Dhjetor 12, 2023 17:54 CET

Në shekullin e 15-të, vendin të cilin ne e njohim sot me emrin "Spanja", kishte dy pjesë lindore dhe perëndimore. Ferdinandi ishte mbreti i Aragonit dhe Isabel ishte mbretëresha e Kastiljes. Derisa një histori dashurie i lidhi këto dy pjesë së bashku. Mbreti Ferdinand i kërkoi dorën mbretëreshës Isabele dhe mbretëresha iu përgjigj pozitivisht propozimit të tij. Kjo ngjarje bashkoi dy vendet e pavarura të Aragonit dhe Kastiljes dhe lindi Spanja si një shtet i bashkuar.

Në shekullin e 15-të, vendin të cilin ne e njohim sot me emrin "Spanja", kishte dy pjesë lindore dhe perëndimore. Ferdinandi ishte mbreti i Aragonit dhe Isabel ishte mbretëresha e Kastiljes. Derisa një histori dashurie i lidhi këto dy pjesë së bashku. Mbreti Ferdinand i kërkoi dorën mbretëreshës Isabele dhe mbretëresha iu përgjigj pozitivisht propozimit të tij. Kjo ngjarje bashkoi dy vendet e pavarura të Aragonit dhe Kastiljes dhe lindi Spanja si një shtet i bashkuar.

“Shumë njerëz duke shikuar personalitetin e ulët dhe karakteristikat e këqija të jetës së murgjve, murgeshave dhe priftërinjve të pasionuar pas të mirave të kësaj bote materiale, zemërohen dhe madje ndoshta humbasin edhe besimin. Të gjithë priftërinjtë janë zhytur në plotësimin e dëshirave të stomakut dhe në pirjen e verës, prandaj, tani qarqet e murgjve quhen "shtëpi publike" të njerëzve të pamoralishëm”, - këto fjali i ka shkruar Will Durant në librin e tij "Historia e Qytetërimit".

Will Durant në librin e tij "Historia e Qytetërimit"

..........................................

Ky është episodi i dytë i podkastit me titull "Historia e Botës" në të cilin do të paraqesim ngjarje interesante rreth mbretërve dhe popujve, të cilat do t'i shoqërojmë me legjenda dhe realitete rreth qyteteve të zhvilluara të cilat janë ndërtuar mbi gërmadhat e qyteteve të tjera dhe rreth gërmadhave e shkatërrimeve të cilat janë krijuar në emër të ndërtimit e zhvillimit.

..............................

Në shekullin e 15-të, vendin të cilin ne e njohim sot me emrin "Spanja", kishte dy pjesë lindore dhe perëndimore. Ferdinandi ishte mbreti i Aragonit dhe Isabel ishte mbretëresha e Kastiljes. Derisa një histori dashurie i bashkoi këto dy pjesë së bashku. Mbreti Ferdinand i kërkoi dorën mbretëreshës Isabele dhe mbretëresha iu përgjigj pozitivisht propozimit të tij. Kjo ngjarje bashkoi dy vendet e pavarura të Aragonit dhe Kastiljes dhe lindi Spanja si një shtet i bashkuar. Në kohën kur mbreti Ferdinand e sigurua se Spanja tanimë ishte një vend i madh dhe i fuqishëm, filloi një rivalitet me Portugalinë. Edhe ai dëshironte të bëhej i lumtur ashtu siç ishte mbreti i Portugalisë dhe të marrë nën kontroll e të pushtojë vende e territore të reja matanë detit.

Shumë shekuj para erës së re, shumë mendimtarë kishin pohuar se toka është e rrumbullakët, dhe në shekujt më pas, veçanërisht te myslimanët, shkencëtarët si Ebu Rejhan Biruni, Ibn Hejthem dhe Khajjam Nishaburi e kishin pranuar këtë teori dhe në bazë të kësaj teorie kanë bërë vëzhgimin e yjeve. Në bazë të këtyre vëzhgimeve, ata kanë përpiluar kalendarë të saktë që përdoren edhe sot. Por Ferdinandi, mbreti i Spanjës, si shumë njerëz të kohës së tij, mendonte se toka ishte e rrafshët. Sipas tij, toka ishte një zonë e sheshtë që ishte në qendër të universit sipas mësimeve të kishës. Kështu që ai për të arritur në tokën e ëndrrave të tij që ishte India, dhe që kishte dëgjuar famën e pasurisë dhe minierave të saj të pasura, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkonte në lindje dhe të kalonte nëpër territorin e vendeve myslimane. Por kryqëzatat sapo kishin përfunduar dhe myslimanët kishin një ushtri të fuqishme gjë që e bënte të pamundur realizimin e dëshirës së mbretit të Spanjës.

........................................................

Pikërisht gjatë kësaj periudhe një italian nga Genova erdhi në oborrin e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Isabele dhe pretendoi se hipoteza se toka është e rrumbullakët mund të përdoret për të arritur në Indi. Ai thoshte: “Nëse toka është e rrumbullakët, mund të kalosh Oqeanin Atlantik nga perëndimi dhe të arrish në Indi në anën tjetër të tokës". Ai ishte i gatshëm të pranojë të gjitha rreziqet e këtij udhëtimi, madje edhe duke sakrifikuar jetën e tij, me kusht që mbreti i Spanjës t'i jepte atij 10 % të interesave materiale që do të fitonte nga tokat e pushtuara dhe ta njohë zyrtarisht atë si komandant i forcave detare të të gjitha atyre territoreve të pushtuara. Kjo kërkesë e tij ishte shumë ambicioze dhe lakmitare të cilën tashmë e kishin refuzuar edhe mbretërit e Portugalisë, Francës dhe Anglisë, por burri italian i quajtur Kristofer Kolombo nuk ishte i gatshëm as ta ulte ofertën e tij në 9%.

Kristofer Kolombo shkoi në Spanjë për t'i realizuar ambiciet e tij, por përpara se të shkonte në oborrin mbretëror, ai shkoi dhe takoi priftin pranë të cilit mbretëresha Isabele i bënte rrëfimet e saj. Kolombo bëri një plan miqësie me priftin dhe e bindi atë se nëse pasuria e Indisë do të derdhët në arkat e mbretërisë së Spanjës, atëherë mbreti do t'i mposhtë myslimanët në vetëm tre ditë dhe do ta pushtojë Palestinën dhe Bejtul-Mokades. Prifti shkoi menjëherë për të vizituar mbretëreshën Isabele. Gjatë atij takimi, mbretëresha pranoi mendimin e priftit pa asnjë kundërshtim dhe e bindi mbretin Ferdinand të pranonte kushtin e Kristofer Kolombo. Ata madje i dhanë më shumë pjesë nga interesat e tyre të ardhshme Kristofer Kolombo dhe u vendos që atë ta emërojnë si guvernator dhe mëkëmbës së mbretit në tokat e pushtuara. Askush nuk e kuptoi pse mbretëresha e pranoi me kaq nxitim dhe bujari ofertën e priftit.

Kristofer Kolombo

Tre javë pas pëlqimit të mbretit, Kristofer Kolombo u nis për në rrugët e oqeanit me tre anije me vela. Sa më shumë që anijet përparonin në oqean, aq më shumë frikë dhe shqetësim shfaqej në fytyrat e marinarëve. Kristofer Kolombo nuk u tregoi marinarëve shpejtësinë reale të anijeve në mënyrë që ata të mos mendonin se ishin shumë larg tokës. Më në fund, një bregdet u shfaq në largësi dhe Kristofer Kolombo u nis me disa varka të shkojë drejt ishullit. Vendasit i mirëpritën ata, por gjendja e tyre tregonte se ata ishin njerëz të varfër.

Kolombo shkroi në kujtimet e tij: "Burrat që pashë, ishin të gjithë të rinj dhe pothuajse më shumë se tridhjetë vjeç. Të gjithë kishin trup të mirë dhe flokët e tyre ishin të drejta e të gjata si një krifë kali që u binin mbi sy. Kishte vetëm një çështje shumë shqetësuese; ata dukeshin shumë të varfër”.

Kolombo u kthye shpejt në anije dhe urdhëroi të nisen dhe të vazhdojnë rrugën drejt një vendi tjetër. Në ishullin tjetër gjendja ishte ndryshe. Banorët vendas kishin vathë të vegjël floriri në veshë. Kristofer Kolombo dhe shokët e tij kur panë vathët, ata bërtitën nga gëzimi dhe ngritën flamurin spanjoll në brigjet e atij ishulli. Ata u dhanë banorëve vendas gjerdane qelqi dhe bereta të kuqe ndërsa në këmbim morën flori. Kjo ishte fitorja e parë e Kristofer Kolombo dhe e mbretit të Spanjës në pushtimin e vendeve të reja. Por ata nuk kishin arritur ende në destinacionin kryesor.

..................................................

Kristofor Kolombo për të arritur në Indi, shkoi përsëri drejt perëndimit. Sipas kujtimeve të Marko Polo-s, pasi arritën në Indi, ata mund të shkonin në Japoni dhe ta pushtonin ishullin e pasur Xhipango. Anijet e Kristofer Kolombo udhëtonin dyqind kilometra në ditë në det, por nuk kishte asnjë shenjë brigjeve të ndonjë vendi. Sërish në fytyrat e marinarëve vëreheshin shenja frike, më në fund një grup prej tyre u rebeluan dhe donin të ktheheshin në Spanjë. Kristofer Kolombo u premtoi atyre se nëse nuk arrinin në ndonjë bregdet për tre ditë, do të kthehen në Spanjë. Por dy ditë më vonë, disa gjërat u shfaqën në ujë. Një degë e gjelbëruar me një lule të vogël të kuqe dhe një dërrasë druri. Kjo do të thotë se aty afër kishte njerëz që jetonin. Në minutat e para të lindjes së diellit të ditës së tretë, roja i anijes bërtiti: "Bregdet! Bregdet!". Ai kishte parë një bregdet që shkëlqente nga gurët.

Sapo arriti në bregdet, Kristofor Kolombi u gjunjëzua në bregdet dhe puthi tokën duke derdhur lot. Ai mendoi se kishte arritur në Indi, ndaj thirri inspektorin e oborrit mbretëror dhe përpara tij, e shpalli veten sundimtar të tokës së pushtuar në emër të mbretit katolik të Spanjës. Inspektori i oborrit mbretëror e shpalli Kolombon mëkëmbës dhe guvernator të mbretit të Spanjës në Indi. Banorët vendas nuk kuptuan asgjë nga ceremonia dhe rrëmuja e të ardhurve rishtazi, ata më së shumti i kisin ngulur sytë te rruazat e qelqit ta gjerdaneve dhe te beretat e kuqe që kishin ndarë mes tyre. Banorët vendas kënaqeshin duke pi shurupin e sheqerit që u dhanë spanjollët ndërsa Kristofer Kolombo po mendonte të merrte tokën e tyre. Spanjollët e quajtën tokën e sapopushtuar me emrin "San Salvador", që sot është kryeqyteti i shtetit të Amerikës Qendrore të El Salvadorit. Kristofor Kolombo shkroi në kujtimet e tij: "Duke marrë parasysh butësinë dhe mirësinë e banorëve të këtyre ishujve, ato mund të pushtohen shumë lehtë".

...............................................................

Kristofer Kolombo dhe shokët e tij, të cilët dëshironin të arrinin në Japoni pas Indisë, vazhduan udhëtimin e tyre. Kur anijet mbërritën afër Kubës, ata menduan se kishin arritur në Japoni. Kristofer Kolombo dërgoi njerëzit e tij në ishull për të gjetur oborrin e sundimtarit të atij vendi, por ata u kthyen në anije me gjethe duhani. Një mall që më vonë u bë për ta më fitimprurës se vetë floriri.

Kësaj radhe, Kristofer Kolombo vetë shkoi në ishull dhe arriti të takohej me kreun e fisit të banorëve vendas. Kryetari i fisit vendas e kishte me vete një fletë floriri sa një pëllëmbë dore dhe përpara syve të Kristofer Kolombo, e ndau atë në copa më të vogla dhe ia dha atij një copë në këmbim të një artikulli prej mallrave të ndryshëm. Kristofer Kolomb tha me vete: "Ky njeri ka lindur tregtar nga natyra". Ai ndjeu se po qëndronte përballë njërit prej tregtarëve ekspertë japonezë që kishte përmendur Marco Polo.

I lumtur me zbulimet e tij, Kristofer Kolombo u nis dhe u kthyer për në Spanjë me dhurata që ishin dëshmi e zbulimeve të tij. Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës i bënë atij një pritje të veçantë dhe i dhanë titullin e admiralit. Kur Kristofer Kolombo u nis përsëri në udhëtim, në vend të tre anijeve, atij iu dhanë shtatëmbëdhjetë anije. Në këtë udhëtim, ai i shtoi njëzet ishuj të mëdhenj dhe dyzet ishuj të vegjël pushtimeve dhe pronave të mbretit dhe mbretëreshës së Spanjës. Gjatë këtij udhëtimi u pushtua edhe rajoni që sot njihet si Republika Domenikane.

......................................

Kristofer Kolombo në shumicën e rajoneve u prit me trajtim dhe sjellje të butë nga vendasit. Vetëm në disa rajone banorët vendas i shikonin këta burra të bardhë me dyshim. Nuk kishte rëndësi nëse indianët vendas me sjellje të buta e shoqëronin Kristofer Kolombon ose iu nënshtruan me dhunë atij, së shpejti të gjithë ata u bënë punëtorë për të gjetur më shumë flori për mbretin e Spanjës.

Çdo banor indian vendas mbi moshën katërmbëdhjetë vjeç, një herë në tre muaj duhej të paguante një zile plot ari. Kreu i fisit duhej të paguante një pagur nargjile plot me ar një herë në dy muaj. Kushdo që nuk kishte ar, duhej të dorëzonte njëzet e pesë kilogramë pambuk, ndërsa banorët indianë vendas që nuk kishin as ar dhe as pambuk, dërgoheshin në Spanjë si skllevër. Ata që qëndronin në tokën e tyre, duhej të punonin punë të vështira ditë e natë dhe në fakt nuk bënin gjë tjetër veç skllavëri. Ata që ishin të punonin për të gjetur flori nën komandën e Kristofor Kolombo, e kalonin një jetë shumë të vështirë, aq shumë të vështirë saqë ndonjëherë bënin edhe vetëvrasje duke përdorur një ekstrakt bimor të quajtur maniok. Të gjitha këto presione, luftëra dhe sëmundje të panjohura që u transferuan nga njerëzit e bardhë në kontinentin amerikan, u bënë shkak që vetëm në një rajon popullsia prej 60 mijë banorësh të zvogëlohej në 500 njerëz brenda një kohe shumë të shkurtër, domethënë vetëm një në çdo 120 njerëz i mbijetoi këtyre vështirësive.

E gjithë sasia e arit që sillnin banorët vendas i përkiste mbretit të Spanjës dhe nëse një marinar guxonte të vidhte ndonjë gjë, atij i prisnin veshët dhe hundën. Njërit prej indianëve vendas që kishte marrë disa rroba me vete, i prenë veshët dhe Kristofer Kolombo donte t'i priste kokën kreut të fisit i cili ishte në prag të vdekjes.

Një vit pas udhëtimit të dytë të Kristofor Kolombos në Amerikë, dymbëdhjetë anije me tridhjetë mijë monedha ari, ngarkesa erëzash, gjashtëdhjetë papagaj dhe një numër skllevër indianë u nisën për në Spanjë.

Kolombo gjatë qëndrimit në Manastir

............................................

Portugezët ishin bërë pionier në pushtimin e tokave të reja ndërsa spanjollët, duke parë sukseset e tyre në Indi dhe në brigjet lindore të Afrikës, morën iniciativë dhe e dërguan Kristofor Kolombo në Oqeanin Atlantik. Tani të dy vendet kishin anije në rrugët detare dhe në çdo moment këto dy shtete mund të futeshin në luftë në një ishull ose në një tokë tjetër. Në kohën kur Kristofor Kolombo mbërriti në Amerikë, mbreti i Spanjës i kërkoi Papa Aleksandrit të VI-të të konfirmonte pushtimin e këtyre tokave nga Spanja dhe Papa konfirmoi pronësinë e Spanjës mbi ato toka. Mbreti i Portugalisë u emocionua kur pa dekretin e shpallur nga Papa dhe i kërkoi të deklaronte mbështetjen e tij për Portugalinë dhe të njihte pronësinë dhe pushtetin e Portugalisë mbi shumë rajone të Afrikës dhe ishujve të Atlantikut.

Ndarja e botës mes Spanjës dhe Portugalisë nga Papa

Papa duke qenë i vetëdijshëm se zhvillimi i këtij rivaliteti nuk do të përfundojë me kaq, vendosi të përcaktojë një herë e përgjithmonë çështjen e të dy vendeve. Duke e konsideruar veten përfaqësues të Zotit në tokë, ai përcaktoi një pikë në Oqeanin Atlantik pranë ishujve të pushtuar nga Portugalia dhe vizatoi një vijë imagjinare nga veriu në jug në mënyrë që të kalonte nëpër pikën e shënuar, pastaj deklaroi se të gjitha tokat në lindje të kësaj vije do të jenë territori eksplorues i Portugalisë, dhe gjithçka në perëndim të kësaj vije do t'i përkasë Spanjës. Me sa duket, mosmarrëveshjet u zgjidhën, por toka nuk ishte aq e sheshtë dhe e rrafshët sa e kishte imagjinuar Papa, natyra e rrumbullakët e tokës e bëri zgjidhjen e Papës krejtësisht joefektive.

Në episodet e ardhshme do t'ju tregojmë histori të tjera rreth udhëtimeve nëpër botë.

 

Tags