Shkurt 16, 2016 07:54 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, burimet informative dhe statistikore në Bahrejn dëshmuan se regjimi Al Khalifa në muajt e fundit të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016 ka shtuar shumë rastet e shkeljes së të drejtave të bahrejnasve dhe rastet e dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në këtë vend. Përveç kësaj mësohet se regjimi Al Khalifa ka shtuar akoma më shumë dhunën dhe shtypjen e njerëzve me afrimin e 14 shkurtit që është përvjetori i nisjes së revolucionit në Bahrejn. Shoqëritë për të drejtat e njeriut në Bahrejn ditën e dielë kanë nxjerrë një raport mbi nivelin e të drejtave të njeriut në këtë vend. këto shoqëri kanë thënë se nga muaji i fundit i vitit 2015 e deri tani, forcat e regjimit Al Khalifa kanë kryer 52 bastisje në shtëpitë e njerëzve dhe kanë arrestuar 86 bahrejnas. Gjatë kësaj kohe janë organizuar 146 protesta paqësore në të gjithë vendin ku 48 prej tyre janë shtypur me dhunën nga ana e forcave të regjimit Al Khalifa. Qytetarët bahrejnas në dhjetor të vitit 2015 kanë organizuar 61 tubime dhe protesta me kërkesën e lirimit të të burgosurve politike dhe ndërprerjen e dënimeve të padrejta dhe të qytetarëve nëpër gjykatat dhe aparatet e regjimit Al Khalifa. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn deklaroi se forcat e sigurisë javën e kaluar nën akuza politike kanë arrestuar 31 shtetas bahrejnas mes tyre disa fëmijë. organizata jo qeveritare amerikane " Shtëpia e Lirë" gjithashtu në raportin e saj vjetor ka paralajmëruar mbi gjendjen e lirisë në vende të ndryshme të botës. Në raportin e kësaj qendre për të shtatin vit radhazi është ulur renditja e Bahrejnit për nga respektimi i normave të lirisë dhe të të drejtave politike. Kjo organizatë ndërkombëtare vë në duke se Bahrejni nuk është një vend i lirë dhe thekson se Bahrejni duke u përkrahur nga partnerët e tij si Amerika, po përpiqet jashtëzakonisht shumë të shtypë opozitarët dhe atyre tu heqë nënshtetësinë bahrejnase. Nga ana tjetër regjimi Al Khalifa me afrimin e përvjetorit të pestë të revolucionit bahrejnas, në të gjithë vendin ka shtuar tejmase masat e sigurisë. Ky regjim për të parandaluar organizimin e protestave ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe ka sulmuar disa shtëpi banimi në rajonet Kerzak dhe Damestan në periferi të Manamasë kryeqytet i Bahrejnit. Përveç kësaj ditën e shtunë forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar 11 persona duke i nxjerrë ata me forcë nga shtëpitë e tyre. Sulmet dhe bastisjet e shtëpive të banimit nga ana e forcave të sigurimit në Bahrejn bëhet në kohën kur ata nuk kanë asnjë leje nga gjykata për bastisje apo arrestimin e njerëzve. Një tjetër lajm nga Bahrejni bën të ditur se lëvizja Vafaku Islamik ka paralajmëruar mbi krizën ekonomike në Bahrejn e cila është shoqëruar me nivel të lartë korrupsioni dhe me politikat shtypëse ndaj popullit bahrejnas si dhe me koordinimin e regjimit Al Khalifa me regjimin Al Saud në luftërat e rajonit 

Javën e kaluar, Sejed Hasan Nasrullah ka vlerësuar dhe falënderuar forcat e ushtrisë dhe të rezistencës për ruajtjen e sigurisë së kufijve të Libanit. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut foli mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në Liban dhe tha; Hezbullahu është mbështetës i ushtrisë në luftën kundër grupeve terroristë dhe është i mendimit se qëllimi i këtyre grupeve është krijimi i përçarjes mes libanezëve. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit shprehu kënaqësinë nga marrëveshja e arritur mes libanezëve për rinisjen e aktiviteteve të organeve qeveritare dhe shtetërore dhe shpresoi që kjo marrëveshje më në fund të rezultojë me zgjedhjen e presidentit. Siç vuri në dukje Hasan Nasrullah, mungesa dhe boshllëku i presidentit ka krijuar probleme të shumta politike, ekonomike dhe të sigurisë si për popullin ashtu edhe për qeverinë e Libanit. Sejed Hasan Nasrullah dënoi aktin kriminal të takfiristëve të cilët sulmuan xhaminë Imam Reza në rajonin Ehsan ë Arabinë Saudite dhe tha se kjo ngjarje është tepër e rrezikshme dhe për këtë qeveria e Arabisë Saudite duhet të ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për parandalimin e vrasjes së shiitëve. Ai përsëritjen e të tilla akteve në lindje të Arabisë saudite e cilësoi tregues të neglizhencës së këtij vendi ndaj vendosjes dhe garantimit të sigurisë për shtetasit e vet. 

Gjatë javës së kaluar, Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar funksionarët e regjimit sionist të cilët kanë keqpërdorur fjalët e tij. Ban Ki Moon u ka kërkuar funksionarëve të Tel Avivit që të mos sulmojnë folësit dhe ata që thonë të vërtetës. Ban Ki Moon tha se regjimi sionist nuk mund të sulmojë çdo person që me vullnet të mirë shpreh të vërtetë. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se palestinezët dhe në veçanti të rinjtë nuk kanë shpresa se do të t'i jepet fund pushtimit të vendit të tyre dhe ata vuajnë për çdo ditë nga sulmet e izraelitëve dhe për këtë nuk kanë shpresa në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Ka ardhur koha që izraelitët palestinezët dhe Bashkësia Ndërkombëtare të vështrojnë realitetin dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdojë, ka thënë Ban Ki Moon. Më herët sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte shprehur: Shqetësimet e palestinezëve nga dështimi i procesit të kompromisit dhe për shkak të pushtimeve të përditshme për gjysmë shekulli janë shtuar dhe ashtu siç e dimë është e natyrshme që njerëzit të reagojnë ndaj pushtimit të territorit të tyre dhe tu përgjigjen pushtuesve. 

Javën e kaluar, Forcat e ushtrisë siriane kanë vazhduar përpjekjet për çlirimin e rajoneve të ndryshme të vendit. Forcat siriane të përkrahura edhe nga forcat popullore kanë arritur të marrin nën kontroll rajonin Al Babeli në veri të qytetit Alepo në Sirinë veriore. Qyteti Majer në pjesën veriore të Alepos është çliruar nga forcat siriane, të cilat u kanë shkaktuar humbje të shumta terroristëve. Në rajonin Dara në jug të Sirisë, dhjetëra terroristë janë vrarë në luftime me forcat e ushtrisë siriane në rajonin Kharbe Gazale. Në provincën Homs, forcat siriane kanë zmbrapsur një ofensivë të terroristëve të ISIS ndaj një baze të ushtrisë siriane dhe shumë terroristë janë vrarë dhe plagosur në këto luftime. Gjithashtu, dhjetëra terroristë janë vrarë në luftime me ushtrinë siriane në rajonet Al Xhabalija dhe Al Rashidija në Deirul Zur në lindje të Sirisë. Ushtria e Sirisë ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Ithman në rrethinën e Daras në jug të Sirisë. Ushtria dhe forcat popullore të Sirisë të premten gjatë operacioneve të tyre kanë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur të grupit Fronti Nusra në qytezën Othman në provincën Dara dhe kanë rikthyer sigurinë dhe qetësinë në këtë rajon. Thuhet se shumica e terroristëve të Frontit Nusra që janë vrarë në qytezën Othman kishin lidhje me regjimin sionist. Nga ana tjetër, për shkak të sulmit me predha të terroristëve në Damask, janë vrarë dy fëmijë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur. Terroristët në qytetin Darja kanë shkaktuar gjithashtu deme të mëdha me anë të sulmeve me predha. Kanali televiziv Al Alam ka njoftuar të premten për shkak të sulmeve me predha në rajonet periferike të qytetit Nobl dhe Al-Zahra në veri të provincës Alepo, janë vrarë dhe plagosur disa civilë sirianë.

Tags