Shkurt 03, 2016 11:13 CET

Në këtë emision do të flasim mbi gjendjen e të drejtave të njeriut nëpër burgjet amerikane, si dhe dhunën e policisë kundër zezakëve në këtë vend.

Të burgosurit janë grupi i cili më së shumti është i prekur nga shkelja e të drejtave të njeriut, për faktin se ata jetojnë në kushte tejet të vështira si dhe të drejtat dhe liritë e tyre injorohen më shumë se çdo grup tjetër njerëzor. Në shumë vende, madje edhe në ato vende që pretendojnë respektimin e të drejtave të njeriut, nuk ka kushte të barabarta për të drejtat e të burgosurve. Ata në mënyrë të veçantë i nënshtrohen të gjitha llojeve të sjelljeve jo njerëzore, degradimit, mizorive, i nganjëherë edhe torturave. Pas lirimit, për shkak të presionit psikologjik që ju është shkaktuar nëpër burgje, disa prej tyre bëjnë vetëvrasje. Në shumicën e burgjeve amerikane, dhuna e përdorur nga autoritetet e burgjeve lë pasoja serioze dhe të pariparueshme për të burgosurit. Shumica e të burgosurve që i nënshtrohen dhunës së rojeve të burgjeve, ose humbin jetën ose tentojnë të bëjnë vetëvrasje.

Më 8 qershor Kalief Browder, një zezak 22 vjeçar nga Nju Jorku, ishte arrestuar 3 vite më parë pa asnjë arsye dhe kishte qëndruar në burg dhe pas lirimit ai në shtëpinë e tij ka bërë vetëvrasje. Ai ishte akuzuar tre vite më parë për vjedhje, mirëpo kjo akuzë nuk u vërtetua asnjëherë. Avokati i Browder ka thënë: “Unë mendoj se shkaku i vdekjes së Browder ishte mbajtja e tij në qeli, ku atij i ishin ngjitur minjtë dhe buburrecat dhe ai kishte qëndruar i uritur për një kohë dhe nuk i lejohej të shkonte në tualet. Kjo çështje dhe pafajësia e tij e çuan atë drejt vetëvrasjes. Natyrisht se çdokush i cili ndjehet i pafajshëm dhe torturohet në mënyrë të tmerrshme, ai nuk mund t’a tolerojë një gjë të këtillë. Vetëvrasja e këtij të riu është e pabesueshme”. Torturimi dhe trajtimi brutal nga ana e rojeve të burgut për Borwder ishte shumë e papërballueshme dhe e vështirë. Së fundmi në publikimin e një filmi, shihet se si Browder ishte rrahur dhe dhunuar nga rojet e burgut. Browder para vdekjes, avokatit të tij i kishte thënë: “Në burg ekziston çdo lloj i krimit. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni të harroni ditët që i keni kaluar në burg, kurrë nuk do të mund t’i harroni ato. Vjedhja e të burgosurve nga njëri-tjetri, sulmi i gardianëve ndaj adoleshentëve, gjaku nëpër dhoma. Unë gjithmonë jetoj në frikë. Ndjejë se nga unë kanë grabitur gëzimin dhe lumturinë”.

Browder nuk është i burgosuri i parë i pafajshëm që është viktimë e sistemit gjyqësor jofunksionalë në Amerikë. Pak ditë pas lajmit të vetëvrasjes së Browder, një gjyqtar federal amerikan ka liruar Albert Woodfox, një zezak tjetër 68 vjeçar i cili kishte qëndruar 43 vjet në izolim dhe në fund sipas dëshmive është vërtetuar pafajësia e tij. Sipas ligjeve të Amerikës, askush nuk mund të mbahet në izolim në një kohë të gjatë.

Dhuna ndaj të burgosurve në qeli dhe torturat në burgjet e Amerikës janë një dukuri e zakonshme. Këto veprime të administratës amerikane janë në kundërshtim të plotë me rregullat dhe konventat ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e të burgosurve. Duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të burgosurve, OKB miratoi Deklaratën mbi "Parimet Themelore për trajtimin e të burgosurve". Neni 5 i kësaj deklarate flet mbi të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë të burgosurve.  Kurse në nenin 7 të kësaj deklarate thuhet: Përpjekjet e drejtuara për heqjen e mbylljes në qeli si ndëshkim, apo në kufizim të shfrytëzimit të saj, duhet të ndërmerren dhe të kurajohen. Edhe pse nganjëherë mbajtja në qeli është e nevojshme, por praktika e disa vendeve dëshmon se mbajtja në qeli e të burgosurit trajtohet si një mënyrë për të ushtruar presion psikologjik dhe torturim ndaj të burgosurit.

Torturimi është një nga metodat e përhershme në burgjet amerikane, efektet psikologjike tek të burgosurit shfaqen pas lirimit të tyre, ku ata ballafaqohen me probleme të ndryshme mendore. Sipas raporteve, të burgosurit nëpër burgjet amerikane i nënshtrohen torturave të ashpra. Të burgosurit i nënshtrohen torturave elektrike dhe kundër tyre përdoren karriget elektrike. Këto tortura shkaktojnë dëmtime të rënda të trupit dhe organizimit të njeriut, çka disa herë çojnë deri në vdekje. Po ashtu edhe ndaj personave me aftësi të kufizuara që janë të burgosur nëpër burgjet amerikane përdoren tortura të ashpra. Në raportin 127 të HRW, i cili është botuar më 12 maj 2015, janë paraqitur përdorime të torturave si abuzime, dhunë dhe rrahje ndaj të burgosurve nga ana e rojeve të burgjeve në SHBA. Sipas këtij raporti, rojet e burgjeve përdorin dhunë ndaj personave me të meta psikike. Në raportin e HRW është raportuar se rojet e burgjeve në Amerikë vazhdimisht përdorin dhunë ndaj personave me të meta psikike. Rojet dhe stafi i burgjeve në mënyrë të vazhdueshme u shkaktojnë dëmtime fizike të burgosurve që nganjëherë çojnë deri në vdekje. Edhe pse nuk ka të dhëna kombëtare në këtë drejtim, Human Rights Watch tregon se më shumë se 5.100 të burgosur me sëmundje mendore në burgjet e SHBA rregullisht i nënshtrohen dhunës nga rojet dhe stafi i burgjeve.  

Dhuna në Amerikë nuk është prezentë vetëm ndaj të burgosurve nëpër burgjet amerikane. Ditëve të fundit policia amerikane është duke ushtruar dhunë të paparë ndaj zezakëve. Provat dëshmojnë për brutalitetin e policisë amerikane kundër qytetarëve zezakë amerikanë. Uashington Post ka zhvilluar një anketë me qytetarët, ku sipas shifrave të publikuara më 30 maj 2015, numri i vdekjeve të qytetarëve amerikanë është dyfishuar. Raporti tregon se në ditë më shumë se dy persona janë vrarë nga policia amerikane. Raporti po ashtu tregon se qytetarët e vrarë nga policia amerikane ishin të paarmatosur. Kohë më parë u publikua një video ku shihet përdorimi i dhunës së policisë amerikane kundër një zezaku në Texas. Aty shihet se si rrihet brutalisht një zezake. Sipas policisë, kjo nuk kishte të bënte asgjë me ngjyrën e lëkurës së adoleshentes. Por pas publikimit të kësaj videoje, në Texas u mbajtën protesta, ku protestuesit akuzonin policinë për racizëm.

Nga viti i kaluar e deri më tani, numri i zezakëve që kanë qenë viktimë e veprimeve raciste të policisë amerikane është rritur ndjeshëm. Shihet se policia amerikane nuk pengohet nga askush në përdorimin e këtyre politikave të rrezikshme. Policia amerikane dhe komuniteti zezak nuk kanë besim tek njeri-tjetri. Kjo është një çështje që ka nxitur tensione mes këtyre dy grupeve dhe mund të ketë pasoja të këqija në strukturën politike dhe shoqërore të SHBA. Megjithatë, shoqëria amerikane është e përzier me zezakë dhe të bardhë, por rrënjët historike të zezakëve në këtë vend mund të krijojnë mundësinë e kthimit në dualitetin e shekullit të kaluar. Kjo është një lidhje që në kuadër të strukturës së përgjithshme të sigurisë shihet si e rrezikshme. Shtimi i dhunës policore ka shkaktuar një krizë të sigurisë në këtë vend.

 

Tags