Shkurt 03, 2016 11:16 CET

Në këtë emision do të flasim mbi shtimin e shkeljes së privatësisë nga qeveritë e Anglisë dhe SHBA.

Rrjetet globale kompjuterike ose interneti përveçse kanë hapur një kapitull të ri në jetën e njeriut, kanë siguruar edhe komunikime mes njerëzve. Por në shumë raste ato kanë zbuluar informacionet konfidenciale apo personale të personave që shfrytëzojnë internetin. Këto informacione për arsye të ndryshme dhe për lehtësimin e qasjes tek ata ose për transferimin e tyre në qendra të tjera të ruajtjes në kompjuter, munden më lehtë t’i kenë në posedim personat e huaj. Karakteristikat ndërkufitare për të dërguar ose për të marrë informacione përtej kufijve ka çuar në shkeljen e privatësisë. E njëjta gjë vlen edhe për spiunimin e qeverive të qytetarëve të saj dhe të vendeve tjera. Shkelja e privatësisë nga ana e qeverive në vitet e fundit është rritur në mënyrë dramatike dhe Amerika konsiderohet si shkelësi më i madh i privatësisë. Arsyeja kryesore e këtij veprimi është kinse për të luftuar terrorizmin dhe për të rritur sigurinë kombëtare në këtë vend. Amerika përgjon bisedat private në internet si e-mailet dhe komunikimet e jashtme.

Njerëzimit dëshiron të jetë i sigurt në territorin ku jetojnë. Kjo tregon se të gjithë kanë nevojë për hapësirë personale, hapësira ku janë të ndarë kufijtë e dukshëm nga kufijtë e padukshëm. Privatësia është një nga shembujt më të mirë të qytetarisë dhe respekti për të është një nga parimet themelore të qytetarisë. Kjo privatësisë, është pjesa më intime e jetës që duhet të kuptohet dhe të respektohet nga të tjerët. Duhet t’a kuptojmë se askush nuk është i lejuar të ndërhyjë në intimitetin e të tjerëve ndaj kjo është një shkelje e ligjit. Privatësia mund të konsiderohet si një nga të drejtat më themelore të njeriut që është e lidhur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të ngushtë me karakterin e tij. Asnjë person nuk do të lejonte që dikush të kontrollonte intimitetin e tij, sepse ai është pjesë e karakterit të çdo individi.

E drejta e privatësisë mbrohet edhe nga e drejta ndërkombëtare. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, në nenin 3 thotë: Secili ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë siguri vetjake. Kurse në nenin 12 të këtij dokumenti thuhet: Secili ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë siguri vetjake. E drejt e privatësisë përveç në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, është theksuar edhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të vitit 1966. Në paragrafin 1 të nenit 9 të kësaj konvente thuhet: Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj. Kurse në paragrafin 1 të nenit 17 të po kësaj konvente thuhet: Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndërhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letërkëmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mënyrë tё paligjshme. Përveç konventave dhe deklaratave ndërkombëtare, dokumente të tjera rajonale gjithashtu mbrojnë të drejtën e privatësisë dhe dinjitetin njerëzor dhe sekretet e jetës private po ashtu janë të mbrojtura edhe me ligj. Sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore (1950) thuhet: 1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Në vitin 1977 shtetet anëtare të BE kanë miratuar udhëzimet për sigurimin dhe mbrojtjen sa më të mire të të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të drejtën e privatësisë. Në shumë vende te botës këto të drejta janë të inkorporuara në Kushtetutë.

Një nga qeveritë perëndimore e cila shquhet për shkeljen masive të privatësinë dhe që ka shkaktuar protesta të gjëra të qytetarëve të saj, është qeveria angleze. Si pasojë e një lobi të fuqishëm të qeverisë angleze, parlamenti i këtij vendi miratoi ndryshimet ligjore për qasje të gjerë në informacionet personale në hapësirën kibernetike, telefoninë fikse dhe atë mobile. Ky projektligj i cili njihet si “ligji i shqyrtimit të kompetencave dhe ruajtjes së të dhënave 2014”u prezantua në parlament më 14 korrik 2014 dhe tre ditë pas miratimit ka hyrë në fuqi. Prezantimi i këtij projektligji nga ana e qeverisë u bë për shkak të shfuqizimit të ligjit për “shqyrtimin e të dhënave të vitit 2000”. Gjykata e lartë Evropiane konstatoi se ligji i vitit 2000, ka shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë ruajtjen e të dhënave dhe të drejtën e privatësisë. Sipas Ligjit për kompetencat për shqyrtimin e të dhënave të vitit 2000, institucionet publike ishin lejuar të kenë qasje në të dhënat konfidenciale në internet, madje edhe mundësinë e spiunazhit dhe mbikëqyrjen e monitorimit të aktiviteteve në internet. Sipas ligjit të ri në Angli, institucioneve publike u lejohet të kenë qasje pa autorizim gjyqësor në operatorët telefonik fiks dhe mobil si dhe në të dhënat e komunizmit në internet, ku kanë mundësinë t’i ruajnë ato deri në një vit dhe nëse është e nevojshme t’i dorëzojnë ato tek institucionet të cilt i kanë kërkuar. Sipas një raporti të gazetës “Guardian” më 1 qershor 2015, policia në Britaninë e Madhe  deri në 93 % ka qasje në e-mailat dhe telefonatat e qytetarëve të saj. Sipas këtij raporti në tre vitet e fundit policia angleze ka pasur qasje 730 mijë herë në bisedat dhe e-mailat privatë. Sondazhet dëshmojnë se përgjimi i bisedave private dhe e-mailave në Angli gjatë vitit të kaluar është rritur në masë të madhe. Qytetarët anglezë kanë protestuar kundër kësaj dhe dëshirojnë kufizimin e qasjes në bisedat e tyre private nga ana e policisë. Autoritetet angleze në përgjigje të protestave kundër përgjimit të bisedave kanë thënë se popullit duhet ta kuptojë këtë çështje. Populli duhet t’a dijë se qasja e lirë në këto informacione është esenciale për forcat e policisë dhe të sigurisë. David Davis, ish-anëtar i Partisë Konservatore Britanike, ka thënë: "Para se të ndryshojmë ligjet tona, ne duhet t’a kuptojmë këtë çështje dhe tani duhet ta kontrollojmë atë". Erik King, zv/kryetar i grupit “Privacy International”, ka thënë se vjedhja e informatave të personave pa i njoftuar ata është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ky proces i shpërdorimit të të drejtave të njeriut duhet të ndalet.

Politikat e reja të administratës amerikane në lidhje me çështjet e konfidencialitetit dhe sigurisë, shkelin qartë privatësinë. Në fakt, qeveria e Amerikës është e shqetësuar dhe e alarmuar në lidhje me çështjen e sigurisë në të gjitha fushat dhe një sërë masash rregullative në ekzekutivin vendor dhe ndërkombëtar. Opinionet e shprehura kryesisht në mjetet elektronike nga njerëzit e thjeshtë, zyrtarisht janë monitoruar nga qeveria. Me fjalë të tjera, administrata amerikane ka ndërhyrë në privatësinë e qytetarëve brenda dhe jashtë SHBA. Një shembull i qartë i këtij monitorimi u zbulua nga ish agjenti i CIA-s Eduard Snouden, i cili për shumë vite kishte mbikëqyrur njerëz nga e mbarë bota. Ai zbuloi se administrata amerikane ka pasur qasje në shumë informacione nëpërmjet përgjimit të postave elektronike, dhomave të chatit si dhe informacione në lidhje me vendndodhjen gjatë komunikimit me celularë. Përpos qytetarëve të saj, administrata e SHBA ka përgjuar edhe qytetarë të vendeve të ndryshme përfshirë edhe liderë të disa vendeve të BE.

Zgjerimi i shkeljes së privatësisë nga ana e qeverive perëndimore u kritikua ashpër edhe nga OKB. Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut ka hartuar një rezolutë në lidhje me këtë çështje. Në këtë rezolutë është potencuar se njerëzit në mënyrë të lirë mund të shfrytëzojnë internetin dhe ata nuk duhet të pengohen në këtë aspekt.

Tags