Shkurt 03, 2016 11:14 CET

Në këtë emision do të njihemi me shkakun e vrasjes dhe dhunës kishtare kundër zezakëve në qytetin Charleston, në Karolinën jugore në SHBA.

Kohë  më parë u kumtua lajmi për vrasjen dhe dhunën e ushtruar kundër zezakëve në një kishë në SHBA, gjë që shkaktoi tronditje tek populli i këtij vendi. Qyteti Charelston në Karolinën Jugore gjatë muajit qershor ishte përfshirë nga të shtënat me armë në një kishë që i përkiste zezakëve. Në këtë rast u vranë 9 persona, në mesin e të cilëve ishin 6 gra dhe tre burra si dhe një prift. Sulmi u krye pas këndimit të ungjillit nga kori i kishës.

 

Vdekja e zezakëve në muajt e fundit, duke përfshirë policinë, ka shkaktuar një debat serioz në lidhje me racizmin në Amerikë. Por kësaj here edhe të bardhët janë shfaqur në skenë, duke kërkuar shkatërrimin e armëve. Policia federale amerikane e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, duke thënë se ai është Dylann Storm Roof. Ai është 21 vjeçar dhe është qytetar i Karolinës Jugore. Dylann ka shkruar për vrasjen e tij: Unë e kam zgjedhur Charlestonin për shkak të lashtësisë së tij të madhe dhe për faktin se në të kaluarën ky qytet kishte më shumë të bardhë sesa zezakë”. Dana Eduards, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka pranuar se të shtënat në kishën historike të zezakëve në Charleston në Karolinën Jugore, dëshmojnë akoma për prezencën e tensioneve etnike në këtë vend.

 

Historia e njerëzve me ngjyrë në Amerikë është një histori trishtuese. Indianët ishin pronarët origjinalë të kësaj toke dhe pas shumë vite të poshtërimit dhe diskriminimit, përdhunimit dhe vrasjeve, përfundimisht u detyruan të migrojnë. Pastaj zezakët si skllevër u sollën në këtë kontinent ku ju nënshtruan të gjitha llojeve të shtypjes. Fenomeni i ‘racizmit’ dhe ‘pabarazia racore’ në Amerikë është i afërt me konceptin dhe fenomenin e ‘racës superiore’, ku prapë po i kthehet origjinës së tij. Ky fenomen u pa edhe në Kushtetutën e SHBA të vitit 1787. Kushtetuta u shkrua në atë mënyrë që të mbrohen interesat e të bardhëve dhe u lejua mbajtja e skllevërve. Sipas ligjit, zezakët në Amerikë ishin të privuar nga të drejtat natyrore të njeriut dhe të drejtat e pronësisë, nga pjesëmarrja në çështjet publike dhe nuk u lejuan të mbajnë armë. Deri në vitin 1960 tabelat ‘për të bardhët’ dhe ‘për njerëzit me ngjyrë’ ishin të ndara në shumë vende publike të SHBA si nëpër dyqane, universitete, restorante, terminale, stacione autobusësh, tualete, dhoma pritje, etj. Ky diskriminim dhe racizëm dhe lartësimi i të bardhëve në SHBA u zgjerua dukshëm, duke u bazuar edhe në kritere ekonomike dhe sociale.

 

Por sot, edhe ardhja e një presidenti me ngjyrë në krye të SHBA,  ka dështuar për t'i dhënë fund këtij diskriminimi. Krahasimi i të bardhëve dhe i zezakëve dhe pabarazia midis qytetarëve amerikanë është e madhe. Imazhi negativ që mediat amerikane paraqesin për personat me ngjyrë posaçërisht për zezakët, shkakton shumë probleme për ta, në gjetjen e vendeve të punës. Sipas “Uashington Post”, shkalla e papunësisë e zezakëve në krahasim me të bardhët është dyfish më e madhe. Të ardhurat mesatare vjetore të një familjeje zezake janë 59 % më të ulëta se të ardhurat mesatare të një familjeje të bardhë. Shkaku kryesor është diskriminimi në punë ndaj zezakëve dhe për këtë arsye ata detyrohen të punojnë për paga të ulëta. Sipas një raporti të Zyrës së Statistikave të SHBA, 27.2 % e zezakëve në Amerikë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Ndërsa statistikat e të bardhëve janë tre herë më të vogla.

 

Problemi i racizmit në SHBA ka depërtuar edhe në sistemin arsimor amerikan. Midis viteve 2003 deri 2012, më shumë se 60 % e kërkesave të refuzuara për pranim në universitetet amerikane kanë qenë kërkesa të personave me ngjyrë, kurse vetëm 34 % të personave të bardhë. Nëpër shkolla vetëm 17 % e nxënësve janë zezakë, kurse 32 % e të përjashtuarve nga shkollat dhe universitetet lidhen me ta.

 

Por, në këtë mes, ndoshta sjellja më raciste mund të vërehet në sjelljet e policisë dhe forcave të sigurisë në Amerikë. Këtë fakt e dëshmoi edhe një raport i Reuters i nxjerrë në korrik të vitit 2012. Sipas këtij raporti, policët ndaj të bardhëve janë më tolerantë, ndërsa rreth 1 milion zezakë në vit ndalohen nga policia ose mbeten në paraburgim dhe në fund kur lirohen si të pafajshëm, atyre u bëhet vetëm një falje e thjeshtë. Përderisa zezakët përbëjnë vetëm 13 për qind të popullsisë së Amerikës, 28.4% e të gjithë personave të ndaluar nga policia janë zezak. Sipas Institutit të Statistikave të Ministrisë së Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 3.1 për qind e zezakëve mbahen në burgjet e Amerikës, ndërkohë që statistikat mbi të bardhët dëshmojnë vetëm për 0.5 %. Në vitin 2014 edhe presidenti amerikan Barak Obama u detyrua të pranojë se në SHBA është akoma prezent në masë të madhe racizmi.

 

Masakra në Charleston në Karolinën Jugore u krye nga një person i bardhë dhe shënoi dy problematika në SHBA, racizmin dhe posedimin e armëve. Një situatë e këtillë për këtë fuqi botërore paraqet çnderim dhe kërcënim. Por të shtënat dhe vrasjet në Amerikë nuk janë të paprecedentë dhe herë pas here raportet flasin për përhapjen e të shtënave dhe të vrasjeve. Në dhunën më të fundit të armatosur dhe të shtënat në Amerikë, në ditët e fundit, të paktën tre persona janë plagosur nga të shtënat në një park në Jersey City në Amerikë. Disa raporte të mëhershme flasin për të shtëna të ndara në qytetet Detroit dhe Filadelfia. Nga të shtënat në Detroit një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën. Ndërsa në Filadelfia u plagosën 10 persona, tre nga të cilët ishin fëmijë. Debati mbi mbajtjen e armëve të zjarrit në Amerikë, kur, në dhjetor 2012, njëzet e gjashtë njerëz, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë në një shkollë në Newtown, mori një dimension të ri. Incidenti tronditi popullin e Amerikës dhe Presidenti Barack Obama premtoi masa të rëndësishme, duke përfshirë shqyrtimin e mbajtjes së armëve. Por, katër muaj më vonë, Kongresi vuri në dukje se çdo popull ka të drejtë të posedojë armë zjarri. Ky dështim dëshmoi edhe një herë lobimin e fuqishëm në favor të armëve. Fakti është se Obama nuk e posedon fuqinë për të lobuar tek prodhuesit e armëve. Rezultati i kësaj është se shumë qytetarë amerikanë edhe përkundër viktimave të përditshme nga armët e zjarrit, nuk kanë arritur të realizojnë qëllimin e tyre, sepse lobet e ndryshme mbrojnë interesat e prodhuesve të armëve.

 

Historia e ditëve të fundit e Amerikës është një histori e zakonshme dy shekullore e zezakëve. Kjo histori tregon se vendi edhe përkundër faktit se pretendon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, prapëseprapë në këtë vend është i pranishëm fuqishëm diskriminimi ndaj zezakëve. Ky diskriminim ka çuar në fenomenin e racizmit në Amerikë dhe është i theksuar gjithnjë e më shumë. Masakra e paparë ndaj zezakëve nga policët e bardhë në këtë vend paraqet një pasiguri të madhe. Lideri suprem i Revolucionit islamik në lidhje me racizmin në Amerikë, ka thënë: “Ende është prezent diskriminimi racor në atë vend edhe për kundër faktit se pretendon për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Akoma personat me ngjyrë nuk posedojnë sigurinë dhe lirinë të jetojnë në komunitet! Nganjëherë policia i rrahë zezakët deri në vdekje! Këta pretendojnë për të drejtat e njeriut”. Por gjëja më interesante do të ishte nëse në qytetin Charleston këtë masakër do ta kishte kryer një mysliman, të gjithë në këtë vend do të kishin folur për një akt terrorist. Kur një akt i tillë kryhet nga një jomysliman, politikanët amerikanë, mediat si dhe qarqe të ndryshme shoqërore e politike shmangin fjalën terrorizëm.

 

Tags