Qershor 25, 2017 09:25 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Një grup i agjëruesve janë shumë të veçantë, ata janë të cilët heqin dorë nga preokupimet jo hyjnore çfarëdo qofshin ato, hallall apo haram. Kjo shkallë e agjërimit, është e veçantë për profetët, besimtarët e sinqertit dhe për ata që janë afër Zotit, ndërsa rezultati i këtij agjërimi është takimi me Zotin e madhëruar.

Është transmetuar nga jeta dhe vepra e Profetit të nderuar s.a.v.s.: "Kur arrinte muaji i bekuar i Ramazanit, ndryshohej ngjyra e fytyrës së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai falte shumë namaz dhe gjatë lutjeve dhe duave vajtonte shumë me përulje".

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e tjetër të programit "Ramazani, muaji i Zotit". E lusim Zotin që tu pranohen lutjet dhe ibadetët tuaja dhe të përfitoni sa më shumë nga ky muaj shpirtëror!

Në pjesën e parë të edicionin do të flasim rreth shkallëve të agjërimit dhe të agjëruesve. Një prej shkallëve të agjërimit është ajo që i përket personave të cilët heqin dorë vetëm nga ngrënia dhe pirja, ndërsa gjymtyrët e tjera të trupit të tyre si veshët, gjuha dhe sytë vazhdojnë të kryejnë veprime të papëlqyera. Një grup tjetër i agjëruesve mundohen t'i ruajnë gjymtyrët e tyre nga sjelljet dhe veprimet e këqija dhe janë në lëvizje mes ruajtjes dhe prishjes së agjërimit. Një grup tjetër i agjëruesve janë ata të cilët hyjnë në gostinë e Zotit, ndërkohë që zemrat e tyre janë të pakujdesshme ndaj njohurive, nuk janë të kënaqura me adhurimet dhe bëhen përtace; thuajse janë rënduar pjesët dhe gjymtyrët e trupit të tyre dhe punët i kryejnë më vështirësi. Gjendja e këtij grupi, është sikur e atyre të cilët dërgojnë dhurata pranë një zotërie, por urrejnë bartjen e dhuratave. Përveç kësaj, dhuratat e lartpërmendura janë të ndotura dhe kjo bëhet shkak që ato të mos pranohen. Një grup tjetër i agjëruesve i ruajnë gjymtyrët dhe pjesët e trupit nga ato veprime që prishin agjërimin, mirëpo zemrën nuk e ruajnë nga disa çështje të cilat pengojnë kryerjen e veprimeve të mira. Ekziston gjithashtu, një grup i agjëruesve të cilët jo vetëm që mbrojnë gjymtyrët dhe pjesët e trupit nga kryerja e mëkateve, por me zemër dhe mendim të pastër hyjnë në muajin e Ramazanit. Kjo është për arsye se në praninë e Zotit i cili është i dijshëm për të dukshmen dhe të padukshmen, ata janë përkujdesur që të largohen nga mëkati dhe kanë bërë përpjekje për ta mbrojtur atë që ka porositur Zoti. Agjëruesit e tillë kanë arritur ta fitojnë kënaqësinë e Zotit. Një grup tjetër i agjëruesve nuk mjaftohet vetëm me ruajtjen e zemrës, mendimit, gjymtyrëve dhe pjesëve të trupit nga kryerja e mëkateve dhe veprave të këqija, por ata vetën e kanë preokupuar me kryerjen e veprave të mira. Ata jo vetëm që e kanë mbajtur të pastër qenien e tyre, por e kanë zbukuruar atë me vepra dhe virtyte të mira. Ky grup i agjëruesve me të vërtetë kanë arritur në agjërimin e vërtetë dhe kanë bërë një shkëmbim fitimprurës.

Ramazani, muaji i ibatetit dhe nënshtrimit

Një grup i agjëruesve janë shumë të veçantë, ata janë të cilët heqin dorë nga preokupimet jo hyjnore çfarëdo qofshin ato, hallall apo haram. Kjo shkallë e agjërimit, është e veçantë për profetët, njerëzit e sinqertë dhe për ata që janë afër Zotit, ndërsa rezultati i këtij agjërimi është takimi me Zotin e madhëruar. Është transmetuar nga jeta dhe vepra e Profetit të nderuar s.a.v.s.: "Kur arrinte muaji i bekuar i Ramazanit, ndryshohej ngjyra e fytyrës së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai falte shumë namaz dhe gjatë lutjeve dhe duave vajtonte shumë me përulje". Hazreti Muhamed s.a.v.s. agjëronte edhe gjatë kohës tjetër, përveç muajit Ramazan. Profeti s.a.v.s. për çdo muaj agjëronte 3 ditë dhe në lidhje me këtë ka thënë: "Këto tre ditë janë të barabarta me agjërimin e tërë vitit". Çështje me rëndësi është kjo, njeriu sa më shumë që të fitojë njohuri rreth të vërtetës së adhurimit dhe ibadetit siç është agjërimi, i kryen detyrat me dëshirë më të madhe dhe në anën tjetër përfiton më shumë nga të mirat e tyre dhe arrin në një kënaqësi shpirtërore të qëndrueshme.

Në këtë edicion do ta lexojmë ajetin 164 të sures Ali Imran:

"Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur".     

  "لَقَد مَنَّ اللَّهُ عَلَی المُؤمِنینَ إِذ بَعَثَ فیهِم رَسولًا مِن أَنفُسِهِم یَتلو عَلَیهِم آیاتِهِ وَیُزَکّیهِم وَیُعَلِّمُهُمُ الکِتابَ وَالحِکمَةَ وَإِن کانوا مِن قَبلُ لَفی ضَلالٍ مُبینٍ "

Ajeti 164 i sures Ali Imran trajton çështjen e profetësisë së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe qëllimet e saj. Profeti s.a.v.s. i cili është zgjedhur nga mesi i njerëzve që nuk kanë mësuar shkrim lexim, për ta bërë të qartë madhërinë e misionit të tij hyjnor dhe të jetë argument për vërtetësinë e tij. Kjo është për arsye se një libër si Kur'ani me përmbajtje të thellë dhe të madhe, është e pamundur që të jetë vepër mendjes së njeriut, aq më tepër të një njeriu i cili nuk ka mësuar as shkrim as lexim dhe as nuk është edukuar në një ambient shkencor.

Ky ajet ka përshkruar në tre pjesë profetësinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. që pjesa e parë ka aspekt përgatitor dhe ajo është leximi i ajeteve të Kur'anit. Dy pjesët e tjera, do të thotë "pastrimi dhe edukimi i shpirtit" dhe "mësimi i librit dhe urtësisë" janë dy qëllimet finale të profetësisë për arritjen e njeriut në përkryerje dhe për të përfituar nga mirësitë e kësaj bote. D.m.th. për udhëzim, njeriu ka nevojë ta lexojë Kur'anin dhe të reflektojë në të, gjithashtu të pastrojë shpirtin dhe të largojë virtytet e ulëta të pamoralshme dhe të mësojë diturinë.

Në fund të ajetit vihet në dukje humbja e periudhës para profetësisë e cila sundonte në të gjithë shoqërinë dhe a ka humbje më të madhe saqë njerëzit kur përballeshin me probleme dhe sëmundje, t'u drejtohen idhujve të ndërtuar nga gurët dhe drunjtë ose me duart e tyre varrosnin vajzat e tyre për së gjalli dhe krenoheshin me këtë veprim se po mbrojnë nderin e tyre! Femra në mesin e tyre ishte si një mall i pavlerë dhe ishte privuar edhe nga të drejtat më themelore. Në atë shoqëri ekzistonin shumë besëtytni dhe bindje të gabuara dhe njerëzit mes vete kishin shumë armiqësi të cilat i trashëgonin nga baballarët e tyre dhe për këtë arsye gjakderdhja dhe vrasjet për ata ishin çështje të zakonshme. Prandaj në kohën kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. është zgjedhur dhe dërguar për profet, njerëzit fal mësimit të librit, diturisë dhe urtësisë e edukimit, arritën të shpëtojnë nga rruga e humbur. Me të vërtetë depërtimi në një shoqëri të tillë të humbur, është një prej argumenteve të madhërisë së Islamit dhe mrekullisë së qartë të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Khaxhe Abdullah Ansari në lidhje me profetësinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. ka thënë: "Zoti e ka zbukuruar atë me të vërtetën e profetësisë dhe e ka dërguar atë Profet te njerëzit analfabet të cilët nuk ishin të informuar rreth të së vërtetës dhe ishin të humbur në botën e humbur. Kur ai hyri në botën e profetësisë dhe u dërgua për profet dhe predikoi fenë dhe Sheriatin Islam sikur një mikpritës që shtron sofrën dhe fton njerëzit, ai e shtroi sofrën e Islamit".

Në muajin e Ramazanit nëse nuk do të kemi program të drejtë shëndetësor, përkundër asaj që mendohet, agjërimi jo vetëm që nuk rezulton me humbjen e peshës, por disa njerëz gjatë këtij muaji fitojnë peshë më shumë. Kjo është për arsye se ata konsumojnë sasi më të madhe të artikujve ushqimorë dhe sheqer, ndërsa nga ana tjetër, çrregullimi i sistemit të gjumit, ndihmon shtimin peshës. Sot do të flasim rreth një pije e cila bëhet shkak që ushqimi të tretët me vonesë dhe njeriu të mos ndjejë uri për një kohë më të gjatë dhe me konsumimin e saj, njeriu më pak dëshiron të konsumojë ushqime të tjera. Propozimi ynë është një gotë qumësht të ngrohtë dhe me pak yndyrë. Qumështi me pak yndyrë, bëhet shkak që ushqimi të tretet me më ngadalë dhe me pirjen e një gotë qumësht, lukthi për një kohë më të gjatë nuk kërkon lënde ushqimore të tjera dhe si rezultat njeriu ndjenë uri më pak.

Një gotë qumësht së bashku me hurma, ushqimi më i mirë për iftar

Dr. Kimiager, specialist për ushqyerjen, thotë: "Produktet e qumështit janë një prej grupeve kryesore ushqimore dhe resursi më i mirë i vitaminave është qumështi, prandaj në kohën e iftarit është më mirë të konsumohet qumështi, djathi dhe ushqime të tjera që përgatiten me qumësht".

Ai gjithashtu ka thënë: "Në grupin e produkteve qumështore, lëndët që ndodhen në qumësht më lehtë merren nga trupi dhe nuk kanë zëvendësim në ushqimet e tjera, prandaj gjatë kohës nga iftari deri në syfyr, këshillohet të konsumohet qumësht".

Qumështi ka shumë dobi. Qumështi me pak yndyrë, redukton stresin dhe qetëson muskujt dhe nervat. Si rezultat, trupi përgatitet për pushim. Nganjëherë mund të ndodhë që si pasojë e ngrënies së tepërt, trupi të ndjehet i pavullnet. Konsumimi i qumështit i jep njeriut energji të jashtëzakonshme për të qenë më aktiv. Në përgjithësi futja e produkteve të qumështit në recetën ushqimore, sidomos gjatë muajit Ramazan, është shumë e domosdoshme. Shumë njerëz në muajin e Ramazanit e kanë bërë zakon që të bëjnë iftar me një gotë qumësht. Më mirë është që edhe pas përfundimit të Ramazanit, të vazhdohet me konsumimin e një gote qumësht në mëngjes. Në realitet, këshillohet konsumimi i të paktën dy litra qumësht ose produkte të qumështit gjatë ditës.

Mjekësia tradicionale këshillon të konsumohet qumështi si një lëndë ushqimore me plotë dobi në iftar. Qumështi është plotë me kalcium, potasium, sodium, vitamin B, proteinë, fosfor etj.. Edhe në transmetimet fetare është këshilluar në masë të madhe konsumimi i qumështit. Sejed bin Tavus transmeton nga Imam Xhafer Sadik (a.s.) ka thënë se Imam Aliu (a.s.) kishte dëshirë që me qumësht të bënte iftar. Ngrënia e disa lugëve oriz me qumësht dhe qumësht me hurma në kohën e iftarit, ka shumë dobi për të mënjanuar nevojat minerale të trupit, sidomos për kalcium. Orizi me qumësht, është një ushqim i lehtë, tretët lehtë dhe i pasur me kalori dhe më e rëndësishme është kjo që ky ushqim mund të përgatitet pa sheqer dhe pa vaj, prandaj konsiderohet ushqimi më i mirë që përgatitet me qumësht për ata që kanë diabet, për njerëzit me mbi peshë dhe për ata që kanë alergji ndaj proteinave të grurit.

Karakteristika më e rëndësishme kësaj paragjelle është kjo që karbohidratet e ndërlikuara të orizit tretën më ngadalë në lukth në krahasim me karbohidratet në krahasim me karbohidratet e që ndodhen në llojet e tjera të ëmbëlsirave, prandaj parandalon rënien e glukozës së gjakut.

Tags