topa nga froni i anijes në drejtim të bregdetit. Ushtima e topave kaploi tërë brigjet dhe banorët e ishullit u shtrinë për toke nga frika dhe shumë shpejtë u dorëzuan para marinarëve spanjollë.

Bukuria e pashembullt e ishullit u bë shkak që Magelan ta quaj atë ishull me emrin "Ishulli i Parajsës", mirëpo në gjuhën e popullatës vendase ai ishull quhej me emrin Cebu. Sulltani i Cebu e ftoi Magelonin dhe shoqëruesit e tij në shtëpinë e vet. Shtëpia e sulltanit të Cebu ishte ndërtuar me dru dhe gjethe ndërsa edhe enët e ushqimit ishin prej druri, mirëpo ushqimi i tyre kishte aromë të erëzave. Magelani e kuptoi se tashmë ishte afruar shumë pranë ishullit të erëzave. Ai e ftoi sulltanin e ishullit Cebu që t'i nënshtrohet pushtetit të mbretit të Spanjës dhe ai pranoi, por kushti i sulltanit ishte ky që Magelani me armët që kishte t'i shkatërrojë armiqtë e tij. Magelani me plotë arrogancë pranoi kushtin e sulltanit dhe me ushtrinë që kishte sulmoi ishullin Mactan. Banorët vendas u afruan pranë brigjeve dhe në asnjë mënyrë nuk u frikësuan nga topat dhe armët e zjarrta të Magelanit. Ata sulmuan forcat ushtarake të Spanjës me shtiza e shigjeta dhe para se Mgelani dhe ushtria e tij të arrinte afër tyre, një shtizë me helm goditi Magelanin në këmbën e djathtë dhe e shtriu atë për toke. Sulmet me shtiza e shigjeta të banorëve vendas ishin aq të ashpra sa që forcat e Magelan u detyruan të tërhiqen dhe ta lënë atë të vetmuar. Anijet spanjolle shumë shpejtë u larguan nga brigjet e atij ishulli dhe Magelan vdiq para se të realizonte dëshirat dhe ambiciet e veta.

Magelan

........................................

Pas vdekjes së Magelan, një marinar me emrin Juan Sebastian Elcano mori komandën e flotës së anijeve të mbetura dhe shumë shpejtë u nis drejt ishujve erëzave, pra ishujve Maluku. Në afërsi të brigjeve të ishullit tjetër, ata kuptuan një aromë të bukur. Kjo aromë ishte e njohur për burrat që kishin udhëtuar mijëra kilometra për erëza dhe ajo ishte aroma e karafilit.

Karafili

Ata shumë shpejtë lëshuan varkat në ujë dhe marinarët  që mbanin thasë të mëdhenj në duart e tyre, u nisen drejt bregdetit. Ata për disa ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, mbushnin thasët me karafil dhe i transportonin ato në anije. Gjatë kësaj periudhe, ata transportuan dhe ngarkuan në anije rreth 30 tonë karafil, mirëpo kapaciteti i anijeve ishte i kufizuar dhe ata duhej të ngarkonin edhe erëza të tjera. Në një prej këtyre ditëve, një prej marinarëve e informoi Elcano se 30 anije janë duke kaluar në anën tjetër të ishullit. Flamuri i Portugalisë ishte ngritur dhe valonte në njërën prej anijeve. Mbreti i Portugalisë pasi që ishte informuar për nisjen e Magelan në udhëtim drejt Ishujve Maluku, menjëherë i kishte dërguar anijet e veta në ndjekjen e forcave të Spanjës, mirëpo ata kishin udhëtuar nga rruga e Afrikës në drejtim të lindjes dhe nuk e dinin se Magelani me forcat e tij ishte nisur në drejtim të Perëndimit dhe kishte udhëtuar rreth e rrotull tokës. Hyrje e portugezëve në këtë rajon ishte shoqëruar me vrasjen masive të të gjitha forcave spanjolle me të cilat ishin përballur. Mirëpo portugezët nuk i kishin vërejtur anijet e forcave spanjolle të cilat ishin në anën tjetër të ishullit dhe ishin larguar nga ai rajon.

Karafili

.............................................

Në kohën kur spanjollët e mbetur nga lufta me portugezët arritën në Ishujt Maluku, e përballen me mikpritje të ngrohtë nga ana e sundimtarit të ishujve. Sundimtari i Ishujve Maluku, Sulltan Manzur i priti shumë mirë spanjollët dhe urdhëroi që të vendosin në dispozicion të tyre sasinë e mjaftueshme të erëzave. Ai madje vendosi në dispozicion të spanjollëve edhe zhytësit më të mirë dhe mjeshtrit më të mirë që kishte për t'i rregulluar anijet e dëmtuara të tyre.

Elcano për t'u kthyer në vendin e vet, zgjodhi po atë rrugë të cilën më parë e kishin zbuluar portugezët, do të thotë rrugën që kalonte skaj brigjeve lindore të Afrikës, nëpër Hundën e Shpresës së Mirë, skaj brigjeve perëndimore të Afrikës dhe në fund arrinte në Detin Mesdhe. I vetmi shqetësim që kishte ai, ishte flota e anijeve të Portugalisë të cilat kishin vendosur prit në oqean. Mirëpo anijet spanjolle arritën në brigjet perëndimore të Afrikës pa u vërejtur fare nga anijet e Portugalisë. Ata tani ishin në po atë zonë e cila i përkiste mbretërisë së Spanjës sipas deklaratës së Papës. Askush nuk e dinte se këto anije po ktheheshin në shtëpi pasi kishin udhëtuar rreth e rrotull tokës dhe tani po shkonin në Spanjë nga rruga e Lindjes. Të gjithë mendonin se ato kanë ardhur nga Perëndimi.

Anijet ku arritën në ishullin e Santiagos, Elcano dha urdhër për t'u ndalur dhe dërgoi marinarët në bregdet për të blerë ushqim dhe gjëra të nevojshme. Përgjegjësi i financave të Elcano shkoi gjithashtu në bregdet dhe kur u kthye, e pyeti Elcano: "Çfarë dite është sot?"

Elcano u përgjigj: "Sot është ditë e mërkurë".

Financieri tha: "Mirëpo në ishull sot është ditë e enjte".

Elcano tha: "Nuk ka mundësi! Llogaritjet e mia janë të sakta. Që nga dita e parë unë kam marrë shënime ditore gjatë udhëtimit. Madje, këtu kam edhe ditarin e shënimeve të Maleganit. Edhe në bazë të shënimeve të tij, sot duhet të jetë ditë e mërkurë". 

Ata disa herë i shqyrtuan dhe analizuan ditarët e shënimeve. Nuk kishte ndodhur asnjë gabim. Mirëpo çfarë kishte ndodhur?

Ata kishin udhëtuar rreth tokës nga Perëndimi në Lindje, do të thotë anën e kundërt të rrotullimit të tokës. Për këtë arsye, ata kishin mbetur një ditë mbrapa. Nëse dikush do të udhëtonte rreth tokës nga Lindja në Perëndim, atëherë do të ishte një ditë përpara në vendin e nisjes. Gjatë atyre viteve, Koperniku e kishte paraqitur teorinë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet, mirëpo kjo teori akoma nuk ishte aq e njohur sa që të dëgjohej nga marinarët. Sidoqoftë, marinarët spanjoll ishin të parët ata të cilët kishin përjetuar këtë gjendje në praktikë.

Juan Sebastian Elcano

..................................................

Më në fund flota e Elcanos mbërriti në Spanjë dhe njerëzit i pritën ata si heronj. Mbreti i Spanjës i dha atij titullin "Admiral" dhe tha: "Ky titull nuk është për shkak se ti ke mundur të lundrosh rreth tokës, por sepse ke pushtuar të gjithë globin". Sot mund të pretendoj se unë jam mbreti i gjithë botës. Sipas deklaratës së Papës, forcat e mia detare mund të lundrojnë në perëndim sa të dëshirojnë dhe çfarëdo toke ta pushtojnë, ajo do t'i përkas Spanjës. Ju vetëm keni udhëtuar në drejtim të Perëndimit dhe nuk keni bërë asgjë kundër Papës dhe tani jeni në vendin tuaj. Pra, të gjitha tokat që zbuluat dhe pushtuat, domethënë e gjithë bota, më përkasin mua”.

Ditën kur Papa e ndau tokën përgjysmë, ai nuk e dinte që një ngjarje e tillë mund të ndodhte një ditë. Gjithçka ishte në favor të mbretit Filip të Spanjës, por ekzistonte një problem. Portugezët gjithashtu mund të udhëtonin drejtpërdrejt në Lindje dhe nga ajo anë të udhëtonin rreth tokës. Në këtë rast, e gjithë bota i përkiste edhe Spanjës edhe Portugalisë!

...............................

Historia dhe kujtimet e botës janë shumë më tepër se sa që të përmblidhen në tre episode. Ne në realitet jemi në fillim të rrugës dhe ekzistojnë shumë tregime dhe histori për t'u treguar.

 

Tags