Qershor 13, 2016 08:21 CET
  • Lindja e Mesme në javën që kaloi

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, Nuri Maleki një prej deputetëve opozitarëve në parlamentin e Irakut ka marrë iniciativën për organizimin e takimit të përbashkët që ka për qëllim t'i jepet fund krizës parlamentare në vend. Nuri Maleki kryetar i partisë Qeveria e Ligjit në Irak, kërkoi arritjen e një akordi për tu dhënë fund shkeljes së normave dhe ligjeve të cilat janë vënë re në takimin e fundit të parlamentit dhe për këtë ai ka ftuar deputetët që të marrin pjesë në takimin e përbashkët për këtë rast. Në deklaratën thuhet se bisedimet mes palëve që kanë krijuar këtë situatë, mund të krijojë kushte të favorshme për zgjidhjen e çështjes. Ai kërkoi bisedime konstruktive mes palëve për daljen nga kriza dhe rifillimin e punimeve të parlamentit, me qëllim që të përcaktohet fati i ministrave të kabinetit qeveritar.   Kriza në Irak është krijuar për shkak të mosmarrëveshjeve të grupeve politike në Parlamentin e këtij vendi, ndërsa është shtuar edhe më shumë me deklarimin e përbërjes së kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Hejdar Ebadi. Vlen të theksohet se Iraku në dy vitet e kaluara është përballur vazhdimisht me krizën e sigurisë si pasojë e veprimeve të grupeve terroriste si ISIS i cili ka pushtuar një pjesë të gjerë të territorit në veri dhe perëndim të Irakut. Kriza politike në Irak ka filluar disa muaj më parë pas protestave qytetare të organizuara kundër korrupsionit të funksionarëve dhe kundër kërkesës së disa grupeve politike për ndarjen proporcionale të pushtetit në këtë vend. Pas këtyre protestave, kryeministri i Irakut me përkrahjen e kërkesave qytetare dhe të autoriteteve fetare, deklaroi se do të shkarkojë disa funksionarë të qeverisë dhe do të reformojë strukturën e pushtetit, si dhe do të formojë një kabinet të ri qeveritar me pjesëmarrjen e personave të merituar në vend të personaliteteve të lidhur me partitë politike. Si pasojë e këtij veprimi, grupet parlamentare në bazë të pozitës së tyre në pushtet, prezantuan kandidatë të rinj për kabinetin teknokrat të Hejdar Ebadi. Sipas ekspertëve dhe analistëve, shkaku kryesor për mos suksesin e Hejdar Ebadit janë partitë politike partnere në qeverinë e tij të cilat nuk po lejojnë zhvillimin e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimin e ndryshimeve në strukturat e pushtetit politik. Sipas kësaj pikëpamje, edhe pse përbërja etnike dhe politike e Irakut është në atë mënyrë që nuk mund të anashkalohet ky parim në formimin e qeverisë, mirëpo vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes grupeve politike për reformimin e kabinetit qeveritar, mund ta vë në rrezik parimin e sovranitetit të Irakut.

Javën e kaluar, bnë Kuvajt ka filluar një raund i ri i bisedimeve për paqe në Jemen mes grupeve jemenase me mbikëqyrjen e OKB. Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i special i OKB për çështjen e Jemenit, deklaroi se bisedimet e drejtpërdrejta për paqe në Jemen pas disa ditë ndërprerje, të mërkurën pasdite kanë filluar përsëri në Kuvajt me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy delegacioneve të Riadit dhe të Sanas me ndërmjetësimin e OKB. Bisedimet mes palëve jemenase në Kuvajt u pezulluan që nga e shtuna e kaluar për shkak të arrogancës së delegacionit të Riadit i cili përbëhet nga përfaqësuesit e Mansur Hadit, presidentit të dorëhequr të Jemenit. Delegacioni i Riadit ishte tërhequr nga bisedimet në kohën kur avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë vazhduar sulmet e tyre ajrore në rajone të ndryshe të Jemenit kundër popullit të pambrojtur të këtij vendi. Ndërkohë burimet informative kanë deklaruar se delegacioni kombëtar i përbërë nga përfaqësuesit e lëvizjes Ansarullah dhe të partisë Kongresi Popullor i Jemenit, në fillim të raundit të ri të negociatave në Kuvajt, ka deklaruar protestën e tij pranë përfaqësuesit të OKB për shkak të vazhdimit të sulmeve ajrore të koalicionit saudit kundër rajoneve të ndryshme të Jemenit. Sipas Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, në raundin e ri të negociatave për paqe në Jemen është rënë dakord që komiteti për stabilizimin e armëpushimit duhet të përqendrohet në forcimin e armëpushimit dhe për t'i dhënë fund luftimeve në Jemen. Të dy palët pjesëmarrëse në këto bisedime në takimin e të mërkurës pasdite kanë diskutuar rreth shkeljes së armëpushimit në disa rajone dhe rreth sulmeve të kryera në provincën Hadrameovt në jug të Jemenit. Bisedimet e palëve jemenase në Kuvajt janë pezulluar që nga dita e shtunë për shkak të tërheqjes së delegacionit të Mansur Hadit nga këto bisedime dhe me pretekst të vazhdimit të sulmeve të forcave të Ansarullah. Negociatat për paqe në Jemen kanë filluar që nga 21 prilli në Kuvajt me mbikëqyrjen e OKB-s me qëllim që t'u jepet fund luftimeve në Jemen, mirëpo me sabotimet e vazhdueshme të Riadit, këto bisedime ende nuk kanë arritur në ndonjë rezultat të rëndësishëm. Më parë në lidhje me krizën e Jemenit janë zhvilluar edhe bisedime të tjera në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Gjenevë të Zvicrës, por kanë përfunduar pa rezultat. Vlen të theksohet se Arabisë Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.

Spikeri

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kërkoi nga Këshillit të Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të përpiqet për vazhdimin dhe konsolidimin e armëpushimit në Siri. Nabil Arabi sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe duke folur në takimin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe në Kajro, i cili iu kushtua situatës së rëndë në Alepo në veriperëndim të Sirisë, theksoi se Liga Arabe kërkon nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të konsolidojë armëpushimin në Siri dhe t'i obligojë të gjitha palët të respektojnë armëpushimin. Ai dënoi ashpër sulmet e grupeve terroriste në Alepo dhe tha se të tilla sulme duhet të ndalen. Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën në qytetin Alepo dhe ky takim zhvillohet me kërkesë të Francës dhe Anglisë. Sulmet me mortaja të terroristëve në rajone të ndryshme të Alepos gjatë ditës së martë shkaktuan mbi 30 të vrarë në radhët e civilëve sirianë dhe mbi 200 të plagosur. Armëpushimi në qytetin e Alepos, në Siri, është zgjatur me tre ditë të tjera për të parandaluar përkeqësimin e situatës, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes ruse. Ushtria siriane njoftoi për një armëpushim dyditor, dy javë pas luftimeve që lanë pas rreth 300 civilë të vdekur. Armëpushimi i ri bëhet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë jetë një armëpushimi gjithëpërfshirës, plani për të cilin u prezantua në shkurt. Rusia ka mbështetur Sirinë, me sulme ajrore që prej shtatorit 2015. Alepo, që ndodhet në veri-perëndim të Sirisë, ishte qendra financiare dhe industriale e vendit përpara se lufta civile 5-vjeçare të fillonte. Aktet e fundit të dhunës të verifikuara atje kanë qenë fazat më të rënda të luftës përgjatë vitit të fundit. Raporte të ndryshme tregojnë se armëpushimi i shkurtër solli një periudhë qetësie për banorët e Alepos.

Javën e kaluar, Gjykata e Egjiptit ka filluar procesin gjyqësor për dënimin e 237 personave që kanë protestuar kundër shitjes së ishujve egjiptianë Arabisë Saudite. Autoritetet gjyqësore të Egjiptit të shtunën kanë deklaruar se në gjykatat e Kajros dhe të provincës Al-Xhiza ka filluar procesi gjyqësore kundër 237 personave të arrestuar në protestat që u zhvilluan javën e kaluar kundër shitjes së ishujve egjiptianë Tiran dhe Sanafir Arabisë Saudite. Sipas ligjeve të Egjiptit, personat e akuzuar për pjesëmarrje në protesta të paligjshme dënohen me tre vite burg. Gjatë vizitës së Selman bin Abdulaziz, mbretit të Arabisë Saudite, në Egjipt në fillim të muajit prill dhe në bazë të një marrëveshje të nënshkruar mes Kajros dhe Rijadit, sovraniteti i dy ishujve egjiptianë Tiran dhe Sanafir i është dorëzuar Arabisë Saudite. Ky veprim i Abdulfetah Al-Sisi, president i Egjiptit, ka ngjallur reagime të ashpra tek populli egjiptian dhe kundërshtarët e kësaj marrëveshje javën e kaluar kanë organizuar protesta në provinca të ndryshme të Egjiptit, por këto protesta janë shtypur me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe gjatë këtyre protestave janë arrestuar me qindra persona. Vlen të theksohet se që nga koha e shkarkimit të ish-presidentit egjiptian Muhamed Morsi në fillim të korrikut të vitit 2013 e deri më tani, me qindra opozitarë të qeverisë së Abdulfetah Al-Sisi janë arrestuar dhe dënuar nga autoritetet egjiptiane.