Qershor 25, 2017 09:24 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Disa njerëz, me çfarëdo metode të mundshme, e fusin trupin e tyre në vështirësi në mënyrë që në aspektin shpirtëror të fitojnë aftësi dhe forcë më të madhe. Disa njerëz në kuadër të mësimeve fetare dhe në bazë të standardeve të Sheriatit, ndjekin programe asketike. Në veprimet e asketizmit fetar, personi kurrë nuk del jashtë kornizave të sheriatit, prandaj ai nuk e pëlqen që të fitojë ndonjë forcë dhe aftësi jashtë programeve të Sheriatit Islam.

Edicionin e radhës së programit "Ramazani, muaji i Zotit" po e fillojmë me një pyetje dhe ajo është kjo: "A është agjërimi një lloj asketizmi? Nëse është i tillë, çfarë dallimi ka ai me asketizmin jo fetar?

Para se t'i përgjigjemi kësaj pyetje, së pari duhet të paraqesim një përkufizim të asketizmit ose veprave asketike. Vepër asketike do të thotë që njeriu të durojë vështirësi të mëdha dhe t'i kufizojë vetës shumë të mira dhe lehtësi, me qëllim që të arrijë aftësi më të mëdha shpirtërore dhe fizike ose ta edukojë dhe pastrojë shpirtin. Veprat asketike nganjëherë kryhen larg mësimeve fetare. Kjo do të thotë se disa njerëz, me çdo metodë të mundshme e vendosin trupin e tyre në vështirësi, për të fituar aftësi dhe forcë më të madhe. Disa njerëz, me çfarëdo metode të mundshme, e fusin trupin e tyre në vështirësi në mënyrë që në aspektin shpirtëror të fitojnë aftësi dhe forcë më të madhe. Disa njerëz në kuadër të mësimeve fetare dhe në bazë të standardeve të Sheriatit, ndjekin programe asketike. Në veprimet e asketizmit fetar, personi kurrë nuk del jashtë kornizave të sheriatit, prandaj ai nuk e pëlqen që të fitojë ndonjë forcë dhe aftësi jashtë programeve të Sheriatit Islam. Agjërimi në muajin e Ramazanit, gjithashtu, është një lloj vepre asketike në një kohë të caktuar dhe që kryhet në kuadër të dispozitave dhe të disa programeve që ka caktuar feja për njerëzit. Filozofia e dispozitave në sferën e fesë është për këtë arsye që njeriu të arrijë në disa shkallë të larta të të qenurit rob i Zotit dhe të arrijë në pozitën e afrimin pranë Fronit Hyjnor. Prandaj rezultati i veprave asketike që kryen sipas Sheriatit është plotësisht i ndryshëm nga rezultati i veprave asketike që nuk kryhen sipas Sheriatit fetar. Në asketizmin e bërë jo sipas Sheriatit fetar, arritja në forcën shpirtërore dhe trupore, konsiderohet qëllim final, mirëpo në veprat asketike të cilat i ka caktuar Sheriati Islam, qëllim final nuk është arritja e aftësisë dhe forcës, por qëllim final është pastrimi i shpirtit nga të këqijat dhe vendosja në rrugën e përkryerjes, edhe pse mund të ndodhë që njeriu nën hijen e këtyre veprave asketike të arrijë edhe në një forcë dhe aftësi shpirtërore dhe fizike.

Dallim tjetër i këtyre dy lloj veprave asketike, është shfrytëzimi i rezultateve të tyre. Një njeri besimtar në kuadër të zbatimit të dispozitave hyjnore, arrin në përkryerje dhe kurrë nuk pranon që të keqshfrytëzojë atë duke e përdorur në rrugën jo të drejtë, mirëpo një njeri që kryen vepra asketike mund të ndodhë që të arrijë në aftësi të caktuara dhe t'i keqshfrytëzojë ato në rrugë të gabuara. Veprat asketike jo fetare, e obligojnë njeriun që të izolohet për një kohë të gjatë dhe të largohet nga shoqëria, ndërkohë që në mësimet fetare të Islamit, jo vetëm që nuk preferohet asketizmi i izoluar dhe murgjëria, por prania e njeriut në sferat e jetës dhe në shoqëri, konsiderohet mundësi për shfaqjen e përkryerjes shpirtërore dhe morale. Për këtë arsye në disa periudha të historisë islame vërejmë se disa heronj të mëdhenj edhe në betejat e luftës ishin duke agjëruar. Natyrisht se edhe në periudhën aktuale mund të vërehen shembuj të tillë të përkryerjes shpirtërore dhe morale. Është transmetuar se në luftën e "Meota-s" Xhafer bin Ebu Talib, vëllai i Imam Aliut (a.s.), disa minuta para martirizimit u rrëzua në tokë për shkak të plagëve që kishte marrë. Atë e dërguan në tendën e të plagosurve, ndërkohë që sytë i kishte të mbyllur. Dukej qartë se ai ishte i etur, i sollën një enë me ujë. Ngadalë e lëkundën atë, ai i hapi sytë. Pastaj i thanë: "A do ujë?" Ai u përgjigj: "Ruajini ujin deri në perëndim të diellit. Nëse jam gjallë, do ta pi këtë ujë dhe nëse nuk jam gjallë, me buzë të etura shkoj të takohem me Zotin. Tani jam me agjërim dhe nuk dëshiroj ta prish agjërimin!".

Në këtë edicion do ta lexojmë ajetin 14 të sures Ali Imran:

" زُیِّنَ لِّلنَّاسِ حُبُّ الْشَّهَوَتِ مِنَ الْنِّسَآءِ وَالْبَنِینَ وَالْقَنَطِیرِ الْمُقَنْطِرَةِ مِنَ الْذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَالْخَیْلِ الْمُسَوَّمَةِ وَالْأَنْعَمِ وَالْحَرْثِ ذَ لِکَ مَتَعُ الْحَیَو ةِ الْدُّنْیَا وَاللَّهُ عِنْدَهُ حُسْنُ الْمَابِ"

Dashuria dhe interesimi ndaj dëshirave të egos si ndaj grave, fëmijëve, pasurisë, floririt, argjendit, kuajve të dalluar, bagëtive, produkteve bujqësore; janë zbukuruar për njerëzit, por këto janë vetëm mjete dhe mundësi të kësaj bote. Ndërsa, kthimi më i mirë është pranë Zotit" (Surja Ali Imran, ajeti 14).

Zoti i madhëruar e ka krijuar njeriun në këtë botë dhe ka vendosur në dispozicion të tij çdo gjë që ka nevojë ai për të vazhduar jetën  dhe për të arritur qëllimet e tij nëpërmjet rrugëve të lejuara. Njeriu për të vazhduar gjeneratën njerëzore, ka nevojë për bashkëshorte dhe fëmijë, ka nevojë për para për ta garantuar mirëqenien e jetës së tij, ka nevojë për lloje të ndryshme të kafshëve dhe bimëve për të siguruar ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa Zoti të gjitha këto i ka vendosur në dispozicion të njeriut. Mirëpo duhet marrë parasysh se të gjithë këto gjëra janë të kaluara dhe të përkohshme dhe qëndrueshmëria e tyre në këtë botë më së shumti është aq sa jeta e njeriut. Prandaj, ai i cili beson në Zotin dhe në ditën e Kiametit, nuk duhet t'i japë rëndësi botës dhe çështjeve materiale në mënyrë që ato të mos bëhen mashtrim për njeriun. Kjo është për arsye se në ditën e Kiametit asnjë prej këtyre gjërave nuk kanë vlerë.

Në këtë ajet kur'anor fshihet një çështje shumë e rëndësishme dhe ajo është kjo që Zoti i madhëruar në përkufizimin e botës, interesimin dhe dashurinë ndaj këtyre gjërave e ka quajtur shembull të botës materiale. Ashtu sikur që thuhet në ajetin 46 të sures Kehf: "Malli dhe pasuria dhe fëmijët janë bukuria dhe zbukurimi i botës, të cilat së shpejti do të shkatërrohen dhe zhduken". Ky zbukurim i botës është bërë vetëm për të sprovuar njerëzit. Në këtë botë e keqja dhe e mira, lumturia dhe mjerimi, janë së bashku. Njeriu posedon të drejtën e zgjedhjes dhe mund të zgjedhë secilën prej këtyre dy gjërave. Prandaj çdo kush që bëhet i lumtur, kjo ndodhë me zgjedhjen e tij dhe çdo kush që bëhet fatzi dhe hyjnë në mjerim, kjo gjithashtu ndodhë me zgjedhjen e tij. Dëshira për gra dhe fëmijë dhe për thesare plotë me flori dhe argjend dhe për kuaj të dalluar, për kafshë dhe fusha bujqësore, këto të gjitha janë të mira të jetës së përkohshme në botë, mirëpo djalli i ka zbukuruar ato për njerëzit në mënyrë që ata të preokupohen me ato dhe të harrojnë Zotin dhe të pikëllohen vetëm për këto gjëra. Mirëpo besimtarët i shfrytëzojnë ato vetëm në bazë të nevojës dhe për ta kaluar jetën ndërsa këtë botë e konsiderojnë fushë dhe përgatitje për botën tjetër, sepse në atë botë do të kenë jetë të amshueshme. Prandaj, në pjesën e fundit të ajetit thuhet: "Fundi i mirë është vetëm pranë Zotit të madhëruar". Kjo thënie është për të inkurajuar dhe për ta motivuar njeriun në mënyrë që të mos e shkëmbejë kënaqësinë e vërtetë dhe të përhershme pranë Fronit Hyjnor, me kënaqësinë e përkohshme të kësaj bote.

Khaxhe Abdullah Ansari gjatë transmetimit të një thënie nga Imam Aliu (a.s.), thotë: "Ali Morteza... Çdo herë kur kalonte pranë çështjeve të kësaj bote materiale, duke u kujdesur që ta ruajë fenë dhe besimin e tij, thoshte: "Oj botë, mashtroje një tjetër, sepse unë të kamë shkurorëzuar në mënyrë të prerë ty!" I thanë: "O Ali është për tu çuditur se edhe trimi më i madh i idhujtarëve u frikësua nga dyluftimi me ty! Mirëpo tij kështu po ik nga kjo botë materiale?" Ai u përgjigj: "Ju nuk e dini se kjo botë është si një pemë me ferra! Lakmia dhe dëshirat egoiste e vendosin atë përpara jetës së njeriut, nëse njeriu nuk heq dorë nga ajo, ferrat e asaj peme do ta dëmtojnë qenien e njeriut".

Tani do të paraqesim disa këshilla të tjera për ushqyerjen në muajin e Ramazanit

Marrja e racioneve ushqimore në një orë të caktuar, është një prej mësimeve më të rëndësishme që u jep muaji i Ramazanit agjëruesve, prandaj zgjedhja e një kohe të caktuar për ngrënien e racioneve ushqimore, ka dobi të ndryshme për shëndetin e njerëzve. Një prej dobive më të rëndësishme, është rezervimi i energjisë gjatë ditës. Ngrënia e ushqimit në mënyrë jo të sistemuar dhe heqja e ndonjë racioni ushqimor, bëhet shkak që trupi gjatë ditës të përballet me mungesë të energjisë, mirëpo ngrënia e ushqimit me kohë, e mbanë sheqerin e gjakut në gjendje të ekuilibruar dhe parandalon dobësitë që krijohen nga uria. Natyrisht se një program ushqimor i caktuar parandalon edhe ngrënien e artikujve ushqimorë jo të domosdoshëm. Muaji i Ramazanit është një ushtrim i sistemit personal dhe vetëpërgatitje për një jetë të mirë gjatë këtij muaji. Shmangia nga ngrënia dhe pirja në orët e caktuara dhe përkujdesja e vazhdueshme ndaj egos, e sistemon njeriun edhe në aspektin mendor.

Ekuilibri në ushqim gjatë muajit të Ramazanit

Në urdhëresat e prijësve fetarë, ruajtja e shëndetit dhe mbajtja e pastërtisë, është porositur në masë madhe. Kjo është për arsye se mendja e shëndosh ndodhet në trupin e shëndosh. Prandaj, largimi nga të gjitha ushqimet dhe nga ajo çfarë është e dëmshme për njeriun, konsiderohet një urdhër i duhur. Mund të thuhet se shkaku i respektimit të vlerës së disa ushqimeve në Islam, ndodhet pikërisht në këtë çështjeje. Porosia e prijësve fetarë për mbajtjen e higjienës në nivel të duhur dhe respektimi i disiplinës dhe rregullit në ushqim, më shumë përqendrohet në dy çështje kryesore: respektimi i ekuilibrit në ngrënien e ushqimit dhe respektimi i kohës së duhur në ngrënien e ushqimit. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Çdo kush që ruan ekuilibrin në ngrënien e ushqimit, forcon shëndetin e trupit të tij dhe përmirëson mendimin dhe arsyen e vet". Kjo rregullore, nëse respektohet gjatë muajit Ramazan, atëherë do ta kuptojmë se për të agjëruar gjatë ditës, nuk ka nevojë të konsumohet ushqim në sasi të madhe në kohën e Iftarit dhe syfyrit. Trupi ka mekanizma të sistemuar të cilët aktivizohen gjatë agjërimit dhe gjatë këtij muaji ndodhë djegia efikase e dhjamit të trupit. Prandaj, individi gjatë muajit të Ramazanit arrin në një metodë të ekuilibruar ushqimore për ta ruajtur shëndetin dhe aktivitetin e tij të zakonshëm. Duhet pasur parasysh se nëse për disa persona do të krijohen disa probleme shkak i të cilave nuk është ndonjë sëmundje e caktuar, atëherë ato mund të konsiderohen rezultat i konsumimit të paekuilibruar të ushqimit dhe i mosrespektimit të kohës së duhur të gjumit.  

Tags