Qershor 25, 2017 09:19 CET

Ai të cilit i ka dhënë Zoti i madhëruar jetë të mirë, nuk kërkon asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Zotit dhe në vështrimin e tij asgjë nuk duket e mirë, përveç asaj të  cilën Zoti e ka bërë të mirë dhe asnjë çështje në vështrimin e tij nuk është e qortuar dhe e keqe përveç asaj të cilën Zoti e ka konsideruar të keqe.

Atëherë në veten e ti, besimtari percepton një dritë, një përkryerje dhe një lumturi e cila nuk mund të matet me asgjë, prandaj ai nuk zhytet në jetën e përkohshme dhe të shkatërruar, por arrin në një të mirë dhe në një lumturi e cila kurrë nuk shoqërohet me vuajtje. Këto janë gjurmët e jetës së vërtetë.

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ramazani, muaji i Zotit". Sot në fillim të edicionit kemi zgjedhur një tregim historik në lidhje me shpresën. Një prej rezultateve të muajit të Ramazanit, është shpresa më e madhe për mëshirën hyjnore dhe sa mirë është që kjo gjendje e bukur shpirtërore të na shoqërojë neve gjatë të gjitha ditëve të jetës tonë. Kur'ani i shenjtë në shumë ajete u jep shpresë njerëzve për mirësinë dhe bujarinë hyjnore. Në suren Jusef ajeti 87 të Kur'anit të shenjtë lexojmë: "...Dhe mos humbni shpresat nga mëshira e Zotit, sepse nga mëshira e Zotit zhgënjehen dhe humbin shpresat vetëm njerëzit jobesimtarë".

Ramazani muaji i Zotit

Realiteti është ky që disa njerëz për shkak të humbjes së disa begative ose për shkak të problemeve dhe vështirësive, zhgënjehen dhe bëhen pesimist, ndërsa nga njëherë për shkak të besimit të dobët dhe mungesës së një lidhje të fortë me Zotin, bëhen jo falënderues. Kjo është në kohën kur njeriu nëse do të ketë besim të fortë në fuqinë e pakufishme të Zotit të madhëruar, kurrë nuk humb shpresën në bujarinë dhe mëshirën e Tij. Zoti i cili e ka shpëtuar Profetin Junes a.s. nga thellësia e detit dhe nga errësira e barkut të peshkut, padyshim se ka fuqi të mjaftueshme që ta pranojë dhe t'i përgjigjet lutjeve të besimtarëve. Një person me emrin Labib thotë:

"Kur isha i ri, një gjarpër më kafshoi dorën. Si pasojë e helmit të gjarprit, dora mu paralizua dhe nuk funksiononte. Pas një kohe u paralizua edhe dora tjetër. Nuk zgjati shumë dhe mu verbëruan të dy sytë dhe gjithashtu, më nuk mund as të flisja. Më hodhën në një shtrat. Të gjitha shqisat dhe organet e trupit u ndalen nga funksionimi dhe më mbeti vetëm shqisa e dëgjimit. Sa shumë herë që isha i etur, por askush nuk më jepte ujë dhe askush nuk ishte i informuar për nevojat dhe dhimbjet e mia. Një vit kaloi në këtë formë. Jeta ime u bë shumë herë më e vështirë se sa vdekja. Një ditë një grua erdhi pranë bashkëshortes time dhe e pyeti: "Si është Labibi? Gruaja ime filloi të ankohej dhe nga fjalët e saj, e kuptova se ishte lodhur e mërzitur nga jeta me mua. Në këtë gjendje u zhgënjeve në masë të madhe dhe mu thye zemra shumë, mirëpo nuk humba shpresën te Zoti dhe me përulje dhe modesti bëja lutje pranë Zotit të madhëruar dhe kërkova shpëtimin tim. Papritur ndjeva një dhimbje të madhe në të gjitha gjymtyrët e trupit dhe pas një kohe më zuri gjumi. Pasi u zgjova, ndjeva se mund të luaj dorën, me dyshim fillova ta luaj dorën. E ngrita këmbën dhe më në fund arrita të çohem në këmbë. Sytë më ranë në qiell. Pas një viti, përsëri shikova yjet në qiell. Nga gëzimi gati sa nuk humba vetëdijen. Me pa vetëdije hapa gojën duke thënë këtë fjali: "O pronari i mirësive! Të falënderoj ty!"

Në këtë mënyrë shpresa e Labib në mëshirën dhe ndihmën e pakufishme të Zotit, më në fund i sjelli të mirën atij.

Në vazhdim të edicionit po lexojmë ajetin 97 të sures Nahl të Kur'anit të shenjtë.

"مَن عَمِلَ صالِحًا مِن ذَکَرٍ أَو أُنثیٰ وَهُوَ مُؤمِنٌ فَلَنُحیِیَنَّهُ حَیاةً طَیِّبَةً ۖ وَلَنَجزِیَنَّهُم أَجرَهُم بِأَحسَنِ ما کانوا یَعمَلونَ."

"Çdo kush që kryen një vepër të mirë, të jetë burrë apo grua, ndërkohë që është besimtar, do ta gjallërojmë atë me një jetë të mirë dhe veprat e tyre do t'i shpërblejmë me shpërblimet më të mira".

Ky ajet vë në dukje jetën e mirë. Jeta e mirë dhe e pastër është diçka që njeriu në bazë të natyrës së tij, gjithmonë ka prirje drejt saj. Përball saj ndodhet jeta e brishtë dhe e papastër të cilën e urren njeriu. Në bazë të kësaj, jeta e mirë në kuptimin epistemologjik, do të thotë jetë e mirë dhe e pastër nga çfarëdo lloj ndotje dhe brishtësie. Në mendimin kur'anor, jeta ka kuptim të saktë. Një vështrim sipërfaqësor, jeta është përbëhet nga jeta materiale duke filluar nga lindja deri në vdekje që është një periudhë e shoqëruar me ndjenja dhe veprim të vullnetit. Natyrisht se Zoti i madhëruar përveç jetës të kësaj bote, paraqet edhe një jetë tjetër për njeriun, rezultat i së cilës është përkryerja e ekzistencës njerëzore dhe realizimi i qëllimeve shpirtërore dhe spirituale të njeriut. Në ajetin 24 të sures Enfal të Kur'anit të shenjtë thuhet: "O ju që besuat! Përgjigjuni thirrjes së Zotit dhe të Dërguarit të tij atëherë kur ju thërrasin juve në atë çfarë ju ngjallë juve. Dhe dijeni se Zoti është ndërhyn mes zemrës dhe trupit të njeriut dhe dijeni se do të ringjalleni pranë Tij!". Ky ajet tregon qartë flet për jetën e atyre të cilët vetë kanë jetë. Natyrisht se jeta për të cilën flitet në këtë rast, duhet të jetë një jetë tjetër nga jeta e zakonshme e njerëzve. Prandaj, jeta e mirë në realitet është një jetë e re një jetë mbi jetën e zakonshme dhe sipërfaqësore, do të thotë një jetë që posedon ndriçim.

Sipas këtij ajeti, Zoti i madhëruar  çdo besimtari që kryen vepra të mira, i fal një jetë të re në të cilën arrin në dituri dhe në një perceptim më të lartë të cilin nuk e kanë të tjerë. Gjithashtu, Zoti i jep forcë atij për jetësimin e të vërtetës dhe për ta anuluar të pavërtetën që të tjerët nuk kanë këtë forcë. Kjo dituri dhe forcë e re, e përgatit besimtarin që ta shikojë të vërtetën ashtu siç është dhe të dallojë të vërtetën nga e pavërteta. Besimtari si rezultat i këtij vizioni, kurrë nuk mashtrohet për këtë botë dhe për bukuritë sipërfaqësore të saj.

Ai të cilit i ka dhënë Zoti jetë të mirë, djalli më nuk do të ketë forcë për ta mashtruar atë dhe më nuk mund të krijojë dilema në zemrën e tij. Një person i tillë nuk kërkon asgjë tjetër, përveçse kënaqësisë së Zotit. Në vështrimin e tij asgjë nuk duket e bukur, përveç ajo të cilën Zoti e ka konsideruar të bukur, ndërsa në vështrimin e tij asnjë çështje nuk është e keqe dhe e qortuar në vështrimin e tij, përveç atyre çështjeve të cilat Zoti i ka konsideruar të këqija dhe të qortuara. Atëherë në vete, percepton dritë, përkryerje dhe një lumturi e cila është e pamatur dhe zhytet në një jetë të përhershme dhe të pambaruar. Ai arrin në një lumturi e cila kurrë nuk shoqërohet me vuajtje. Këto janë gjurmët e një jete të vërtetë.

Këshillën e të ushqyerit në këtë edicion po e fillojmë me një hadith. Në transmetimet islame thuhet: "Hani syfyr sepse në të është begatia!"

Një prej rregullave të agjërimit në muajin e Ramazanit, është zgjimi në kohën e syfyrit dhe kryerja e adhurimit, si dhe ngrënia e syfyrit. Transmetimi i lutjes së syfyrit dhe i lutjeve të natës para se të këndohet ezani i mëngjesit dhe deri në këndimin e ezanit të mëngjesit, janë çaste të paharruara dhe pjesë shumë e bukur e këtij muaji të bukur.

Fëmijët edhe ata më të vegjlit të cilët akoma nuk janë të obliguar të agjërojnë sipas dispozitave të sheriatit, kanë dëshirë që së bashku me të mëdhenjtë të marrin pjesë në ritualin e syfyrit dhe të mos ngelin mbrapa nga ngrënia e syfyrit. Është theksuar ngrënia e syfyrit të paktën edhe me një kokërr hurma dhe ujë. Sipas transmetimeve fetare, ushqimi më i mirë për syfyr është hurma dhe është transmetuar se Zoti dhe engjëjt dërgojnë përshëndetje për ata të cilët kërkojnë falje dhe pendohen në syfyr dhe ngrënin ushqim për syfyr.

Në disa qytete të Iranit, gati dy orë para syfyrit anëtarët e familjes zgjohen nga gjumi dhe para çdo veprimi tjetër, marrin abdest. Kjo është për arsye se ata besojnë se kryerja e ritualeve të syfyrit dhe ngrënia e ushqimit në syfyr, me abdest ka shpërblime më të mëdha. Më pas, të mëdhenjtë me zë të lartë fillojnë të këndojnë lutjet përkatëse të syfyrit dhe anëtarët e tjerë të familjes përsërisin lutjet me zë të ulur. Në këtë mes, nëna e familjes mundohet që në bazë të mundësive materiale të familjes, të përgatisë ushqimin më të mirë dhe më të fortë për syfyr në mënyrë që pjesëtarët e familjes të kenë energjinë dhe kaloritë e mjaftueshme për të duruar urinë e shkaktuar nga agjërimi dhe të kenë më pak presion gjatë ditës. Shumica e myslimanëve, në syfyr hanë ushqim të gatuar dhe të ngrohtë. Gatimi i ushqimit të syfyrit nuk ka kohë të caktuar, prandaj disa pas iftarit, gatuajnë ushqimin e syfyrit ndërsa disa amvise disa orë para syfyrit zgjohen nga gjumi dhe përgatisin ushqimin e syfyrit. Mirëpo për fat të keq në shumë raste nuk i jepet rëndësi të mjaftueshme kësaj çështje se çfarë duhet ngrënë në syfyr?

Ekspertët e ushqyerjes thonë: "Ngrënia e ushqimit në syfyr është çështja më e rëndësishme gjatë agjërimit. Ngrënia e ushqimit në kohën e syfyrit mos e humbni vetëm për të fjetur më shumë. Kjo është për arsye se ngrënia e ushqimit në syfyr, është begati dhe ushqimi në këtë kohë është i bekuar. Ekspertët theksojnë se ushqimi i darkës nuk e zë vendin e syfyrit. Në kohën e syfyrit patjetër duhet ngrënë ushqim, të paktën disa kafshata. Mosngrënia e ushqimit në kohën e syfyrit bëhet shkak që agjëruesi të humbë energjinë dhe forcën gjatë ditës. Mosngrënie e ushqimit në kohën e syfyrit mund të bëhet shkak që të humben dobitë e agjërimit sepse kjo bëhet shkak që të mos plotësohen nevojat ushqimore të domosdoshme të agjëruesit dhe si rezultat i kësaj trupi i agjëruesit fillon të djegë yndyrat e mangëta dhe djegia e mangët e yndyrave në trup, krijon disa kompnime që një prej pasojave të tyre, është aroma e keqe e gojës së agjëruesit. Pasojat e tjera të mosngrënies së ushqimit në kohën e syfyrit janë si në vijim: dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, mungesa e madhe e energjisë së trupit për shkak të mungesës së glukozës së gjakut, reduktimit të mësimit, humbja e durimit dhe lodhja. Prandaj, agjëruesit patjetër këshillohen që të hanë ushqim në kohën e syfyrit dhe të mos e humbin atë për shkak të gjumit. Sidomos, ata të cilët për herë të parë agjërojnë, absolutisht nuk duhet të agjërojnë pa ngrënë ushqim në kohën e syfyrit.

Tags