Gusht 18, 2016 12:15 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, një i ri palestinez është martirizuar i cili po përpiqej të rezistonte ndaj operacioneve të ushtarëve sionistë. I riu palestinez kishte për qëllim të kryente akte rezistence kundër ushtarëve sionistë në qytetin Nablus në BPLJ, ndërsa ushtarët sionistë shtinë me armë në drejtim të tij dhe e martirizuan atë. Po ashtu kolonët sionistë në vazhdën e sulmeve dhe krimeve të tyre ndaj palestinezëve, kanë sulmuar dhe ushtruar dhunë ndaj një fëmije palestinez në qytetin Khalil, në jug të rajonit BPLJ. Jusef Abdul’rahman Raxhabi, fëmijë 9 vjeçar invalid në Palestinë është sulmuar nga një grup kolonësh sionistë në afërsi të gjykatës së rajonit Sahale në qendër të qytetit Khalil. Ndërsa nga përleshjet e ndodhur dje në mbrëmje mes palestinezëve dhe sionistëve në qytetet Rubin dhe Bita në Nablus në veri të rajonit BPLJ, 13 palestinezë janë plagosur. Që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, mbi 230 palestinezë janë martirizuar nga ana e ushtarëve izraelitë dhe rreth 16 mijë të tjerë janë plagosur. Ndërsa palestinezet gjatë kësaj periudhe kanë vrarë 33 ushtarë sionistë.

Javën e kaluar, grupet kundërshtare në Bahrejn kanë dënuar regjimin Al Khalifa për shkak të krimeve dhe torturave që kryen ndaj të burgosurve. Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi vdekjen e Hasan Haiki, i cili ishte i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa. Lëvizja Vafak e Bahrejnit dënoi vrasjen e të burgosurit Hasan Haiki i cili është torturuar për një muaj e gjysmë. Lëvizja në fjalë tha se regjimi Al Khalifa dhe mbështetësit e tij si Amerika dhe Anglia të cilët mbështesin pushtetin nga aspekti politik dhe i sigurimit, janë përgjegjës për vrasjen e këtij të burgosuri. Sa i përket pengesave që ka krijuar regjimi Al Khalifa ndaj reporterëve të OKB për të vizituar burgjet e Bahrejnit, lëvizja Vafa tha se këto pengesave janë krijuar për mbuluar krimet që regjimi kryen ndaj popullit. Edhe lëvizja revolucionare 14 Shkurti ka dënuar vrasjen e të burgosurit Haiki dhe shprehu keqardhjen për vrasjen e këtij revolucionuari pas torturimit që atij i ka bërë regjimi Al Khalifa. Po ashtu, populli bahrjenas me organizimin e protestave masive, ka dënuar veprimet shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër shiitëve në këtë vend. Mijëra protestues bahrejnas, të janë tubuar në qytetin Al Deraz, për të protestuar kundër veprimeve të regjimit Al Khalifa i cili ka shtuar shtypjet kundër popullsisë shiite në Bahrejn. Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Said Al Asfur, klerik fetar në Bahrejn dhe Abdul Xhabar Al Derazi, dijetar fetar. Këta dy persona janë arrestuar në rajonin Al Deraz të Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Regjimi Al Khalifa po ashtu ka arrestuar edhe Mohamed Al Sankur, imam në rajonin Al Deraz, me arsyetimin se ai ka kritikuar regjimin Al Khalifa. Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar edhe kryetarin e Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit. Në vazhdën e përkrahjes së gjerë të qytetarëve bahrejnas ndaj Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur fetar të këtij vendi, forcat e regjimit Al Khalifa kanë bastisur shtëpinë e Sejed Maxhid Mash'al, kryetarit të Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit dhe kanë arrestuar atë. Sejed Maxhid Mash'al është një prej personaliteteve me ndikim të madh në Bahrejn, i cili kohë më parë në deklaratat e tij ka dënuar ashpër vendimin e regjimit Al Khalifa për heqjen e shtetësisë së Shejkh Isa Kasem. Populli bahrejnas më 14 shkurt 2011 ka filluar revolucionin kundër regjimit diktatorial Al Khalifa dhe ky revolucion vazhdon edhe më tej. Regjimi AL Khalifa i mbështetur edhe nga regjimi Al Saud vazhdon shtypjen e protestave të popullit bahrejnas, duke burgosur opozitarët dhe duke torturuar të burgosurit në mënyrë që të ndalojnë këtë revolucion.

Javën e kaluar, kryeministri i Irakut ka shpallur të ndaluar largimin jashtë shtetit të kryetarit të parlamentit Hejdar Ebadi ka nxjerrë vendimin që ndalon largimin jashtë vendit të Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut. Ky vendim u nxor menjëherë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Irakut z. Khaled Ubajdi i cili ka deklaruar se kryetari i parlamentit është implikuar në shitjen e jashtëligjshme të armëve. Deri në atë kohë kur hetimet të japin rezultat personat nënshkrues në kontratën e shitjes dhe blerjes së armatimeve nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi ka deklaruar kryeministri irakian Ebadi. Kryeministri irakian, Hejdar Ebadi ka vendosur ndalesa udhëtimi për disa zyrtarë të parlamentit pas akuzave për korrupsion. Zyra e kryeministrit Ebadi ka bërë të ditur sot se ai ka urdhëruar ndalim të përkohshëm udhëtimi ndaj atyre që akuzohen me qëllim që të hetohet vlefshmëria e dyshimeve. Vendimi është marrë pasi ministri i mbrojtjes Khaled Ubajdi e akuzojë kryetarin e parlamentit, Salim Xhaburi dhe disa deputetë se janë të përfshirë në korrupsion dhe trysnitë për kryerjen e disa marrëveshjeve që janë në vlerë prej disa miliarda dollarë. Ubajdi është thirrur në parlament më 1 gusht për t’iu përgjigjur akuzave për korrupsion në ministrinë e tij.

Javën e kaluar, lideri i subjektit politik "Kuvendi i Lartë Islamik" në Irak përsëri kërkoi largimin e forcave ushtarake të Turqisë nga Iraku. Sejed Amar Hakim, lideri i subjektit politik "Kuvendi i Lartë Islamik" në Irak, të mërkurën në takim me Faruk Kajemçi, ambasadorin e Turqisë në Bagdad, deklaroi: "Forcat ushtarake të Turqisë pa kurrfarë kushti duhet të largohen nga territori i Irakut". Amar Hakim dhe ambasadori i Turqisë në Bagdad në këtë takim gjithashtu kanë biseduar edhe rreth marrëdhënieve bilaterale dhe çështjeve të rajonit". Vlen të theksohet se Ibrahim Xhafari së fundi në samitin e krerëve të Ligës Arabe në Novakishot të Muritanisë, kërkoi nga vendet arabe të ushtrojnë presion mbi Turqisë që të largojë forcat e saj ushtarake nga territori i Irakut. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, qindra ushtarë turq me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS, kanë hyrë në veri të Irakut dhe janë vendosur në bazën ushtarake Ba'shika në afërsi të Mosulit. Ky veprim i Turqisë ka ngjallur një valë të gjerë të protestave ndërkombëtare.

Edhe gjatë javës së kaluar, avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme në Jemen. Avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonet kufitare të Jemenit, veçanërisht qytetin Al Rabue, nga frika e rënies së këtij qyteti në duart e forcave jemenase. Ushtarët e regjimit Al Saud kane evakuuar mijëra jemenas nga qytete dhe fshatrat kufitar me Jemenin. Me këtë rast, avionët e agresorëve sauditë sot 9e premte) kanë granatuar rajonin Al Gil në provincën Al Xhuf, duke vrarë një numër të madh të civilëve jemenas. Kanali televiziv jemenas Al Masire në një raport të tij ka njoftuar se, forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore jemenase në përgjigje ndaj sulmeve të agresorëve sauditë, kanë shkatërruar një automjet që transportonte mercenarë të regjimit saudit në Al Gil, në provincën Al Xhuf. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë vrarë disa mercenarë të Arabisë Saudite në zonën 9-të të provincës Sana. Ushtria dhe forcat popullore kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve të Arabisë Saudite në kryeqytet. Muhamed Abdul’selam zëdhënës i delegacionit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se Arabia Saudite ka penguar udhëtimin e  avionit që transportonte delegacionin kombëtar jemenas nga Maskati për në Jemen. Sipas tij agresorët sauditë nuk heqin dorë nga krimet e tyre dhe vazhdojnë bombardimin e zonave të banuara nga civilët. Kur kanë kaluar 3 muaj nga nisja e bisedimeve mes grupeve jemenase në Kuvajt, Riadi vazhdon sabotimet ndaj këtyre bisedimeve dhe sulmet kundër Jemenit. Me dështimin e negociatave të paqes në Kuvajt, Arabia saudite ka shtuar sulmet e saj kundër Jemenit. Negociata te paqes mes delegacionit të Riadit që përfaqëson presidentin e dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi dhe lëvizjes popullore Ansarullah dhe Kongresit kombëtar në Kuvajt, Abdul’malek Mekhafi kreu i delegacionit të Riadit theksoi në rrugëzgjidhjen ushtarake. Për këtë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë shtuar sulmet e tyre kundër Jemenit. Avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonet kufitare të Jemenit, veçanërisht qytetin Al Rabue, nga frika e rënies së këtij qyteti në duart e forcave jemenase. Ushtarët e regjimit Al Saud kane evakuuar mijëra jemenas nga qytete dhe fshatrat kufitar me Jemenin. Partia Kongresi Kombëtar dhe aleatët e saj njoftuan krijimin e Këshillit të Lartë politik të Jemenit. Ndërkaq, lëvizja Ansarullah, partia Kongresi Kombëtar dhe aleatët e tyre njoftuan krijimin e Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, përgjegjës për administrimin vendit. Abdul’malek Oxhari, anëtar i këshillit politik të lëvizjes Ansarullah ka thënë se krijimi i këtij këshilli është bërë shkak për irritimin e OKB dhe të Amerikës pasi ata kujtonin se sauditët me sulmet e tyre do të shkatërronin ushtrinë dhe komitetet popullore, por kjo nuk ndodhi.

 

       

Javën e kaluar, Ushtria siriane ka kryer avancime në operacionet e saj në provinca Latakia në perëndim të vendit, duke çliruar disa rajone nga prania e terroristëve. Ushtria siriane ka duke marrë ndihmë nga forcat popullore ka arritur të çlirojë rajonin Kala Shalef në juglindje të Kensava që ndodhet në periferi të Latakias. Gjithashtu mësohet se ushtruar ka avancuar në tre drejtime në rajonin Gute Lindor. Në një operacion tjetër ushtria siriane ka arritur të avancojë 1 km në thellësi të qyteti Madhamie duke detyruar terroristët të largohen plotësisht nga rrethinat e damaskut. Ndërkohë mësohet se ushtria siriane vazhdon të korrë fitore në hyrjet e rrethinave të Damaskut kryeqytetit të Sirisë.  Ndërsa, Në sulmet e avionëve sirianë dhe rusë ndaj pozicioneve të terroristëve në periferi të Alepos, në veri të Sirisë, mbi 40 terroristë të ISIS janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ushtria siriane po ashtu në operacionet kundër terroristëve në periferinë jugperëndimore të Alepos posaçërisht në Tuman, ka goditur rëndë terroristët, duke vrarë dhjetëra prej tyre. Ushtarët sirianë po ashtu pas një serie operacionesh kundër terroristëve në rajonin Beni Zejd të Alepos, kanë arritur të marrin kontrollin e këtij rajoni. Të enjten në sulmet ajrore të ushtrisë siriane kundër pozicioneve të terroristëve ne veri të Idlibit, kanë vrarë mbi 80 terroristë dhe kanë shkatërruar 8 tanke të tyre. Me këtë rast, një grup terrorist i cili pretendon se po mban peng 5 pilotët e helikopterit të rrëzuar rusë, kushtëzojnë lirimin e tyre me terroristët e burgosur në Siri. Në sulmet më të reja të terroristëve në lagjen perëndimore të Alepos, tetë civilë sirianë u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.