Tregimet dhe legjendat iraniane
Një karakteristikë tjetër e tregimeve popullore është ekzistenca e tipave ose personazheve të dashur dhe të urryer. Në të gjitha tregimet popullore, në mes ministrave dhe të afërmve të mbretërve ekzistojnë gjithmonë dy tipa të ndryshme, njëri i keq, intrigues dhe me veprime e mendime të këqija, ndërsa tjetri është i mirë, bujar, fisnik, me mendime të mira dhe në përputhje me heroin e tregimit.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Në edicionet e kaluara kemi folur në lidhje me karakteristikat e tregimeve popullore dhe kemi shqyrtuar disa karakteristika të tyre si rolin e transmetuesit, veprimet e jashtëzakonshme, si dhe rolin e fatit dhe caktimit. Një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore është ekzistenca e tipave ose personazheve të dashur dhe të urryer. Në të gjitha tregimet popullore, në mes ministrave dhe të afërmve të mbretërve ekzistojnë gjithmonë dy tipa të ndryshme, njëri i keq, intrigues dhe me veprime e mendime të këqija, ndërsa tjetri është i mirë, bujar, fisnik, me mendime të mira dhe në përputhje me heroin e tregimit. Një pjesë e skenave të tregimeve i kushtohet paraqitjes së kundërshtimit të ministrave mes njëri-tjetrit, intrigat dhe komplotet e njërit dhe maturinë dhe shuarjen e intrigave dhe të komploteve nga ana e tjetrit. Në tregimin e gjatë Samaku Bujar janë dy ministra, njëri është pikërisht ministri i dashur dhe i mençur me emrin Haman dhe tjetri është ministri i quajtur Mehran si personazh i urryer dhe dashakeqës.
Karakteristikë tjetër e tregimeve popullore janë përsëritjet e mërzitshme dhe gabimet teknike. Në këto tregime ekzistojnë përsëritje të cilat shkaktojnë mërzi tek lexuesi, si për shembull shpjegimi i detajeve rreth një burri trim që del në fushëbetejë, përsëritet disa herë. Në tregimet popullore sa më shumë që të kalon koha në të cilën është krijuar tregimi, aq më tepër gabimet tërheqin vëmendjen. Për shembull në tregimin e gjatë Samaku Bujar kurrë nuk ndodhë asnjë ngjarje e paqëllimtë ose kurrë nuk përmendet ndonjë shprehje e padobishme. Mirëpo në disa tregime që janë krijuar pas tregimit Samaku Bujar, si për shembull tregimi “Romuze Hamze”, pastaj tregimi “Eskendername” ose “Daraname”, një burrë trim disa herë vritet dhe përsëri del në fushëbetejë. Në disa raste autori këtë veprim e bënë me qëllim dhe në mënyrë të vetëdijshme. Shkrimtarët e këtyre tregimeve kur e gjejnë një tregim të bukur ose një bisedë të pëlqyeshme, më nuk heqin dorë shumë lehtë nga ai dhe herë pas here e përsërisin atë aq shumë saqë humbet tërësisht bukuria e tij. Ndoshta konsiderimi i parëndësishëm i gabimeve të tilla teknike ose përsëritje e një thënie të mirë, është bërë më shumë për këtë shkak se këto tregime transmetoheshin në formë të citimeve dhe transmetuesi gjithnjë ishte i sigurt se do të ketë dëgjues të rinj dhe për ata përsëritja e këtyre gjërave do të jetë risi.
Miq të dashur diskutimin e kësaj teme do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm, ndërsa tani do ta paraqesim tregimin e javës. Thamë se në këtë tregim përdoren edhe kafshët mirënjohëse, gjë që është një prej karakteristikave të tregimeve popullore.
Në edicionin e kaluar thamë se një mbret kishte një vajzë dhe kishte vendosur shumë pengesa të mëdha përpara njerëzve që vinin të kërkonin dorën e vajzës së tij në mënyrë që ata të heqin dorë nga kërkesa për martesë me vajzën e tij. Një ditë një tullac vendosi të shkojë dhe të kërkojë dorën e vajzës së mbretit. Ai gjatë rrugës drejt pallatit të mbretit u takua me një tufë milingonash dhe me dy diva që njëri prej tyre ishte shumë i uritur dhe tjetri kishte shumë të ftohtë. Ai i ndihmoi këta dy diva dhe secili i dha tullacit nga një qime prej flokëve të tyre në mënyrë që në ditët e vështira ta ndihmojnë atë. Tullaci shkoi pranë pallatit të mbretit dhe kërkoi dorën e vajzës së mbretit. Mbreti urdhëroi që atë ta fusin në një hamam i cili ishte shumë i ngrohtë dhe nga ai askush nuk dilte i gjallë. Tullaci me ndihmën e Divit i cili kishte shumë të ftohtë, arriti të shpëtojë nga nxehtësia e atij hamami. Sfida tjetër përpara tullacit ishte ngrënia e një sasie të madhe të ushqimit. Për tejkalimin e kësaj sfide, tullacin e ndihmoi Divi që ishte i uritur. Pastaj e informuan mbretin se tullaci ka ngrënë të gjithë sasinë e ushqimit duke mos lënë as edhe një kokërr oriz. Mbreti tha: “Mirë tani do të bëjë diçka që tullaci kësaj radhe të mos arrijë të shpëtojë. Merrni tre barrë gomari me grurë, tre barrë gomari elb dhe tre barrë gomari lentil, pastaj përzieni mirë të gjithë ato. Tullaci deri nesër në mëngjes duhet t’i ndajë këto duke vendosur në një vend lentilin, në një vend elbin dhe në një vend grurin. Nëse arrijnë ta bëjë këtë, do shpëtojë nëse jo do t’i presim kokën”. Njerëzit e mbretit shkuan pranë tullacit dhe i treguan atij sfidën e tretë. Tullaci e kuptoi se kjo nuk është punë të cilën mund ta kryejë ai. Papritur iu kujtua mbreti i milingonave. Pastaj nxori nga faculeta qimen e milingonës dhe e dogji në zjarr ku sa hap e mbyll sytë, u paraqiten milingonat dhe thanë: “O djalosh! Çfarë mund të bëjmë për ty?” Tullaci i tregoi atyre grurin, elbin dhe lentilin dhe tha: “Mbreti më ka urdhëruar që nëse nuk ndahen këto deri nesër në mëngjes, do të ma këpusë kokën”. Mbreti i milingonave tha: “O djalosh! Ti pusho dhe mos u shqetëso se do ta kryejmë ne këtë punë”. Tullaci u shtrijë të flejë ndërsa pas pak e pa që mbreti i milingonave i është afruar pranë veshit të tij dhe tha: “Nëse nuk ke ndonjë urdhër tjetër, ne po shkojmë”. Tullaci u ngrit dhe pa se gruri, elbi dhe lentili ishin ndarë dhe ishin vendos secili në vende të veçanta duke mos mbetur asnjë kokërr e përzier. Tullaci falënderoi milingonat dhe ato shkuan. Tullaci shkoi në pallat dhe tha: “Mbreti qoftë gjithnjë me shëndet! Unë plotësova edhe kushtin e tretë, çfarë është urdhri tjetër?” Mbreti kur e pa që tullaci plotësoi edhe kushtin e tretë ende po zbardhur agimi, tha: “Më nuk është mirë që të vendos ndonjë kusht tjetër. Fati e do që vajza ime të jetë e jotja. O djalosh! Por dije se Divi i verdh është dashuruar në vajzën time!” Tullaci mori vajzën e mbretit dhe u nis në rrugë. Gjatë rrugës u paraqit Divi i verdh i cili ishte informuar për ngjarjen që kishte ndodhur. Ai i lidhi duart dhe këmbët Tullacit dhe e hodhi atë në pus. Tullaci vërejti se pusi është i mbushur me trupa. U nxitua dhe u fsheh nën trupat e vdekur. Divi nxori thikën dhe preu stomakun e një trupi të vdekur që ishte mbi tullacin. Ai mendoi se e kishte vrarë tullacin dhe pastaj mori dorën e vajzës së mbretit dhe u kthye në pallatin e tij. Pas disa ditëve tullaci me të gjitha vështirësitë, doli nga pusi. Eci e eci derisa arriti pranë pallatit të Divit të verdh. Ai e pa që vajza po shikon në dritare. Vajza e mbretit pasi e pa tullacit, u gëzua shumë dhe tha: “O tullac! A nuk ke vdekur ti?” Tullaci tha: “Rrëfimi le të mbetet për më vonë, unë duhet të shkoj, sepse Divi tani kthehet dhe nëse do të më gjejë mua këtu, do të vrasë edhe ty edhe mua. Ti sonte pyete Divin se nga e ka marrë kalin me tre këmbë. Tullaci i tha këtë vajzës së mbretit dhe iku. Pas pak, Divi i verdhë erdhi pranë vajzës së mbretit. Vajza e pyeti: “O Div! Prej nga e more këtë kali me tre këmbë?” Divi tha: “Për çfarë të duhet ty ta dinë këtë?” Vajza tha: “Ose më trego mua nga e ke marrë këtë kali me tre këmbë ose unë do ta mbysë veten!” Divi tha: “Mirë, dëgjo këtu. Unë shkova pranë detit dhe shpërndava kokrra elbi, pastaj elbi u gjelbërua dhe pastaj kali me tre këmbë erdhi të kullosë aty në atë gjelbërim, ndërsa unë hodha kurthin dhe e zura atë. Mirëpo nëna e këtij kali ka gjashtë këmbë dhe nuk mund të zihet në kurth me lehtësi. Ky kali tre këmbësh vrapon më shpejtë se sa nëna e tij, mirëpo nëse nëna e tij do të hingëllojë me të madhe, çdo kush që mund të jetë hipur mbi kalin me tre këmbë, ai do ta rrëzojë në tokë saqë ai do të ngulitet 70 metra thellë në tokë”. Të nesërmen kur Divi u largua nga pallati i tij, tullaci erdhi pranë vajzës së mbretit dhe e pyeti atë për këtë sekret, ndërsa ajo i tregoi të gjithë sekretin e Divit me atin tre këmbësh. Tullaci shkoi pranë detit dhe shpërndau elb dhe priti aty derisa elbi u gjelbërua, pastaj vendosi kurthin dhe bëri roje disa ditë derisa një ditë pa që kali me gjashtë këmbë erdhi të kullosë sëbashku me gjashtë kuaj të tjerë me tre këmbë. Tullaci mori litarin dhe zuri kalin me gjashtë këmbë. Tullaci një ditë hipi mbi kalin me gjashtë këmbë dhe shkoi pranë pallatit të Divit të verdhë, e mori vajzën e mbretit dhe shkoi. Kur Divi i verdhë u informua për këtë, hipi në kalin me tre këmbë dhe u nis për ta zënë përsëri tullacin. Kur Divi i verdhë u afrua pranë tyre, tullaci e ktheu kalin me gjashtë këmbë dhe kur e pa qukshin e saj, lëshoi një hingëllim të madhe saqë kali trekëmbësh e rrëzoi nga shala Divin e verdhë dhe e fundosi atë 70 metra thellë në tokë. Tullaci dhe vajza e mbretit zbritën nga kali me gjashtë këmbë dhe e lëshuan atë të lirë. Kali gjashtë këmbësh e mori qukshin e tij dhe shkoi drejt vendit nga i cili kishte ardhur. Tullaci dhe vajza e mbretit u kthyen në qytetin e tyre dhe filluan një jetë të mirë.