Qershor 25, 2017 09:27 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Agjërimi si një program edukativ i cili kryhet një herë në vit, do të thotë një të 12-tën pjesë të vitit, luan një rol me ndikim në largimin e zakoneve të gabuara.

Agjëruesi duke shfrytëzuar rastin e krijuar në muajin e Ramazanit, krijon ndryshime esenciale në jetën dhe sjelljen e tij. Një prej këtyre ndryshimeve është ky që në muajin e Ramazanit për shkak të përkujdesjes më të madhe në sjelljen dhe veprimet e tij, më pak kryen mëkate dhe më pak lëkundet në rrugën e jetës së tij.

E falënderojmë pafund Zotin e mëshirshëm që nuk na ndaloi nga mëshira e Tij e pafund, na mundësoi neve që edhe një herë të jemi të pranishëm në gostinë e tij në muajin e Ramazanit. Muajin për përshkrimin e të cilit Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: "Nëse robi do ta dinte vlerën e Ramazanit, do të dëshironte që i gjithë viti të jetë Ramazan".

Begatitë dhe dobitë e këtij muaji të çmuar, përfshinë shumë çështje. Secili person mund të përqendrojë vëmendjen në një aspekt të këtyre dobive, prandaj disa persona e shfrytëzojnë këtë muaj më shumë që përkrah ritualeve si heqja dorë nga ngrënia dhe pirja në orët e caktuara, të përqendrohen më shumë në rolin edukativ të këtij obligimi hyjnor. Një prej ndikimeve edukative të agjërimit, është forcimi i vullnetit.

Vullneti është pikërisht dëshira dhe vendosmëria serioze në çastet e vështira ose në një periudhë të ndjeshme të jetës. Disa njerëz vuajnë nga dobësia e vullnetit. Një prej shenjave të dobësisë së vullnetit tek ata është kjo që ata gjithnjë punët e tyre i kryejnë me vonesë dhe zakonisht fillimin e një pune e lënë ta bëjnë në një ditë të veçantë. Shenjë tjetër e dobësisë së vullnetit është kjo që ata nuk mund të vendosin në kohën e duhur. Ata gjithnjë vendimet e tyre i paraqesin me dyshim dhe urrejtje ose ndjekin opinionet e të tjerëve. Njerëzit me vullnet të dobët, zakonisht kanë edhe durim të vogël. Për shembull, ata e fillojnë një punë dhe menjëherë pasi të përballen me probleme, nuk mund të durojnë dhe bëhen nervoz dhe mund të ndodhë që të heqin dorë përgjithmonë nga vazhdimi i punës. Sugjerojmë që njerëzit me vullnet të dobët duhet ta shfrytëzojnë më shumë muajin e Ramazanit dhe të kërkojnë ndihmë nga agjërimi për ta forcuar vullnetin! Kjo është për arsye se agjërimi është një ushtrim për të shtuar forcën e rezistencës dhe forcon vullnetin. Agjërimi do të thotë realizimi i vërtetë i durimit.

Në realitet agjëruesi, lufton kundër dëshirave të egos dhe reziston përball dëshirave instinktive. Sundimi i instinkteve dhe dëshirave të egos mbi njeriun, është sundimi më i rrezikshëm dhe e robëron njeriun duke i hequr lirinë e zgjedhjes dhe e vendos atë në një gjendje poshtërimi. Për këtë arsye lufta kundër hegjemonisë së egos në Islam, quhet "Xhihadi i Madh", sepse kjo çështje e rëndësishme, ka nevojë për qëndresë dhe vullnet të palëkundur. Agjërimi si një program edukativ që realizohet një herë në vit, do të thotë në një të 12-tën pjesë të vitit, luan rol të rëndësishëm për të larguar zakonet e gabuara. Agjëruesi duke shfrytëzuar rastin e krijuar në muajin e Ramazanit, krijon ndryshim esencial në jetën dhe sjelljen e tij. Një prej këtyre ndryshimeve është ky që në muajin e Ramazanit, njeriu për shkak se është i kujdesshëm më shumë në veprimet dhe sjelljet e tij, kryen më pak mëkate dhe gabime. Agjëruesi edhe pse reziston përball dëshirave të egos dhe e liron mendimin dhe sjelljen e tij nga hegjemonia e dëshirave të egos dhe mëkatit, mirëpo ai mund ta shfrytëzojë këtë qëndresë në të gjitha çështjet e jetës së tij. Hazreti Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë thotë: "Njeriu më i mirë është ai i cili lufton kundër dëshirave të egos dhe më i forti prej njerëzve është ai i cili ngadhënjen mbi egon e tij".

Agjërimi dhe lufta kundër dëshirës së egos

Në këtë pjesë të edicionit po dëgjojmë ajetet nga 2 deri në 5 të sures Bekare të Kur'anit të shenjtë:

ذَلِکَ الْکِتَابُ لَا رَیْبَ فِیهِ هُدًى لِلْمُتَّقِینَ *الَّذِینَ یُؤْمِنُونَ بِالْغَیْبِ وَیُقِیمُونَ الصَّلَاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ یُنْفِقُونَ *وَالَّذِینَ یُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَیْکَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِکَ وَبِالْآخِرَةِ هُمْ یُوقِنُونَ.*

"Ky është Libri që në (vërtetësinë e tij) atë nuk ka kurrfarë dyshimi. Ai është udhëzues për të devotshmit. Ata të cilët besojnë në botën hyjnore dhe falin namazin dhe japin lëmoshë nga ajo që i kemi furnizuar ata. Dhe ata janë të cilët besojnë në atë që të kemi zbritur ty dhe në ato çfarë kemi zbritur para teje dhe ata janë të cilët besojnë në botën tjetër".

Kur'ani është libri i udhëzimit. Mirëpo padyshim nga ky Libër përfitojnë ata të cilët janë të devotshëm. Zoti i madhëruar në ajetet e lartpërmendur ka prezantuar gjashtë karakteristika për njerëzit e devotshëm dhe të sigurt në besimin e tyre.

Karakteristika e parë, është besimi në botën hyjnore. Besimtarët e devotshëm janë ata të cilët besojnë në botën hyjnore. Bota hyjnore është ajo që nuk perceptohet me shqisat njerëzore. Esencialisht bota e ekzistencës ndahet në botën hyjnore (metafizike) dhe botën fizike, do të thotë në botën e dukshme e cila perceptohet me shqisa dhe në botën e padukshme cila nuk mund të perceptohet me shqisa njerëzore dhe çdo gjë që ndodhet në atë botë, është e padukshme dhe e pa perceptueshme me shqisat njerëzore.

Mirëpo kushti i dytë për krijimin e devotshmërisë, është falja e namazit. Besimtarët e devotshëm e falin namazin me vëmendje të plotë dhe jetësojnë kuptimin e tij në jetën e tyre. Karakteristika e tretë, është dhënia e lëmoshës. Dhënia e lëmoshës në kuptimin gjuhësor do të thotë shpenzimi i një pjese të pasurisë në rrugën e realizimit të qëllimeve të larta dhe të idealeve hyjnore. Kushti i katërt dhe i pestë është ky që ata besojnë në atë çfarë i është zbritur Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në atë çfarë i është zbritur profetëve para tij. Do të thotë që një prej shenjave ose elementeve përbërëse të devotshmërisë që është bazë për udhëzimin e njeriut, është kjo që besimtarët e devotshëm i besojnë shpalljes dhe e pranojnë atë me bindje. Kjo është për arsye se mund të ekzistojnë njerëz të cilët i besojnë Zotit, por nuk i besojnë shpalljes. Prandaj në Kur'anin e shenjtë në shumë raste është përmendur nënshtrimi ndaj urdhrave të Profetit s.a.v.s. pas urdhrave të Zotit.

Besimi i palëkundur në botën tjetër, është karakteristika e gjashtë. Bota tjetër është një periudhë pas kësaj bote materiale dhe për arsye se ajo vjen pas kësaj bote, quhet "Bota Tjetër". Kështu që një prej punëve të para të fesë është kjo që t'i bëjë të qartë njerëzve se jeta nuk përfundon me vdekjen e njeriut, por edhe pas vdekjes ka jetë dhe llogaritje, shpërblim ose dënim. Kjo botë është fusha e mbjelljes dhe bota tjetër është fusha e korrjes.

Khaxhe Abdullah Ansari në lidhje me devotshmërinë thotë: "Pasi e din se Kur'ani është udhëzuesi i besimtarëve të devotshëm, atëherë ndiqe devotshmërinë në mënyrë që ajo gjithmonë të mbajë ty në mbrojtjen e vetë. Secili që sot strehohet në devotshmëri, nesër (në ditën e kiametit) do të shkojë pranë zotërisë së tij (afrohet pranë Zotit), për arsye se robërit më të çmuar pranë Zotit, janë më të devotshmit prej njerëzve; (devotshmëri do të thotë që) nëse njeriu kalon nga një fushë me ferra, i mbledh rrobat që të mos i dëmtohen ato nga ferrat!"

Në pjesën e fundit të edicionit do të paraqesim dobitë e agjërimit dhe të ushqyerit e drejtë gjatë muajit të Ramazanit.

Shkenca e mjekësisë dhe eksperienca ka vërtetuar se teprimi në ngrënie dhe gjithashtu, ngopja joshtë normës, shkakton shumë sëmundje. Nga aspekti i shëndetësisë dhe trupit të shëndetësisë, njeriu duhet të konsumojë ushqim më pak dhe duhet të heq dorë nga ngrënia në kohën kur akoma ka oreks për të ngrënë. Në bazë të eksperiencës është vërtetuar se individët që ngrënin pak, kanë trup më të shëndoshë se ata të cilët ngrënin derisa të ngopen. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me parandalimin e sëmundjeve, e porosit të birin e tij Imam Hasanin (a.s.) duke i thënë: "A do të informojë ty rreth katër karakteristikave që më pas të mos kesh nevojë të shkosh te mjeku?" Imam Hasani (a.s.) tha: "Po". Atëherë Imam Aliu (a.s.) tha: "Mos u ul pranë sofrës, përveç nëse je i uritur dhe heq dorë nga ngrënia e ushqimit para se të ngopësh plotësisht, përtype mirë ushqimin dhe mos shko në shtrat me stomak të mbushur plotë".

Dobitë mjekësore të agjërimit

Aktualisht, agjërimi si një prej faktorëve të rëndësishëm të shëndetit, ka tërhequr vëmendjen e shumë qarqeve mjekësore të botës dhe ky pikërisht është rezultat i atij udhëzimit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: "Agjëroni, që të jeni të shëndoshë!" Dr. Karol, fiziologjist i njohur francez ka thënë: "Nevoja për agjërim është theksuar në të gjitha fetë. Në agjërim, së pari ndjehet uria dhe etja, ndërsa nganjëherë edhe një lloj provokimi i nervave, mirëpo njëkohësisht ndodhin edhe ndryshimet të cilat kanë rëndësi të madhe dhe në fund mobilizohen të gjitha organet e trupit që duke humbur lëndë ushqimore, të ruajnë ekuilibrin e ambientin e brendshëm dhe të zemrës. Studiuesit francezë në bazë të hulumtimeve që kanë bërë, agjërimin e konsiderojnë faktor parandalues të disa sëmundjeve si kanceri dhe kanë perceptuar se agjërimi redukton edhe shkaqet e plakjes dhe të sëmundjes Alzaimer". Dr. Bukhenger është një prej mjekëve që ka bërë studime të gjera në lidhje me ndikimin e agjërimit. Ai në një artikull në lidhje me kurimin e sëmundjeve me anë të agjërimit, thotë: "Gjatë periudhës 50 vjeçare që nga themelimi i klinikës "Bukhenger", mbi 50 mijë pacientë me sëmundje enigmatike janë kuruar me anë të agjërimit në këtë klinik. Ai duke cituar një mjek romak, thotë se sëmundja e parë ishte shkaktuar për shkak të teprimit të ngrënies dhe kurimi i parë është bërë me anë të heqjes dorë nga ushqimi dhe me anë të agjërimi".

Studiuesit besojnë se agjërimi me reduktimin e 20 deri 40% të marrjes së ushqimit, bëhet shkak që të aktivizohet sistemi i sigurisë. Agjërimi ka dobi të shumta si: eliminimi i helmimeve të rezervuara në trup, pushimin e sistemit të tretjes dhe të organeve të trupit që luajnë rol në tretjen e ushqimit. Sistemi i tretjes është një prej sistemeve me funksionin më të madh në trupin e njeriut, sepse sistemi i tretjes gjithnjë është duke funksionuar në mënyrë që të tretë lëndët ushqimore për të cilat kanë nevojë organet e tjera të trupit. Sistemi i tretjes së agjëruesve në muajin e Ramazanit, mund të pushojë në mënyrë që trupi të mbrohet nga infektimi me sëmundje të ndryshme. Çështje e rëndësishme është kjo që gjatë kohës së agjërimit, acidi i lukthit në vend të ushqimit, tretët dhe lukthi nuk do të lëndohet nga mbledhja e acidit. Për këtë arsye, ndjekja e një programi të drejtë të ushqyerit në ditët e muajit të Ramazanit, luan rol themelor për agjëruesit.

Tags