Qershor 25, 2017 09:28 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Urime muaji i Ramazanit për ju dhe për të gjithë myslimanët e botës, urime muajin e Zotit! Ky është muaji në të cilin ne zhytemi në detin e faljes dhe mëshirës hyjnore dhe e pastrojmë qenien tonë nga papastërtitë në mënyrë që shpirti ynë të përfitojë sa më shumë nga rrezet udhëzuese të Zotit të lartësuar.

Në këtë muaj të bekuar, dëgjues të nderuar jemi pranë jush me një program special 30 edicionesh me titullin "Ramazani, muaji i Zotit" dhe së bashku do të njihemi më shumë me këtë muaj të madhërishëm.

Tani ndodhemi në ditën e parë të muajit Ramazan të vitit 1438 hixhri kameri, e falënderojmë Zotin që na mundësojë neve të përjetojmë edhe një Ramazan tjetër ! Erdhi muaji i Ramazanit me karakteristikat e tij të veçanta në mënyrë që shpirti, mendimi dhe veprimi ynë të zbukurohet me eksperiencat më të bukura spirituale. Muaji i Ramazanit është një rast për të ushtruar të qenurit rob i Zotit. Një rast në të cilin me urdhrin e Zotit dhe në rrugën të cilën e ka përgatitur për ne Ai, për disa orë të caktuara të heqim dorë edhe nga nevojat tona natyrore dhe të lejuara dhe t'u nënshtrohemi urdhrave të Krijuesit të pashoq.

Hëna e fillimit të muajit Ramazan, urime muaji i gostisë së Zotit

Urime muaji i Ramazanit për ju dhe për të gjithë myslimanët e botës, urime muajin e Zotit! Ky është muaji në të cilin ne zhytemi në detin e faljes dhe mëshirës hyjnore dhe e pastrojmë qenien tonë nga papastërtitë në mënyrë që shpirti ynë të përfitojë sa më shumë nga rrezet udhëzuese të Zotit të lartësuar.

Ne, me ndihmën e Zotit, gjatë këtyre 30 ditëve do të jemi pranë jush me programin me titull "Muaji i Zotit" duke shpresuar që të jemi pjesë e vogël e eksperiencës tuaj spirituale gjatë këtij muaji. Edicionin e parë të programit "Muaji i Zotit", e kemi stolisur me fjalët e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. rreth ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit dhe tani po dëgjojmë disa nga këto fraza:

"O njerëz! Me të vërtetë për ju erdhi muaji i Zotit së bashku me begati, mëshirë dhe falje, muaji i cili pranë Zotit konsiderohet muaji më i mirë, netët e tij janë netët më të mira dhe orët e tij, janë orët më të mira. Ky është një muaj në të  cilin jeni ftuar në gostinë e Zotit dhe jeni vendosur në kategorinë e njerëzve që e meritojnë nderimin hyjnor. Frymëmarrjet tuaja në këtë muaj, janë adhurim, në këtë muaj ju pranohen veprat tuaja dhe ju pranohen lutjet tuaja. Me urinë dhe etjen tuaj gjatë këtij muaji, kujtojeni urinë dhe etjen e ditës së Kiametit, jepni lëmoshë për nevojtarët dhe për bonjakët, respektojini të moshuarit tuaj, keni mëshirë ndaj të vegjëlve tuaj dhe silluni mirë me të afërmit tuaj. Ruajeni gjuhën tuaj! Mbyllni sytë nga shikimi i asaj çfarë nuk është e lejuar për ju! Mbyllni veshtë tuaj nga dëgjimi i asaj që nuk është e lejuar! Trajtoni me dashuri jetimët e njerëzve në mënyrë që edhe jetimët tuaj të trajtohen me dashuri! Pendohuni pranë Zotit për mëkatet tuaja! Gjatë kohës së namazit, ngreni duart dhe lutuni pranë Fronit Hyjnor, sepse koha e namazit është koha më e mirë për tu lutur dhe Zoti i madhërishëm i shikon robërit me mëshirë. Prandaj me qëllim të sinqertë dhe me zemra të pastra, lutuni pranë Zotit që të mundësojë juve agjërimin dhe leximin e Kur'anit të shenjtë, sepse është fatzi ai i cili gjatë këtij muaji të madh mbetet i privuar nga falja dhe mëshira hyjnore... O njerëz! Çdo kush që përmirëson moralin e tij gjatë këtij muaji, kjo do të bëhet mjet për atë që të kalojë nga ura e Siratit! Në atë ditë kur lëkundën këmbët mbi urën e Siratit dhe çdo kush që në këtë muaj e ndalon veten që të mos i bëjë keq të tjerëve, Zoti i madhëruar në ditën e takimit, do ta ndalojë hidhërimin hyjnore ndaj atij".

Një prej sjelljeve të pëlqyera në këtë muaj, është mishërimi me Kur'anin e shenjtë nëpërmjet leximit dhe refektimit në ajetet kur'anore me plotë urtësi. Një pjesë e programit "Muaji i Zotit" shoqërohet edhe me shumë ajete të Kur'anit, me komentim dhe shpjegim të shkurt. Në vijim po sjellim një prej këtyre ajeteve kur'anore.

"یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا کُتِبَ عَلَیْکُمُ الصِّیَامُ کَمَا کُتِبَ عَلَى الَّذِینَ مِنْ قَبْلِکُمْ لَعَلَّکُمْ تَتَّقُونَ"

"O ju që besuat, agjërimi është bërë obligim për ju, ashtu siç ishte bërë për ata të cilët ishin para juve, në mënyrë që të jeni të devotshëm".

Muaji i bekuar i Ramazanit, është muaji i shpalljes së Kur'anit. Kur'ani, është  një libër i shenjtë i cili urdhëron ata të cilët besuan që ta agjërojnë këtë muaj. Ajetet kur'anore të cilët flasin rreth Ramazanit, të gjithë janë renditur në suren Bekare afër njëri-tjetrit dhe i pari prej tyre është ajeti 183 i sures Bekare të cilin e dëgjuam më parë.

Agjërimi është një prej adhurimeve më të rëndësishme të obliguar për myslimanët dhe është prezantuar për besimtarët si një prej faktorëve me ndikim më të madh për zhvillimin e shpirtit të devotshëm në të gjitha fushat dhe në të gjitha aspektet. Mirëpo është interesant çështja se për të ngjallur ndjenjat e njerëzve dhe për t'i përgatitur ata për pranimin e këtij urdhri hyjnor, Zoti i madhëruar në fillim u drejtohet atyre me shprehjen: "O ju që besuat!" Në këtë mënyrë atyre u kujton duke thënë se ju që keni besuar, duhet t'i nënshtroheni çdo urdhri hyjnor, edhe nëse zbatimi i tij krijon vështirësi dhe mundime ose heqje dorë nga kënaqësitë materiale dhe nga jeta luksoze. Imam Xhafar Sadik (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë:  "Kënaqësia e shprehjes "O ju që besuat" është aq e madhe saqë ajo mënjanon vështirësinë dhe mundimin e këtij adhurimi, do të thotë agjërimit". Në realitet, duke marrë parasysh faktin se urdhri për agjërim në vështrimin e parë, duket të jetë pak i vështirë dhe i rëndë, mirëpo me këtë shprehje kur'anore, mënjanohet stresi nga mendja e njeriut. Më pas, duke vë në dukje faktin se agjërimi nuk është i veçantë vetëm për myslimanët, por ai ka ekzistuar edhe tek popujt e tjerë, thuhet se kjo detyrë dhe ky obligim është një detyrë për të gjithë njerëzit në çfarëdo feje që ata të jenë. Kjo në vete është një inkurajim për kryerjen e këtij adhurimi. Prandaj Zoti i madhëruar thotë: "Ky adhurim nuk është bërë obligim vetëm për ju, sepse nga ky obligim nuk bënë përjashtim asnjë popull". Pastaj menjëherë shpjegohet domethënia e agjërimit duke thënë se agjërimi bëhet shkak për krijimin e devotshmërisë tek njeriu. Njeriu agjërues duke hequr dorë nga kënaqësitë fizike, e privon vetën nga ato për hir të Zotit dhe në këtë mënyrë ai bënë një ushtrim për të ngadhënjyer mbi egon dhe dëshirat shfrenuese të tij. Njeriu pasi ta përsërit një muaj këtë ushtrim, shton forcën e tij për tu vetëpërmbajtur nga kryerja e mëkateve dhe merr në kontroll të plotë vullnetin e tij. Njeriu pas kësaj, me lehtësi mund të heq dorë nga kryerja e mëkateve, nga plaçkitja e pasurisë së të tjerëve, nga shkelja e të drejtave të të tjerëve etj. Kjo është domethënia e shprehjes: "Leal-lekum tet-tekun". Khaxhe Abdullah Ansari duke shpjeguar këtë ajet, thotë: "Nëse ti e nënshtron trupin për agjërim, dije që gnostikët e vërtetë kanë agjëruar vazhdimisht! Ti agjëron nga agimi deri në perëndim të diellit, ndërsa ata kanë agjëruar nga fillimi i jetës deri në fund të jetës! Fusha e agjërimit tënd është një ditë, ndërsa fusha e agjërimit të tyre është një jetë e tërë!".

Në programin "Ramazani, muaji i Zotit", do të mundohemi të trajtojmë edhe rëndësinë e ushqimit dhe shëndetit në muajin e Ramazanit. Duke marrë parasysh faktin se femrat në rolin e nënës dhe të bashkëshortes, luajnë rol të rëndësishëm në administrimin e ushqimit të familjes, sot po dëgjojmë këshillat e një zonje iraniane në lidhje me ushqimin gjatë muajit të bekuar të Ramazanit:

"Është dita e parë e muajit Ramazan dhe unë jam duke shtruar sofrën e iftarit. Këto janë çaste shumë të bukura që shtojnë edhe më shumë spiritualitetin e muajit Ramazan dhe është koha për pranimin e lutjeve, për pranimin e adhurimeve dhe detyrave të tjera fetare. Sot, këtë sofër e kam përgatitur me dashuri! Jam e gëzuar që bashkëshorti im ka bërë të gjitha përpjekjet gjatë ditës për të mbaruar punë me kohë dhe të bashkohet me ne në këtë sofër. Gjyshja pranë sofrës është duke bërë lutje e dua, ndërsa po derdh lot për shkak se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të agjërojë. Vajza ime Zahra po përjeton vitin e parë të agjërimit. Ajo është ulur pranë sofrës skaj gjyshes dhe me entuziazëm pret që të këndojë ezani. Transmetimi i programit të lutjeve, atmosferës spirituale të shtëpisë tonë i dha një bukuri të veçantë.   

Sofra e Iftarit

Unë, sot kam përgatitur supë dhe së bashku me të në sofër kam vendosur çaj, bukë, djathë dhe sallata. Në muajin e bekuar të Ramazanit ka ndryshuar programi i ushqimit tonë. Sipas sugjerimeve të mjekëve, agjëruesit duhet ta fillojnë iftarin me ushqime të lëngëta dhe të ngrohta si qumështi dhe me pak bukë, djathë, arra, sallata dhe supa të ndryshme. Shumë njerëz gjatë këtij muaji për shkak të përkushtimit më të madh në çështjet shpirtërore, largohen nga konsumimi i disa artikujve të dëmshëm. Për shembull, e lënë cigaren ose më pak konsumojnë pije të dëmshme.

Sot Dr. Maxhid Haxhi Faraxhi theksoi konsumimin e sallatave dhe frutave gjatë muajit Ramazan dhe tha: "Duke marrë parasysh se muaji i Ramazanit tani përkon me stinën e ngrohtë, agjëruesit duhet të durojnë më shumë vështirësi dhe të kenë durim më shumë. Kjo çështje tërësisht varët nga ushqimi dhe konsumimi i ushqimit të përshtatshëm gjatë kohës së iftarit darkës dhe syfyrit në mënyrë që trupi të mos ketë kurrfarë problemi dhe të përfitojë nga mirësitë e këtij muaji të bekuar pa u përballur me probleme si dobësia fizike, rënia e presionit të gjakut, etja dhe uria. Në muajin e bekuar të Ramazanit, nëse nuk do të respektojmë këto rregulla dhe të lejojmë që një përqindje e madhe e kalorive ditore të plotësohet me sheqer të thjeshtë ose me yndyrë, kjo bëhet shkak për shtimin e peshës së njerëzve gjatë këtij muaji. Duke marrë parasysh faktin se gjatë këtij muaji ne përballemi me etje dhe uri më të madhe, konsumimi i sallatave të ndryshme, krijon një ndryshim të përshtatshëm në trupin tonë. Frutat dhe sallatat dhe perimet e pjekura ose të ziera gjatë muajit Ramazan, përveçse rezervojnë një sasi më të madhe të ujit në trup, do të pengojë edhe fryrjen e stomakut që ndodhë si pasojë e ngrënies së frutave dhe perimeve të gjalla".

Unë për të ruajtur më shumë shëndetin e familjes, vendosi një pauzë mes iftarit dhe darkës. Pasi që gjatë ditëve të ngrohta të muajit Ramazan kemi një distancë më të shkurtë kohore nga iftari deri në darkë, mundohem që ushqimin të cilin e përgatis për iftar ose për darkë, të jetë i thjeshtë dhe lëndët përbërëse të tij të jenë perime, proteina dhe drithëra".

Tags